|
|
 |
 |
 |
Sistemi ndërkombëtar për testimin e gjuhës angleze |
 |
 |
 |
IELTS, respektivisht sistemi ndërkombëtar për testimin e gjuhës angleze, është krijuar për vlerësimin e dijeve të gjuhës së kandidatëve që duhet të mësojnë dhe punojnë në vende ku gjuha angleze përdoret për komunikimin ndërkombëtar. IELTS testet zbatohen në qendrat e akredituara për testim kudo në botë – momentalisht ka mbi 300 qendra në më shumë se 120 vende.
IELTS njihet nga ana e universiteteve dhe punëdhënësve në disa vende, duke përfshirë Australinë, Kanadanë, Irlandën, Zelandën e Re. Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA-në. Gjithashtu njihet nga trupa profesionalë, trupa kompetentë imigrues dhe agjenci të tjera qeveritare.
: Shikoni videot përgatitore për IELTS në Youtube dhe përmirësoni rezultatet tuaja! Në çdo video, paraqitet një kandidat i suksesshëm për IELTS, pastaj paraqitet IELTS grupi, puna momentale, para se të japë këshilla apo ide për mësim. Këto video të shkurtra fokusohen në katër fusha kryesore të provimit.
IELTS - testi udhëheqës në gjuhë angleze, këtë vit feston përvjetorin e saj të njëzet. Lexoni njoftim për shtyp në gjuhën angleze.

 |
 |
Format i testit dhe llojet |
 |
 |
IELTS i përfshijnë të gjitha katër mjeshtëritë gjuhësore: dëgjim, lexim, shkrim dhe bisedim dhe ofrohet në dy test formate – format akademik dhe format për trajnim të përgjithshëm. Të gjithë kandidatët dorëzojnë të njëjtat module për dëgjim dhe bisedë dhe ekziston mundësi për përzgjedhje midis moduleve akademike dhe atyre të përgjithshme nga aspekti i pjesës për lexim dhe shkrim.
Versioni akademik është krijuar për kandidatë që planifikojnë arsim të lartë apo që kërkojnë regjistrim profesional. Trajnimi i përgjithshëm është përkatës për kandidatë që planifikojnë trajnime jo akademike ose përvojë pune për qëllime imigruese.
|
 |
 |
Për IELTS duhet të regjistroheni të paktën 5 javë para datës së testimit, me parashtrimin e dokumenteve të mëposhtëm (përmes postës apo personalisht në adresë të Këshillit britanik në Shkup):
 |
 |
 |
Formular për aplikim i plotësuar me dy fotografi me të reja (me madhësi sa për pasaportë, me sfond të bardhë) |
 |
 |
 |
Kopje nga fatura e pagesës së kompensimit për testimin |
 |
 |
 |
Fotokopje nga dokumentet personale që janë përmendur në aplikim (pasaportë dhe letërnjoftim.) |
Kompensimi për IELTS ka vlerën prej 8300 denarësh (llogaria e Këshillit britanik: 300000001838574 në Bankën Komerciale)
Nëse paguani jashtë nga Maqedonia kompensimi ka vlerën prej 145 eurosh neto plus provizion të bankës lokale që paguhet në Bankën Komerciale AD Shkup, “Dimitar Vllahov” nr 4, 1000 Shkup, Maqedoni, KOBSMK2X, Këshilli Britanik; IBAN: MK07300701001041165
Nëse vini nga Kosova, lidhur me pagesën kontaktoni me zyrën e Këshillit britanik në Prishtinë.
Për kohën dhe vendin e testimit do të informoheni nëpërmjet postës elektronike ose telefonit, një javë para datës së mbajtjes së testimit.
Nëse ende ka vende për testim, atëherë mund të regjistroheni për provim deri në pesë ditë para testit.
Fletë-paraqitjet mund të zhvendosen nga një sezon provimi në një tjetër. Kandidatët të cilët nuk marrin pjesë nuk mund të kërkojnë transfertë dhe kthimin e mjeteve që i kanë paguar. Rikthimi i mjeteve (80 % e vlerës së përgjithshme) mund të miratohet vetëm në rast të rasteve mjekësore ose në rast vdekjeje. Në të dy rastet duhet të paraqitet dokument relevant në një afat prej pesë ditë pune pas datës së testimit.
|
 |
 |
 |
Data për provimet IELTS në vitin 2009/2010 |
 |
 |
 |
Si të përgatiteni për testin |
 |
 |
Nuk është e domosdoshme që të ndiqni kurse përgatitore për IELTS, edhe pse kuptohet , është një ide e mirë që të përgatiteni për testin në ndonjë nga shkollat e gjuhëve të huaja. Mundet edhe vetë të përgatiteni me përdorimin e materialeve për mësim të pavarur, IELTS pakove me shembuj nga tekstet, së bashku me CD. Provimet janë përgatitur sipas ciklit për përgatitjen e provimeve në Kembrixh ESOL dhe provimet janë vetëm resurse përgatitore që janë pranuar nga tre partnerët e IELTS-it. Ato përfshijnë një test të plotë provë me çelës me përgjigje, kështu që mund të fitoni përvojë për formatin e testeve dhe të kini idenë për atë se në cilin nivel ndodheni. Këto materiale mund t’i blini për 750 denarë me pagesën në llogarinë tonë : 300000001838574 në Bankën Komerciale.
Materialet e tjera përgatitore (libra dhe audio regjistrime) gjithashtu mund t’i merrni hua nga qendra jonë e resurseve, kështu që fillimisht duhet të anëtarësoheni. Mund të shqyrtoni listën me literaturë përgatitore për IELTS.
Gjithashtu, mundet të përdorni pjesën e ushtrimeve për IELTS në internet faqen Mësoni anglisht në Këshillin Britanik Mësoni anglisht në Këshillin Britanik, ku janë përfshirë materiale për përgatitje për teste IELTS dhe informacione lidhur me testin në faqen e internetit për Resurse mësimore në Kembrixh ESOL.
|
 |
 |
Rezultatet publikohen në ditën e trembëdhjetë pas datës së mbajtjes së testimit. Rezultatet publikohen në Formularin për raportin e testit (TRF) ku janë treguar rezultatet e plota, si dhe rezultatet e kandidatëve në secilën pjesë të testit më vete. Çdo kandidat do të marrë nga një TRF. Kandidati mundet personalisht të marrë raportin ose i njëjti t’i dërgohet me postë, ashtu siç është përmendur në aplikimin tuaj. Rezultatet nuk mund të merren përmes telefonit ose postës elektronike.
Kandidatët mund t’i verifikojnë rezultate e tyre në internet, në ditën e 13-të pas ditës së testimit, pas orës 18:00. Sistemi nuk do të tregojë rezultate më të vjetra se 28 ditë.
Pesë kopje shtesë nga raporti për testin mund t’i dërgohen falas institucioneve të përmendura në aplikim. Këshilli Britanik e ka të drejtën që të mos dërgojë kopje plotësuese për pranuesit të cilët kanë kontakte private.
Nëse dëshironi që raport plotësues nga testi(TRF) të dërgohet në ndonjë institucion, në periudhën prej dy vitesh pas datës së mbajtjes së testimit, duhet të plotësoni një formular dhe të paguani 400 denarë në llogarinë tonë bankare nr. 300000001838574 në Bankën Komerciale.
Mund t’i krahasoni rezultat tuaja IELTS me nivelet kornizë të Përgjithshme Evropiane që i publikon Këshilli i Evropës edhe me Kembrixh ESOL provimet.
| Council of Europe Level |
Cambridge ESOL exams |
IELTS bands |
| C2 Njohje e mirë e gjuhës |
CPE |
7.5 + |
| C1 Njohje e kënaqshme e gjuhës |
CAE |
6.5;7.0 |
| B2 Njohje bazë |
FCE |
5.0; 5.5; 6.0 |
| B1 Njohje e mjaftueshme |
PET |
3.5; 4.0; 4.5 |
| A2 Njohje e kufizuar |
KET |
3.0 |
| A1 Njohje e gjuhës mjaftueshëm |
për marrjen e provimit |
2.0; 1.0 |
Kandidatët mund të aplikojnë për rezultatet e testit në një afat prej gjashtë javësh pas datës së mbajtjes së provimit. Kompensimi për këtë shërbim arrin 5.500 denarë, të cilat që do rifundohen nëse janë rritur në çfarëdo lloj. Përgatitja e Informatorit për rezultatet mund të zgjatë gjashtë javë.
|
 |
 |
IELTS është i specifikuar për plotësimin e kushteve për njohjen e gjuhës angleze për regjistrimin e studimeve akademike në pjesën më të madhe të institucioneve dhe arsimit të lartë në Australi, në Irlandë, në Zelandën e Re, në Afrikën Jugore dhe në Mbretërinë e Bashkuar dhe momentalisht njihet nga mbi 389 universitete dhe kolegje në SHBA. Gjithashtu, përdoret nga trupat e shumtë profesionalë dhe nga qeveritë në mbarë botën, duke përfshirë edhe Ministrinë e Mbrojtjes dhe Këshillin e përgjithshëm mjekësor të Mbretërisë së Bashkuar, këshillin mjekësor australian dhe sektorin australian për imigrim dhe marrëdhëniet multi-kulturore, këshillin mjekësor në Irlandë, Trupin kompetent për imigrim në Zelandën e Re, Komisionin për diplomaci nga shkollat e huaja mjekësore në SHBA dhe trupin kompetent për shtetësi dhe imigrim nga Kanadaja.
Gjithashut përdoret edhe për qëllime të analizave dhe regjistrimeve në kuadër të vendeve nga ana e universiteteve, shkollave të biznesit dhe trupave kompetentë në sektorin privat në disa vende, duke përfshirë Brazilin, Brunein, Bullgarinë, Kolumbinë, Qipron, Danimarkën, Italinë, Lituaninë, Malejzinë, Mianmarin, Poloninë, Turqinë dhe Vietnamin.
Gjithashtu mund të kërkoni në faqen e internetit të IELTS për disa organizata specifike që e njohin këtë provim.
|
 |
 |
Nëse dëshironi të merrni informacione plotësuese lidhur me IELTS provimin, kontaktoni
Mund te na vizitoni lidhur me IELTS provimin çdo të hëne të merkurën dhe të premten prej në ora 14.00 deri më ora 16.00 pasdite.
|
 |
|
 |