|
|
 |
 |
PYETJE TË PARASHTRUARA MË SHPESH |
 |
 |
 |
Pa dallim nëse doni të mësoni jashtë vendit tuaj, ta thelloni karierën tuaj ose t’i përmirësoni njohuritë tuaja për gjuhën angleze, ne mund t’ju ndihmojmë t’i fitoni kualifikimet që ju nevojiten. Ju ofrojmë një sërë provimesh të akredituara në Mbretërinë e Bashkuar.
Ofrojmë përgjigje të pyetjeve të parashtruara më shpesh, lidhur me provimet që i mbajmë. Nëse nuk mund ta gjeni përgjigjen e pyetjes suaj këtu, lexoni nëpër materialet për provime ose na dërgoni pyetje nëpërmjet postës elektronike.

Provime në Kembrixh:
 |
Jo, nuk është e nevojshme të ndiqni kurs. Varet nga kanditati dhe si ai/ajo do të përgatitet për provimin. |
 |
 |
50% e pagesës do të refundohet, me kusht që kërkesa për refundim të jetë e shoqëruar me deklaratë mjeku. Kjo deklaratë duhet t’i përmbajë shkaqet përse kandidati nuk ka pasur mundësi të marrë pjesë në provim. Këtë deklaratë duhet ta parashtroni jo më vonë se 7 ditë pas provimit.
|
 |
 |
 |
NGA TË DI NËSE JAM I PËRGATITUR PËR TË BËRË TESTIN FCE (OSE TEST TJETËR)? |
 |
 |
Provimet për gjuhën angleze në Universitetin e Kembrixhit, si çertifikata për gjuhë të huaj, kanë validitet të përherëshëm.
|
 |
 |
 |
A ËSHTË NË RREGULL TË KËRKOJ NGA KONTROLLUESI TË RIFORMULOJË PYETJEN NË PROVIMIN ME GOJË NËSE NUK E KANË KUPTUAR? |
 |
 |
Jo. Nuk mund të kërkoni që pyetja të riformulohet, mund të kërkoni vetëm të përsëritet. Kontrolluesi duhet të respektojë skriptin dhe prandaj nuk mund të riformulojë asnjë pyetje.
Ju inkurajojmë të kërkoni përsëritjen e pyetjeve nëse nuk e keni kuptuar ose dëgjuar mirë pyetjen.
|
 |
 |
Nuk është i lejuar transferimi nga një datë provimi në tjetër ose nga një nivel në nivel tjetër.
|
 |
 |
Jo. Çdo kandidat që do të përdor ose do të bëjë përpjekje për të përdorur fjalor ose ndonjë mjet tjetër për kontroll të spelingut, do të diskualifikohet.
|
 |
 |
Vërtetimet ESOL për rezultatet në Kembrixh, dërgohen dy muaj pas dhënies së provimit. Kandidatët gjithashtu mund t’i kontrollojnë rezultatet e tyre edhe në internet, kur ato do të publikohen nga Kembrixh ESOL.
Çertifikatat u lëshohen kandidatëve të cilët kanë marrë provimin në periudhë prej 1.5 muaj nga shpallja e vërtetimeve me rezultate, në ceremoninë zyrtare të organizuar nga Këshilli Britanik. Nëse kandidati nuk mund të vijë në ceremoni, çertifikatën mund ta marrë në Këshillin Britanik.
Nëse e humbisni çertifikatën Kembrixh ESOL, mund të kërkoni vërtetim të verifikuar për rezultatet, për të cilin duhet të paguani një kompensim plotësues.
|
 |
 |
Jo, sepse të gjitha pjesët e testit dërgohen në Kembrixh ESOL në Mbretërinë e Bashkuar. Materialet e kandidatëve, si dhe punët e tjera që bëhen si pjesë e provimit, mbeten në pronësi të Kembrixh ESOL dhe nuk u jepen kandidatëve, shkollave dhe qendrave që i realizojnë provimet.
|
 |
 |
Jo, mund të bashkëngjiteni në cilindo nivel të provimit, i cili i përshtatet nevojave dhe diturisë suaj.
|
 |
 |
Po, mund të regjistroheni edhe më vonë, por duhet të paguani kompensim për regjistrim me vonesë.
|
 |
 |
IELTS është specifikuar për plotësim të kushteve për njohje të gjuhës angleze, për regjistrim të studimeve akademike në numrin më të madh të institucioneve të arsimit të lartë në Australi, Irlandë, Zelandën e Re, Afrikën e Jugut dhe në Mbretërinë e Bashkuar. Ai momentalisht është i njohur nga mbi 380 universitete dhe kolegje në SHBA. Mund të kërkoni në IELTS bazën e të dhënave të sistemit për njohje global, sipas institucioneve ose sipas pikave.
Provimet Kembrixh ESOL njihen nga mijëra punëdhënës, universitete dhe kolegje, organe profesionale, ministri dhe organizata qeveritare nëpër botë. Në faqen e Internetit të Kembrixh ESOL mund të gjeni listë të organizatave që i përdorin provimet Kembrixh ESOL..
Nëse planifikoni të mësoni, ju rekomandojmë të konsultoheni me universitetin tuaj rreth testit që ju nevojitet.
|
 |
 |
Asnjë shkollë në Maqedoni zyrtarisht nuk është e “njohur”, “e akredituar” ose “rekomandohet” nga Këshilli Britanik. Nëse doni të ndiqni kurs për tu përgatitur për një nga provimet e Kembrixh ESOL ose provimin IELTS, mund të gjeni listë të shkollave për gjuhë në Maqedoni, që kryejnë përgatitje të kandidatëve për provimet Kembrixh ESOL.
|
 |
 |
Nëse jeni person me nevoja të veçanta, për shkak të dislekcionit, të folurës, dëgjimit ose pengesave vizuale, njoftoni qendrën e testimit pas regjistrimit, për t’i mundësuar kushtet e nevojshme për ju. Kërkesa juaj duhet të shoqërohet me dëshmi mjeksore.
|
 |
 |
Datat për provimet me shkrim të provimeve nga Kembrixh ESOL (FCE, CAE, CRE dhe BEC) – pjesët 1,2 dhe 3, janë caktuar në fillim nga Universiteti Kembrixh. Ato janë standarde dhe nuk mund të ndërrohen. Datat për pjesët Dëgjim dhe Shkrim për FCE, CAE, CRE dhe BEC i përcakton Këshilli Britanik.
Mund ti pranojmë kërkesat për ndërrim të arritura në kohë, vetëm për shkaqe serioze dhe të arsyetuara, me kusht që të ketë kohë të lirë të datave kur jepen pjesët Dëgjim dhe E folur. Nëse kandidati ka probleme me datën për pjesën Dëgjim/E folur, ai/ajo menjëherë duhet ta informojë Këshillin Britanik.
|
 |
 |
Testet i vlerëson ekip testues me nivel të lartë përgatitjeje.
Pjesën me shkrim të testit e vlerësojnë testuesit në Kembrixh, ndërsa pjesën me gojë e vlerësojnë testues lokal të Kembrixh ESOL. Të gjithë testuesit kalojnë proces të rreptë selektimi dhe trajnim rënjësor. Gjithashtu, ato koordinohen rregullisht, për tu siguruar se vlerësimi bëhet sipas standardeve të përcaktuara. Të gjitha notat kontrollohen dy herë, për tu eliminuar gabimet eventuale. Një përqindje e caktuar e provimeve vlerësohet edhe për herë të tretë nga Udhëheqësi i ekipit testues në Kembrixh.
|
 |
 |
 |
A KA NDONJË DALLIM TË MADH MES FCE-CAE-CPE? |
 |
 |
If you arrive late for any of the papers, report to the Supervisor or Invigilator. You may not be allowed to take the examination; if you are admitted, not all of your work may be accepted or you might have to complete the test in the remaining time. You will not be admitted to the Listening Test for any of the exams. |
 |
 |
Ne bëjmë përpjekje për tu shërbyer edhe kandidatëve me nevoja të veçanta, tu mundësojmë më së miri t’i kuptojnë pyetjet dhe detyrat dhe t’i japin përgjigjet e tyre. Qëllimi ynë për nivelin gjuhësor është që të gjithë kandidatët të vlerësohen drejt dhe në mënyrë objektive. Kandidatët me hendikep të përhershëm, siç janë problemet me dëgjimin dhe shikimin, dislekcionin ose probleme me të folurit; ose vështirësi afatshkurtra (për shëmbull, dorë e thyer) mund të kenë nevojë për provime të ndryshuara, persona që do tu lexojnë ose kohë shtesë. Nëse ju duhet version i modifikuar i testit, për shëmbull me shkrimin e Brajit, duhet të na informoni tre muaj më parë. Kjo periudhë për informim nevijitet për përgatitje të versionit të modifikuar të testit. Nëse keni nevojë për përshtatje administrative të veçanta, për shembull kohë shtesë, duhet të na informoni gjashtë muaj më parë. Detaje të tërësishme për përshtatjet e atilla mund të gjeni në faqen e internetit të IELTS dhe Cambridge ESOL.
|
 |
 |
 |
SA KOHË DUHET QË UNË / FËMIJA IM TË PËRGATITET/EM PËR SECILIN PREJ KURSEVE? |
 |
 |
 |
UNË KAM KRYER FCE PROVIMIN NË VITIN 1977 DHE TANI DËSHIROJ TË SHKOJ NË UNIVERSITET DHE MË KËRKOJNË DËSHMI TË NIVELIT B2 TË ANGLISHTES? A MJAFTON VETËM KJO CERTIFIKATË? |
 |
 |
Nga ueb faqja e Cambridge: http://www.cambridgeesol.org/exams/exams-info/faqs/general.html#14
Përgjigja më e thjeshtë është, nëse keni kaluar provimin Cambridge ESOL (përveç IELTS), kjo vlen për gjithë jetën. Megjithatë, njerëzit harrojnë gjërat dhe shkathtësitë e gjuhës zbehen. Kur punëdhënësit ose institucionet arsimore marrin vendim nëse do të pranojnë certifikatën e marrë para disa viteve, ata duhet të marrin parasysh disa faktorë, prej të cilave më e rëndësishme është nëse bartësi ka mirëmbajtur shkathtësitë e gjuhës. Kërkoni punëdhënës dhe institucione arsimore që njohin Cambridge ESOL provimet.
Shumë universitete zbatojnë vlefshmërinë 2 vjeçare prej lëshimit të rezultateve.
|
 |
 |
| CAE |
IELTS |
| Rezultatet vlejnë gjithë jetën |
Rezultatet vlejnë vetëm 2 vite |
| Jepet diplomë nëse e kalojnë |
Forma e test, raport – jo certifikatë që vlen për përdorim me CV |
| Ka 5 teste – si dhe Përdorimi i Anglishtes |
4 teste – testim të shkathtësive |
| Rezultatet janë të gatshme për 1- 1½ muaj |
Rezultatet janë të gatshme për 13 ditë |
| E gatshme vetëm 4 herë në vit – mars / maj / qershor / dhjetor |
E gatshme çdo muaj |
| Focuses on a particular level C1 level according to Council of Europe Framework |
Covers a spectrum of the ability & Council of Europe Framework levels. See http://www.cambridgeesol.org/exams/exams-info/cefr.html |
|
 |
 |
 |
A MUND TË PËRDOR HIJEZUES PËR TË HIJEZUAR GJËRAT NË TESTIN GJATË PROVIMIT? |
 |
 |
Jo, korrektor ose shirit korrektori nuk mund të përdoret në asnjë provim. Mund të përdorni hijezues në çfarëdo testi tjetër përveç në testin për të shënuar. Nuk mund të përdorni hijezues në faqet me përgjigje.
|
 |
 |
 |
PËR SA FJALË MUND TË TEJKALOJ KUFIRIN E THEKSUAR NË PYETJET PËR SHËNIM? A DO TË DËNOHEM NËSE SHKRUAJ MË TEPËR FJALË SESA DUHET? |
 |
 |
Ju janë dhënë udhëzime për sasinë që mund të shkruani, por kjo është që t’ju ndihmon gjatë planifikimit për të shkruar.
Nëse shkruani më shumë sesa udhëzohet, atëherë do të dënoheni vetëm nëse përgjigja juaj nuk është e saktë ose do të ketë efekt negativ mbi publikun e synuar. Nëse shkruani më pak sesa udhëzohet, por ende i mbulon gjitha aspektet e kërkuara të detyrës, atëherë nuk do të dënoheni.
|
 |
|
 |