Text only  Print this page |ENGLISH|МАКЕДОНСКИ|SHQIP
British Council Macedonia
Beijing Art Exhibition - photographer Mat Wright copyright British Council
Projekt WORD EXPRESS

Projekti Word Express ka për qëllim krijimin e rrjetit të ri të organizatave, revistave dhe botuesve, në mesin e të cilëve ka nevojë për këmbim të rregullt të punimit.

www.word-express.org
www.creativecollaborations.org.uk

FAZAT E PROJEKTIT

Faza 1
a) Krijimi i rrjetit më të gjërë të organizatave, revistave dhe të individëve (autorë, përkthyes);
b) Zgjedhja e autorëve dhe veprave – poezi, prozë e shkurtë dhe ese; identifikimi i përkthyesve.

Faza 2
a) Përkthimi në anglisht dhe rregullimi i teksteve të zgjedhura – këto do të botohen në Britani të Madhe, në internet dhe në verzion të shtypur, dhe do të shërbejnë si themel/urë për përkthim të gjuhëve regjionale. Përkthimi do të kryhet përmes e-postës dhe në punëtori të veçantë;
b) Punëtori virtuele që të fitohet përkthim i vrazhdë i teksteve të zgjedhura.

Faza 3
a) 3 udhëtime me tren nëpër Ballkan, deri në Stamboll. Grupi i autorëve/përkthyesve do të rritet përgjatë udhëtimit dhe do të marrë pjesë në debatet dhe leximet përgjatë rrugës. Udhëtimet do të shërbejnë edhe si fazë e fundit e punëtorisë për përkthim;
b) I tërë grupi do të kalojë pesë ditë në Stamboll, gjatë kohës së Festivalit të literaturës Tanpinar dhe panairit të librit;
c) Ngjarjet do të emitohen në internet, që edhe në lokacionet tjera të krijohet ndjenja e përkatësisë dhe që të preket publiku, sa është e mundshme më gjërë.

Faza 4
a) Të inspiruar nga udhëtimi, autorët do të krijojnë vepër të shkruar.

Faza 5
a) Tekstet cirkulojnë dhe përkthehen;
b) Publikimi në print dhe onlajn në të gjitha lokacionet partnere;
c) Ngjarja përfundimtare në Stamboll, si qytet evropian i kulturës për 2010;
d) Mbledhje e pjesmarrësve në projekt, që i njejti të evaluohet dhe të planifikohen aktivitetet vijuese.

Faza 6
a) Publikimi final në anglisht.

Mbretëria e Bashkuar është organizatë internacionale për marëdhënie kulturore dhe mundësi arsimimi.
E regjistruar si bamirësi 209131 (Mbretëria e Bashkuar dhe Uells) SC037733 Skoci.
Deklarata ynë për çështje private dhe të drejtat autoritative. Liria ynë e publikimit të informatave.
Klikoni dy herë për paraqitje të fjalorit.
 Positive About Disabled People