Provimet ESOL të Kembrixhit përfshijnë provime të specializuara për qëllime afariste dhe akademike. Testohen të gjitha katër fushat e mbizotërimit të gjuhës (bisedim, dëgjim, lexim dhe shkrim), duke u orientuar drejt aftësisë suaj për komunikim efikas të gjuhës angleze. Më shumë informacione për këto provime mund të gjeni në faqen e internetit Kembrixh ESOL.
Provimet nga gjuha angleze për më të rinjë (YLE) në Universitetin në Kembrixh ESOL janë të dedikuar për fëmi të moshës prej 7 deri 12 vjeç, të cilët e mësojnë gjuhën angleze si gjuhë të huaj në shkollë fillore ose në shkollë për gjuhë të huaja.
Të gjitha këto provime janë me vëmendje të dizajnuara, që të jenë, sa më shumë që është e mundur, më argëtuese dhe të mos shkaktojnë stres te fëmitë. Pjesa më e madhe e fëmive i nënshtrohen provimit të tillë në shkollën e tyre dhe janë të bazuara në aktivitete që i janë të njohur pjesës më të madhe të fëmive. Testet i mbulojnë që të 4 shkathtësitë gjuhësore – lexim, shkrim, dëgjim dhe bisedim. Janë të dizajnuara që të nxisin përvojën nga mësimi i gjuhëve (të gjithë fëmitë fitojnë diploma).
Testet janë të ofruara në 4 nivele:
STARTERS Ky është niveli më i ulët i dizajnuar për fëmitë e moshës 7-vjeçare, të cilët kishin rreth 100 orë përgatitje.
MOVERS Niveli i dytë është i dizajnuar për fëmitë e moshës nga 8 deri 11-vjeçare, të cilët kishin rreth 175 orë përgatitje.
FLAERS Niveli i tretë dhe më i larti është i dizajnuar për fëmitë e moshës nga 9 deri 12-vjeçare, të cilët kishin rreth 250 orë përgatitje. Niveli është ekuivalent me testin bazik nga gjuha angleze KET dhe paraqet hap drejt niveleve më të avansuara të diplomave ndërkombëtarisht të pranueshme në Kembrixh ESOL, për tinajxher dhe të rritur.
Vlerësimi Çdo fëmi i cili do t’i kryej që të 3 pjesët e provimit, do të fitojë diplomë me 1 – 5 mbrojtës, të cilët tregojnë se sa fëmiu ishte i suksesshëm. Për shembull, fëmiu mund të fiton 3 mbrojtës për shkrim, 4 mbrojtës për dëgjim dhe 5 brojtës për bisedim. Minimumi që secili fëmi duhet ta fiton për të 3 pjesët e diplomës është nga një mbrojtës për çdo pjesë.
Rezultatet Korrigjimi i testeve bëhet në Kembrixh ESOL, në afat prej 2 javësh, pas pranimit të testeve. Fëmitë duhet t’i fitojnë diplomat e veta në afat prej 1 muaji nga nënshtrimi i testimit.
Këto diploma të Kembrixh ESOL janë të përjetshme.
Ky provim është për kandidatët të cilët mund ta përdorin gjuhën angleze të shkruar dhe ate të folur, në nivelin mesatar. Dëgjuesit të cilët përgatiten për këtë provim i thellojnë dhe i përfocojnë shkathtësitë e veta gjuhësore, në situatat e përditshme praktike. Pi–I-Ti përbëhet prej 3 pjesëve: lexim dhe shkrim (90 minuta), dëgjim (rreth 30 minuta) dhe të folur (rreth 10-12 minuta). Diploma gjendet në nivelin B1 të kornizës gjuhësore të Këshillit të Evropës.
Dëgjuesit e këtij niveli mund të presin të kenë mundësi të punojnë apo studiojnë në zona ku flitet gjuha angleze dhe të gjinden si turistë në vendet ku flitet gjuha angleze. Kjo diplomë është mjaft e pranuar për qëllime komerciale apo preliminare akademike, si në Mbretërinë e Bashkuar, ashtu edhe në botë. FCE përbëhet nga pesë pjesë: lexim (60 minuta), shkrim (80 minuta), gjuhë angleze në përdorim (45 minuta), dëgjim (rreth 40 minuta) dhe bisedë (rreth 14 minuta). Diplomat u ndahen kandidatëve të suksesshëm me nota A, B dhe C.
Në këtë nivel pritet nga dëgjuesit me vetëbindje të gjenden në të shumtën e situatave që do të dilnin në vendin në të cilin flitet gjuha angleze – sociale, profesionale apo në arsimin e lartë. CAE është e pranur thuajse nga të gjitha universitetet dhe kolexhet në Britani dhe nga një numër i madh institucionesh të tjera arsimore në mbarë botën, duke i përfshirë edhe punëdhënësit. CAE përbëhet nga pesë pjesë: lexim (75 minuta), shkrim (90 minuta), gjuhë angleze në përdorim (60 minuta), dëgjim (rreth 40 minuta) dhe bisedë (rreth 15 minuta). Diplomat u ndahen kandidatëve të suksesshëm me nota A, B dhe C.
Në këtë nivel, dëgjuesit afrohen deri tek standardi për gjuhë angleze si në personin e arsimuar, i cili gjuhën angleze e ka gjuhë amë. CPE është i pranuar pothuajse nga të gjitha universitetet dhe kolexhet në Britani dhe nga një numër i madh institucionesh të tjera arsimore në mbarë botën, si dëshmi për nivelin e njohjes së gjuhës angleze, adekuate për hyrje në studime në kuadër të arsimit të lartë apo të studimeve pasuniversitare. Një numër i madh i punëdhënësve e njohin CPE-në. CAE përbëhet nga pesë pjesë: lexim (90 minuta), shkrim të eseve (120 minuta), gjuhë angleze në përdorim (120 minuta), dëgjim (rreth 45 minuta) dhe intervistë (rreth 19 minuta për çdo kandidat). Diplomat u ndahen kandidatëve të suksesshëm me nota A, B dhe C.
Pako prej tre provimeve BEC preliminar (BEC PRELIMINARY), BEC mesatar (BEC VANTAGE) dhe BEC të përparuar (BEC HIGHER), të dedikuara për testim të nivelit të njohjes së gjuhës angleze në kontekst afarist. Opsion i përkryer nëse përgatiteni për karrierë në fushën e punës afariste. Në Maqedoni i ofrojmë provimet BEC mesatar dhe BEC të përparuar. BEC mesatar është provim për kandidatët të nivelit mesatar që tashmë punojnë ose përgatiten për punë në fushën e punës afariste, nga puna e përgjithshme e zyrës deri në prodhim dhe shërbime financiare. Ky nivel përgjigjet në Kembrixh nivel 3 (FCE). BEC mesatar përbëhet nga katër pjesë: lexim (1 orë ), shkrim (45 minuta), dëgjim (rreth 40 minuta) dhe bisedë (rreth 14 minuta për dy kandidatë). BEC e përparuar dedikohet për dëgjues që kanë ose marrin kualifikime afariste dhe/ose kualifikime zyrash. Nga dëgjuesit e këtij niveli pritet të gjinden me struktura të avancuara dhe të demonstrojnë njohje të vokabularit më të pasur. Ky provim është në nivel të përparuar, i ngjashëm me nivelin Kembrixh 4 (CAE). BEC i përparuar përbëhet nga katër pjesë: lexim (1 orë ), shkrim (1 orë e 10 minuta), dëgjim (rreth 40 minuta) dhe bisedë (rreth 16 minuta për dy kandidatë). Diplomat u ndahen kandidatëve të suksesshëm me nota A, B dhe C.
janë krijuar me qëllim që të provohet shkalla e njohjes së gjuhës së huaj e të punësuarëve, të cilët kanë nevojë të shfrytëzojnë gjuhë të huaj gjatë punës së tyre, si dhe për ndjekjen e kurseve të gjuhës ose kurseve profesionale/afariste, ku njohja e gjuhës së huaj paraqet element me rëndësi të kursit.
Informacione për kandidatët BULATS jep vlerësim të saktë për njohjen e juaj të gjuhës angleze afariste. Individët mund t’i shfrytëzojnë rezultatet si dëshmi për ndjekjen e kurseve gjuhësore, profesionale ose afariste ose, madje, të kurseve për punësime.
Informacione për punëdhënësit BULATS jep vlerësim të saktë për njohjen e gjuhës angleze afariste të të punësuarve të juaj. Drejtuesit mund t’i shfrytëzojnë rezultatet, që t’i vlerësojnë aftësitë gjuhësore të të punësuarve potencial, gjatë procesit të punësimit dhe të selektimit ose, madje, që të zgjedhin se cili nga të punësuarit do të ndjekin kurse gjuhësore, profesionale ose afariste.
BULATS • është shërbim lehtë i zbatueshëm dhe mund të realizohet, ku do qoftë dhe në cilën do kohë që i konvenon kompanisë së juaj – në Këshillin britanik ose në zyrat e juaja – me një periudhë minimale kohore, në mes të paraqitjes për testim dhe datës së testimit • rezultatet shpallen shpejtë, me qëllim që t’ju ndihmojnë të sjellni vendime të informuara, në lidhje me ate se çfarë vendi të punës do të zgjedhni ose për çfarë trajnimi do të paraqiteni • teston dy lloje të aftësive – dëgjim dhe lexim, në afat prej 75 minutash • është e ofruar në gjuhën angleze, frenge dhe gjermane • realizohet në komjuter • rezultatet bazohen në Kornizën e përbashkët gjuhësore të Këshillit të Evropës (CEFR) • është e pranueshme nga mijëra organizata përgjatë botës • realizohet me provimet ESOL në Universitetin “Kembrixh”, në bashkëpunim me ekspertë bartës për vlerësimin nga gjuha frenge, gjermane dhe spanjolishte: “Alijansa franceze” (gjuhë frenge), Instituti “Gete” (gjuhë germane) dhe Universiteti në Salamanka (gjuhë spanjole).
Mund ta provoni demo-verzionin e testit në linkun që vijon: http://www.bulats.org/demo/index.htm
Universiteti në Kembrixh, njësia për certifikimin e njohjes së gjuhës angleze dhe ACCA (Association of Chartered Certified Accountants) e përgatitën provimin ICFE (International Certificate in Financial English) për njohjen e gjuhës angleze në sferën e finansave. Ky provim është kualifikim ideal për secilin i cili planifikon ose tani më ndërton karrierë në sferën e finansave dhe kontabilitetit.
Provimi mbahet 2 herë në vit: në maj dhe në nëntor. Provimi zgjat rreth 3 orë dhe përbëhet prej 4 pjesëve: lexim (75 minuta), shkrim (75 minuta), dëgjim (40 minuta) dhe të folur (16 minuta). Kandidatët të cilët do ta kryejnë me sukses provimin, do të jenë të aftësuar ta shfrytëzojnë gjuhën në situata praktika, të marrin pjesë në mbledhje dhe diskutime nga sfera e finansave, qartë t’i shprehin mendimet e tyre dhe t’i kuptojnë dokumentet finansiare, duke përfshirë edhe raporte finansiare, letra dhe oferta.
Diploma është e përjetshme dhe është vendosur në nivelet B2-C1 të kornizës gjuhësore të Këshillit të Evropës. Vizitoni internet faqen oficiale të ICFE që të zbrisni testet e kaluara, audio materialet dhe doracakun.
Ky është provim i Universitetit të Kembrixhit, njësia për certifikimin e njohurive nga gjuha angleze, e bërë në bashkëpunim me Transligal, firma udhëheqëse evropiane për juristë-linguistë.
Punëdhënësit dëshirojnë të jenë të sigurtë se të punësuarit e tyre e njohin gjuhën angleze në nivelin e mjaftueshëm që të mund të komunikojnë me klientë dhe profesionistë nga vendet tjera dhe të ballafaqohen me informacione të shkruara nga gjuha angleze. Nga ana tjetër, studentët e drejtësisë dhe juristët fillestarë do të dëshironin t’i tregojnë punëdhënësve se e dinë gjuhën angleze dhe janë të aftë të punojnë në vendrrethimin juridik ndërkombëtar. Nëse Ju jeni fillestar ose jurist i cili dëshiron të punojë në kontekstin ndërkombëtar, atëherë ky është provimi i vërtetë për Ju.
Provimi është i pranuar nga asociacionet udhëheqëse juridike.
Provimi mbahet dy herë ne vit: në maj dhe në nëntor. Provimi zgjat rreth 3 orë dhe përbëhet prej 4 pjesëve: lexim (75 minuta), shkrim (75 minuta), dëgjim (40 minuta) dhe të folur (16 minuta). Kandidatët të cilët do ta kryejnë me sukses provimin, do të jenë të aftësuar ta shfrytëzojnë gjuhën në situata praktika, të marrin pjesë në mbledhje dhe diskutime nga sfera e drejtësisë, qartë t’i shprehin mendimet e tyre dhe t’i kuptojnë raportet, letrat dhe ofertat.
Diploma është e përjetshme dhe është vendosur në nivelet B2-C1 të kornizës gjuhësore të Këshillit të Evropës. Testet e kaluara, audio materialet dhe doracakun mund ta zbrisni nga internet faqja oficijale e ILEC.
|