Text only  Print this page |ENGLISH|МАКЕДОНСКИ|SHQIP
British Council Macedonia
Qendra e konferencës
ÇFARË THONË NJERËZIT
Partnerët tanë dhe klientët flasin për bashkëpunimin e tyre me ne
Kemi punuar me qindra persona, në shumë sektorë dhe fusha të interesit, krijuam lidhje që do të mbeten dhe siguruam shërbime të larta. Kjo është vetëm një pjesë e atyre që ne kemi punuar dhe qëndrimet e tyre lidhur me rolin tonë në jetën e tyre profesionale.
Geri Fajn, GDLN ECA KOORDINATOR, BANKA BOTËRORE
Vetëm duam tu shprehim falemderim secilit prej jush për ndihmën e organizatës ILPE programë e cila mbaroi sot.Pregatitja dhe udhëheqja e shtatë videokonferencave me shumë lokacione ishte me të vërtetë detyrë herkuli dhe ne nuk do të ishim aq të suksesshëm pa kushtimin dhe ndihmën tuaj.
NENA TRAJKOVSKA, FONDACIONI “FRIDRIH EBERT"
Fondacioni “Fridrih Ebert” së bashku me Institutin për demokraci organizoi një panel-debat për hulumtimin e bërë para pak kohësh “Anketa për ambiciet e të rinjve në Republikën e Maqedonisë” e cila u mbajt në Qendrën e konferencave dhe studimeve. Me kënaqësi konfirmojmë se një vend i llojit të tillë është me të vërtetë i domosdoshëm , na ofruat një ambient pune me cilësi më të lartë dhe me pajisje teknike që ishin të nevojshme për këtë lloj ngjaje, ndërsa gjithashtu shprehim falënderim dhe komplimente për aftësitë menaxhuese të personelit. Lidhur me nevojat tona profesionale, jam e sigurt se bashkëpunimi ynë do të vazhdojë edhe në të ardhmen dhe prandaj e rekomandoj Qendrën për konferenca dhe studime.
LJUBICA RUBEN – FIRMA JURIDIKE “MENS LEGIS
Lidhur me seminarin për të drejta evropiane për konkurrencë, i cili u organizua nga ana e Organizatës ndërkombëtare për krijimin e ligjeve (IDLO), Qeverisë së Italisë dhe Bankës Botërore, që u mbajt në Qendrën e konferencave dhe studimeve, me kënaqësi shpreh falënderime për përkrahjen teknike për mbajtjen e seminarit. Pa profesionalizmin tuaj nuk do të kishim arritur që ta realizonim këtë seminar.
NATALIA ELENOVSKA KOÇOVIQ, DREJTORESHË RAJONALE E “PIRSON LONGMAN”

Në emrin  e  “Pirson Longman” shpreh falënderime për ndihmën Tuaj dhe përkrahjen gjatë realizimit të seminarit në mjediset tuaja. Ambienti dhe përkrahja teknike ishin përkatëse, ndërsa mikpritja juaj i kaloi pritjet tona. Shpresojmë se do të bashkëpunojmë në të ardhmen dhe do të mbajmë shumë ngjarje së bashku.

NAJXHEL KLARK, KOMPOZITOR , MBRETËRIA E BASHKUAR

Vetëm do të them se pata kënaqësinë e madhe për atë që ofruat në Qendër.  Mund të shtohet se idenë për mbajtjen e leksioneve e mora pas mbajtjes së ngjarjes. Tërë personeli me të vërtetë dha një ndihmë të madhe madje dhe më tepër nga ajo që kërkohej.

HRISTO XHINLEV, FARMACIST I DIPLOMUAR

Video-transmetimi që u bë përmes Qendrës së konferencave dhe studimeve më mundësoi që të bëjmë një takim vizual me firma të njohura që kishte një ndikim pozitiv dhe të rëndësishëm për fazën e parë të komunikimit. Pas kësaj me një komunikimi plotësues arrita që të arrijë qëllimin dhe momentalisht punoj si drejtor komercial i kompanisë. Ju faleminderit për ndihmën profesionale

ELENA SENTEVSKA, TRAJNIM-CLIL

Hapja para pak kohësh e Qendrës për konferenca dhe studimeve është në pajtim me standardet më të larta dhe siguron një ambient pune të sigurt dhe të rehatshëm. Mjedisi ka një sistem të mirë ventilimi, mundëson pajisje fleksibile për t’u ulur dhe është mirë i ndriçuar.

ZLATKO SAMaRXHIEV, KOORDINATOR KOMBËTAR, FOND GLOBAL PËR MJEDISIN E JETESËS –PROGRAMI PËR GRANTE TË VOGLA (GEF SGP) MAQEDONI

Duke u mbështetur në partnerin e shkëlqyer dhe të kualifikuar dhe kapacitete dhe shërbimet e mrekullueshme të Qendrës, puna jonë ishte e lehtësuar para dhe gjatë kohës së prezantimit të programit tonë për sektorin joqeveritar të Maqedonisë. Shpresojmë që së shpejti të bashkëpunojmë sërisha me ju dhe me Qendrën tuaj.

Mbretëria e Bashkuar është organizatë internacionale për marëdhënie kulturore dhe mundësi arsimimi.
E regjistruar si bamirësi 209131 (Mbretëria e Bashkuar dhe Uells) SC037733 Skoci.
Deklarata ynë për çështje private dhe të drejtat autoritative. Liria ynë e publikimit të informatave.
Klikoni dy herë për paraqitje të fjalorit.
 Positive About Disabled People