Kjo qendër për konferenca është rezultat i partneritetit strategjik afatgjat, që jemi duke zhvilluar me Bibliotekën Nacionale Universitare. Planifikojmë që qendra të ketë përdorim të gjerë për ngjarje të ndryshme, të cilat përfshijnë prezantime, promovime, punëtori dhe seminare, mësim në largësi, video konferenca dhe aktivitete të tjera për këmbim të diturisë. Ato duhet të përfshijnë grupe të ndryshme qëllimore nga sektori qeveritar, sektori privat dhe joqeveritar e të inkuadrojë çështjet e lidhura me të rinjtë dhe me BE.
Merreni ose shfletojeni në internet broshurën e qendrës për konferenca dhe studime, çmimoren, mundësitë e ndryshme për planin hapësiror dhe si mund ta rezervoni.
Pasqyrë panoramike për sallën e konferencave dhe studio për videokonferenca.
Përveç qasjeve tradicionale, Qendra për konferenca mundëson studio moderne për videokonferenca. Videokonferenca është formë komunikimi që integron video-link dhe bisedë (nëpërmjet linjës telefonike). Pjesëmarrësit e videokonferencës gjatë bisedës mund të shikohen njeri me tjetrin. Gjithashtu, mund të përdorin teknologjinë për të këmbyer dokumenta, prezantime dhe të mbajnë trajnime.
Ka shumë përfitime nga përdorimi i videokonferencës.
 |
 |
 |
Më shpesh mund të kontaktoni me njerëzit në rajonet ose vendet e tjera. Nëse duhet të udhëtoni zakonisht komunikimi është shumë më i shtrenjtë ose i pamundur. |
 |
 |
 |
Mund të mbani videokonferenca me më shumë njerëz, në dallim nga mbledhjet ku të gjithë ata duhet të marrin pjesë, sepse secila palë i përdor kapacitetet e saj. |
 |
 |
 |
Komunikimi mes videokonferencës dhe mbledhjet shpesh janë më të shkurtra sepse nuk nevojitet të udhëtoni. Mbledhja për të cilën ju janë dashur katër orë, jashtë vendit të punës (për shkak të rrugës) mund t’ju marrë vetëm dy orë nëse përdorni komunikimin videokonferencial. |
 |
 |
 |
Me videokonferencë kursehen mjete për shkak se me të ulen shpenzimet-nuk ka nevojë për shpenzimet e udhëtimit, ushqim dhe bileta. |
 |
 |
 |
Thirja telefonike ose posta elektronike nuk janë gjithmonë mënyra më e mirë për të kontaktuar me persona të tjerë. Mbledhjet interaktive mund t’ju ndihmojnë të gjeneroni ide dhe tu mundësoni njerëzve ta lexojnë dhe të reagojnë ndaj sjelljes së njerëzve të tjerë. |
 |
 |
 |
Videokonferenca mundëson bashkëpunim nëpërmjet këmbimit të dokumentave. Shumë njerëz në sfera të ndryshme mund të punojnë në të njëjtin projekt dhe të japin kontributin e tyre. |
 |
 |
 |
Shumë institucione njëkohësisht mund ta pranojnë sinjalin dhe në atë mënyrë të fitohet shkallë më e lartë e pjesëmarrjes. Për shëmbull, mësim që emitohet për nxënësit në shumë institucione të ndryshme arsimore. |
Oferta jonë për komunikim videokonferencial ju ndihmon:
 |
 |
 |
të përmirësoni eksperiencën tuaj dhe t’ju përkrah, duke ju lidhur me dëgjuesit e tjerë në rajone të ndryshme gjeografike. |
 |
 |
 |
krijon dhe zhvillon dijalog të dobishëm me institucionet në Mbretërinë e Bashkuar, që eksportojnë arsimin. |
 |
 |
 |
bashkëpunim më të madh me ekspertë nga Mbretëria e Bashkuar në projekte të ndryshme. |
 |
 |
 |
mirëmbajtje dhe zhvillim të projekteve elektronike |
Për më shumë informata rreth asaj si mund t’ju ndihmojë qendra për videokonferenca, kontaktoni me cks@nubsk.edu.mk
|