Text only  Print this page |ENGLISH|МАКЕДОНСКИ|SHQIP
British Council Macedonia
IELTS
Road to IELTS
IELTS Tips & Hints prezentimi

Provimet për njohjen e gjuhës angleze për vizë britanike

Rregjistrohuni falas në gazetën tonë për gjuhën angleze dhe provimet

© Facebook

Jepni provim në Mbretërinë e Bashkuar
Provime në Kembrixh
IELTS
Provime të tjera
Pyetje të shtruara më shpesh
Pranimi i diplomave
Provimi IELTS
Sistemi ndërkombëtar për testimin e gjuhës angleze

ÇFARË ËSHTË IELTS?
IELTS, respektivisht sistemi ndërkombëtar për testimin e gjuhës angleze, është krijuar për vlerësimin e dijeve të gjuhës së kandidatëve që duhet të mësojnë dhe punojnë në vende ku gjuha angleze përdoret për komunikimin ndërkombëtar.  IELTS testet zbatohen në qendrat e akredituara për testim kudo në botë – momentalisht ka mbi 300 qendra në më shumë se 120 vende.

IELTS njihet nga ana e universiteteve dhe punëdhënësve në disa vende, duke përfshirë Australinë, Kanadanë, Irlandën, Zelandën e Re. Mbretërinë e  Bashkuar dhe SHBA-në. Gjithashtu njihet nga  trupa profesionalë, trupa kompetentë imigrues dhe agjenci të tjera qeveritare.

Format i testit dhe llojet

IELTS i përfshijnë të gjitha katër mjeshtëritë gjuhësore: dëgjim, lexim, shkrim dhe bisedim dhe ofrohet në dy test formate – format akademik dhe format për trajnim të përgjithshëm. Të gjithë kandidatët dorëzojnë  të njëjtat module për dëgjim dhe bisedë dhe ekziston mundësi për përzgjedhje midis moduleve akademike dhe atyre të përgjithshme nga aspekti i pjesës për lexim dhe shkrim.

Versioni akademik është krijuar për kandidatë që planifikojnë arsim të lartë apo që kërkojnë regjistrim profesional. Trajnimi i përgjithshëm është përkatës për kandidatë që planifikojnë trajnime jo akademike ose përvojë pune për qëllime imigruese.

Regjistrimi

Mund të paraqiteni shpejtë dhe lehtë, përmes sistemit tonë onlajn të paraqitjes. Pas paraqitjes, do të fitoni vërtetim, përmes postës elektronike, se keni bërë paraqitjen.

Në afat prej 5 ditësh pas paraqitjes, duhet të kryeni pagesën në vlerë prej 8300 denarë. Pagesën mund ta kryeni përmes bankës, në gjirollogarinë tonë (300000001838574, në Bankën Komerciale) ose përmes kartelës për pagesë (Viza, Master ose Maestro) në lokalet tona ose përmes internetit me Master dhe Visa kartelën.

Pas kryerjes së pagesës, duhet të ofrohen dokumentet që vijojnë:

- faqja e fundit e shtypur nga paraqitja (ose nga posta elektronike të cilën do ta fitoni pas paraqitjes)

- 2 fotografi më të reja, të madhësisë si për pasaportë, me prapavijë të ndritshme. Në fotografi nuk guxoni të bartni syze

- kopje nga fletëpagesa për pagesën e kryer për testimin

- fotokopje të dokumenteve personale të cilat janë të theksuara gjatë paraqitjes (pasaportë ose letërnjoftim).

Dokumentet e nevojshme mund të sjellen në lokalet tona çdo të hënë, të mërkurë ose të premte, në mes orës 14 dhe 16, mund të lihen në sandukun i cili gjendet afër derës sonë të hyrjes, në cilën do kohë ose të dërgohen përmes postës (nëse nuk jetoni në Shkup).

Nëse ka vende të lira, mund të paraqiteni deri 5 ditë para testimit.

Pasi t’i merrni të gjitha dokumentet, do të keni qasje deri te softveri për përgatitjen e provimit “Rruga deri te IELTS”, i cili është pa pagesë për kandidatët tonë.

Do të informoheni për vendin dhe kohën e provimit, një javë para mbajtjes së provimit, përmes postës elektronike.

Paraqitja e juaj nuk mund të bartet në sesionin e dytë të provimit. Nëse nuk keni mundësi të merrni pjesë në provim për shkak të arsyjeve shëndetësore, mund të kërkoni bartje në sesionin tjetër ose kthim të 80% të mjeteve të përgjithshme, me bashkangjitje të shënimit mjeksor, në afat prej 5 ditë nga dita e testimit.

Data për provimet IELTS në vitin 2012
14 janar 2012 - Shkup
21 janar 2012 - Shkup
18 shkurt 2012 - Shkup
10 mars 2012 - Manastir
31 mars 2012 - Shkup
21 prill 2012 - Shkup
12 maj 2012 - Shkup
30 qershor 2012 - Shkup
12 korrik 2012 - Shkup
22 shtator 2012 - Shkup
27 tetor 2012 - Shkup
17 nëntor 2012 - Shkup
1 dhjetor 2012 - Shkup
8 dhjetor 2012 - Manastir

Të gjitha datat vlejnë për të dy versionet e testit.

Si të përgatiteni për testin

Me vetë paraqitjen e provimit për provimin IELTS, do të fitoni qasje pa pagesë deri te softveri për përgatitje “Rruga deri te IELTS”. Do të keni qasje deri te ky softver edhe për një javë pas kryerjes së provimit të juaj.

Gjithashtu, mund tua ofrojmë edhe punëtorinë për kandidatë "IELTS Tips & Hints" e cila mbahet një herë në muaj në Shkup, Manastir dhe Strumicë.

Nuk është e domosdoshme të vizitoni kurs përgatitor për IELTS, edhe pse, kuptohet, është ide e mirë, në mënyrë që thelbësisht të përgatiteni për testin në ndonjë nga shkollat për gjuhë.

Mundeni vetë të përgatiteni për shfrytëzimin e materialeve oficijale IELTS për përgatitje, së bashku me CD. Të njejtat janë të përgatitura sipas ciklusit për përgatitjen e provimeve në Kembrixh ESOL dhe të njejtat janë vetëm resurse përgatitore, të cilat janë të pranuara nga që të gjitha tri IELTS partnerët. Ata përfshijnë testin e tërësishëm provues, me çelsin me përgjigje, ashtu që mund të nxëni përvojë për formatin e testit dhe të fitoni ide për ate se në cilin nivel gjendeni. Këto materiale mund t’i bleni për 750 denarë, me kryerjen e pagesës në gjirollogarinë tonë: 300000001838574, në Bankën komerciale.

Materialet tjera përgatitore (libra me CD ose audio shirita), gjithashtu, mund të huazohen nga qendra jonë e resurseve, ashtu që së pari duhet të anëtarësoheni.

Mund t’i shikoni edhe testet pa pagesë në faqen oficijale të IELTS. Me këto ekzemplarë të testeve do të fitoni ide se çka mund të presni në pjesët lexim, shkrim dhe të folur.

Mundeni, gjithashtu, ta shfrytëzoni edhe pjesën për ushtrime për IELTS në faqen e internetit Mësoni gjuhën angleze (Learn English Professional) të Këshillit britanik, ku janë të kyçura materiale për përgatitje për IELTS testin dhe informacione në lidhje me aktivitete lidhur me testin, në faqen e internetit për resurse mësimore të Kembrixh ESOL.

Në ditën e testit

Testi fillon në orën 9:00 në ditën për të cilën jeni regjistruar. Duhet të jeni të pranishëm në vendin e caktuar jo më vonë se 8.30 minuta. Duhet të keni me vete pasaportën ose letërnjoftimin tuaj, do tu duhet gjithashtu laps, stilolaps dhe gomë për fshirje.

Regjistrimi 08:30 – 08:50
Udhëzime dhe pyetje 08:50 - 09:00
Dëgjim 09:40
Lexim – 10:45
Shkrim – 12:00
Bisedë 13-15 minuta intervistë
Në të njëjtën ditë nga ora 12:30 minuta (për kandidatë të cilët jetojnë jashtë Shkupit dhe për kandidatët që jetojnë në Shkup një ditë para ose në ditën e provimit.

Për arsye sigurie, kandidatët duhet të qëndrojnë në vendin e mbajtjes së provimit deri në fund të provimit me shkrim.

Rezultate

Rezultatet publikohen në ditën e trembëdhjetë pas datës së mbajtjes së testimit. Rezultatet publikohen në Formularin për raportin e testit (TRF) ku janë treguar rezultatet e plota, si dhe rezultatet e kandidatëve në secilën pjesë të testit më vete. Çdo kandidat do të marrë nga një TRF. Kandidati mundet personalisht të marrë raportin ose i njëjti t’i dërgohet me postë, ashtu siç është përmendur në aplikimin tuaj. Rezultatet nuk mund të merren përmes telefonit ose postës elektronike.

Kandidatët mund t’i verifikojnë rezultate e tyre në internet, në ditën e 13-të pas ditës së testimit, pas orës 18:00. Sistemi nuk do të tregojë rezultate më të vjetra se 28 ditë.

Pesë kopje shtesë nga raporti për testin mund t’i dërgohen falas institucioneve të përmendura në aplikim. Këshilli Britanik e ka të drejtën që të mos dërgojë kopje plotësuese për pranuesit të cilët kanë kontakte private.

Nëse dëshironi që raport plotësues nga testi(TRF) të dërgohet në ndonjë institucion, në periudhën prej dy vitesh pas datës së mbajtjes së testimit, duhet të plotësoni një formular dhe të paguani 400 denarë në llogarinë tonë bankare nr. 300000001838574 në Bankën Komerciale.

Mund t’i krahasoni rezultat tuaja IELTS  me nivelet kornizë të Përgjithshme Evropiane që i publikon Këshilli i Evropës edhe me Kembrixh ESOL provimet.

Council of Europe Level Cambridge ESOL exams IELTS bands
C2 Njohje e mirë e gjuhës CPE 8.5 - 9
C1 Njohje e kënaqshme e gjuhës CAE 7 - 8
B2 Njohje bazë FCE 5.5 - 6.5
B1 Njohje e mjaftueshme PET 4 - 5

Kandidatët mund të aplikojnë për rezultatet e testit në një afat prej gjashtë javësh pas datës së mbajtjes së provimit. Kompensimi për këtë shërbim arrin 5.500 denarë, të cilat që do rifundohen nëse janë rritur në çfarëdo lloj. Përgatitja e Informatorit për rezultatet mund të zgjatë 6 - 8 javë.

Njohja e IELTS provimit

IELTS është i specifikuar për plotësimin e kushteve për njohjen e gjuhës angleze për regjistrimin e studimeve akademike në pjesën më të madhe të institucioneve dhe arsimit të lartë në Australi, në Irlandë, në Zelandën e Re, në Afrikën Jugore dhe në Mbretërinë e Bashkuar dhe momentalisht njihet nga mbi 389 universitete dhe kolegje në SHBA. Gjithashtu, përdoret nga trupat e shumtë profesionalë dhe nga qeveritë në mbarë botën, duke përfshirë edhe Ministrinë e Mbrojtjes dhe Këshillin e përgjithshëm mjekësor të Mbretërisë së Bashkuar, këshillin mjekësor australian dhe sektorin australian për imigrim dhe marrëdhëniet multi-kulturore, këshillin mjekësor në Irlandë, Trupin kompetent për imigrim në Zelandën e Re, Komisionin për diplomaci nga shkollat e huaja mjekësore në SHBA dhe trupin kompetent për shtetësi dhe imigrim nga Kanadaja.

Gjithashut përdoret edhe për qëllime të analizave dhe regjistrimeve në kuadër të vendeve nga ana e universiteteve, shkollave të biznesit dhe trupave kompetentë në sektorin  privat në disa vende, duke përfshirë Brazilin, Brunein, Bullgarinë, Kolumbinë, Qipron, Danimarkën, Italinë, Lituaninë, Malejzinë, Mianmarin, Poloninë, Turqinë dhe Vietnamin.

Gjithashtu mund të kërkoni në faqen e internetit të IELTS për disa organizata specifike që e njohin këtë provim.

KONTAKTE

Nëse dëshironi të merrni informacione plotësuese lidhur me IELTS provimin, kontaktoni

Telefon: 02/3135 035 ext.2110
Faks: 02/3135 036
E-mail: exams@britishcouncil.org.mk

Mund te na vizitoni lidhur me IELTS provimin çdo të hëne të merkurën dhe të premten prej në ora 14.00 deri më ora 16.00 pasdite.

Mbretëria e Bashkuar është organizatë internacionale për marëdhënie kulturore dhe mundësi arsimimi.
E regjistruar si bamirësi 209131 (Mbretëria e Bashkuar dhe Uells) SC037733 Skoci.
Deklarata ynë për çështje private dhe të drejtat autoritative. Liria ynë e publikimit të informatave.
Klikoni dy herë për paraqitje të fjalorit.
 Positive About Disabled People