|
|
 |
 |
 |
Kualifikime të njohura në nivel ndërkombëtar |
 |
 |
 |
Provimet – Gjuhë angleze si gjuhë e huaj – ju ndihmon ta përdorni gjuhën angleze në komunikim të përditshëm. Nëse dëshironi t’i përmirësoni mundësitë për punësim, kërkoni arsim shtesë apo përgatiteni të udhëtoni ose jetoni në vendet e huaja, një nga provimet e ardhshme do të ishte zgjidhje e vërtetë për ju.
 |
 |
 |
Diploma të njohura në nivel kombëtar që tregojnë në nivelin e njohjes së gjuhës |
 |
 |
 |
të pranuara nga ana e universiteteve, punëdhënësve dhe organeve nacionale në shumë vende |
 |
 |
 |
provime që i japin mbi 2 milionë njerëz çdo vit |
 |
 |
 |
në mbarë botën, në më shumë se 130 vende |
 |
 |
 |
jepet në Maqedoni, ndërsa notohet në Mbretërinë e Bashkuar |
 |
 |
 |
dhe ka validitet të përhershëm. |
Datat e regjistrimit për sesionin e dhjetorit 2009 (FCE, CAE, CPE dhe BEC) 28 shtator deri me 15 tetor 2009
LIBRA TË RINJ - TOP KËSHILLA për FCE DHE CAE Shkruar nga Cambridge ESOL examinues, këto libra do tu sigurojnë kandidatëve këshilla thelbësore për secilën nga pesë pjesët dhe do të jenë në një format të përshtatshëm A5 që është i lehtë për tu përdorur. Nxënësit mund të punojnë nëpërmjet librit dhe pastaj praktikojnë atë që ata e kanë mësuar duke u përpjekur me provimin e vërtetë të shoqëruar me CD-ROM (që përfshin regjistrimet për dëgjim dhe përgjigjet kyçe).
Libri mund të merret nga zyret tona me çmim prej 600 denarësh (xhiro llogaria e Këshillit Britanik: 300000001838574 në bankën Komerciale). Për më shumë informacione, ju lutemi na kontaktoni exams@britishcouncil.org.mk.
 |
Provimet ESOL të Kembrixhit përfshijnë provime të specializuara për qëllime afariste dhe akademike. Testohen të gjitha katër fushat e mbizotërimit të gjuhës (bisedim, dëgjim, lexim dhe shkrim), duke u orientuar drejt aftësisë suaj për komunikim efikas të gjuhës angleze. Më shumë informacione për këto provime mund të gjeni në faqen e internetit Kembrixh ESOL.
Dëgjuesit e këtij niveli mund të presin të kenë mundësi të punojnë apo studiojnë në zona ku flitet gjuha angleze dhe të gjinden si turistë në vendet ku flitet gjuha angleze. Kjo diplomë është mjaft e pranuar për qëllime komerciale apo preliminare akademike, si në Mbretërinë e Bashkuar, ashtu edhe në botë. FCE përbëhet nga pesë pjesë: lexim (60 minuta), shkrim (80 minuta), gjuhë angleze në përdorim (45 minuta), dëgjim (rreth 40 minuta) dhe bisedë (rreth 14 minuta). Diplomat u ndahen kandidatëve të suksesshëm me nota A, B dhe C.
Në këtë nivel pritet nga dëgjuesit me vetëbindje të gjenden në të shumtën e situatave që do të dilnin në vendin në të cilin flitet gjuha angleze – sociale, profesionale apo në arsimin e lartë. CAE është e pranur thuajse nga të gjitha universitetet dhe kolexhet në Britani dhe nga një numër i madh institucionesh të tjera arsimore në mbarë botën, duke i përfshirë edhe punëdhënësit. CAE përbëhet nga pesë pjesë: lexim (75 minuta), shkrim (90 minuta), gjuhë angleze në përdorim (60 minuta), dëgjim (rreth 40 minuta) dhe bisedë (rreth 15 minuta). Diplomat u ndahen kandidatëve të suksesshëm me nota A, B dhe C.
Në këtë nivel, dëgjuesit afrohen deri tek standardi për gjuhë angleze si në personin e arsimuar, i cili gjuhën angleze e ka gjuhë amë. CPE është i pranuar pothuajse nga të gjitha universitetet dhe kolexhet në Britani dhe nga një numër i madh institucionesh të tjera arsimore në mbarë botën, si dëshmi për nivelin e njohjes së gjuhës angleze, adekuate për hyrje në studime në kuadër të arsimit të lartë apo të studimeve pasuniversitare. Një numër i madh i punëdhënësve e njohin CPE-në. CAE përbëhet nga pesë pjesë: lexim (90 minuta), shkrim të eseve (120 minuta), gjuhë angleze në përdorim (120 minuta), dëgjim (rreth 45 minuta) dhe intervistë (rreth 19 minuta për çdo kandidat). Diplomat u ndahen kandidatëve të suksesshëm me nota A, B dhe C.
Pako prej tre provimeve BEC preliminar (BEC PRELIMINARY), BEC mesatar (BEC VANTAGE) dhe BEC të përparuar (BEC HIGHER), të dedikuara për testim të nivelit të njohjes së gjuhës angleze në kontekst afarist. Opsion i përkryer nëse përgatiteni për karrierë në fushën e punës afariste. Në Maqedoni i ofrojmë provimet BEC mesatar dhe BEC të përparuar. BEC mesatar është provim për kandidatët të nivelit mesatar që tashmë punojnë ose përgatiten për punë në fushën e punës afariste, nga puna e përgjithshme e zyrës deri në prodhim dhe shërbime financiare. Ky nivel përgjigjet në Kembrixh nivel 3 (FCE). BEC mesatar përbëhet nga katër pjesë: lexim (1 orë ), shkrim (45 minuta), dëgjim (rreth 40 minuta) dhe bisedë (rreth 14 minuta për dy kandidatë). BEC e përparuar dedikohet për dëgjues që kanë ose marrin kualifikime afariste dhe/ose kualifikime zyrash. Nga dëgjuesit e këtij niveli pritet të gjinden me struktura të avancuara dhe të demonstrojnë njohje të vokabularit më të pasur. Ky provim është në nivel të përparuar, i ngjashëm me nivelin Kembrixh 4 (CAE). BEC i përparuar përbëhet nga katër pjesë: lexim (1 orë ), shkrim (1 orë e 10 minuta), dëgjim (rreth 40 minuta) dhe bisedë (rreth 16 minuta për dy kandidatë). Diplomat u ndahen kandidatëve të suksesshëm me nota A, B dhe C.
Universiteti në Kembrixh, njësia për certifikimin e njohjes së gjuhës angleze dhe ACCA (Association of Chartered Certified Accountants) e përgatitën provimin ICFE (International Certificate in Financial English) për njohjen e gjuhës angleze në sferën e finansave. Ky provim është kualifikim ideal për secilin i cili planifikon ose tani më ndërton karrierë në sferën e finansave dhe kontabilitetit.
Provimi mbahet 2 herë në vit: në maj dhe në nëntor. Provimi zgjat rreth 3 orë dhe përbëhet prej 4 pjesëve: lexim (75 minuta), shkrim (75 minuta), dëgjim (40 minuta) dhe të folur (16 minuta). Kandidatët të cilët do ta kryejnë me sukses provimin, do të jenë të aftësuar ta shfrytëzojnë gjuhën në situata praktika, të marrin pjesë në mbledhje dhe diskutime nga sfera e finansave, qartë t’i shprehin mendimet e tyre dhe t’i kuptojnë dokumentet finansiare, duke përfshirë edhe raporte finansiare, letra dhe oferta.
Diploma është e përjetshme dhe është vendosur në nivelet B2-C1 të kornizës gjuhësore të Këshillit të Evropës. Vizitoni internet faqen oficiale të ICFE që të zbrisni testet e kaluara, audio materialet dhe doracakun.
Ky është provim i Universitetit të Kembrixhit, njësia për certifikimin e njohurive nga gjuha angleze, e bërë në bashkëpunim me Transligal, firma udhëheqëse evropiane për juristë-linguistë.
Punëdhënësit dëshirojnë të jenë të sigurtë se të punësuarit e tyre e njohin gjuhën angleze në nivelin e mjaftueshëm që të mund të komunikojnë me klientë dhe profesionistë nga vendet tjera dhe të ballafaqohen me informacione të shkruara nga gjuha angleze. Nga ana tjetër, studentët e drejtësisë dhe juristët fillestarë do të dëshironin t’i tregojnë punëdhënësve se e dinë gjuhën angleze dhe janë të aftë të punojnë në vendrrethimin juridik ndërkombëtar. Nëse Ju jeni fillestar ose jurist i cili dëshiron të punojë në kontekstin ndërkombëtar, atëherë ky është provimi i vërtetë për Ju.
Provimi është i pranuar nga asociacionet udhëheqëse juridike.
Provimi mbahet dy herë ne vit: në maj dhe në nëntor. Provimi zgjat rreth 3 orë dhe përbëhet prej 4 pjesëve: lexim (75 minuta), shkrim (75 minuta), dëgjim (40 minuta) dhe të folur (16 minuta). Kandidatët të cilët do ta kryejnë me sukses provimin, do të jenë të aftësuar ta shfrytëzojnë gjuhën në situata praktika, të marrin pjesë në mbledhje dhe diskutime nga sfera e drejtësisë, qartë t’i shprehin mendimet e tyre dhe t’i kuptojnë raportet, letrat dhe ofertat.
Diploma është e përjetshme dhe është vendosur në nivelet B2-C1 të kornizës gjuhësore të Këshillit të Evropës. Testet e kaluara, audio materialet dhe doracakun mund ta zbrisni nga internet faqja oficijale e ILEC.
|
 |
 |
| PROVIM |
sesioni i nëntorit |
ÇMIMI NË DENARË |
| ILEC (International Legal English Certificate)* |
14 nëntor |
11,600 |
| ICFE (International Certificate in Financial English)* |
14 nëntor |
8,600 |
*Pjesa 1,2, dhe 3. Pjesa 4 do të mbahet mes 6 dhe 16 nëntor të vitit 2009.
| PROVIM |
sesioni i dhjetoritt |
ÇMIMI NË DENARË |
| Diploma e parë e gjuhës angleze* |
12 nëntor |
7,600 |
| Diplomë për njohje të avancuar të gjuhës angleze * |
9 nëntor |
7,900 |
| Diplomë për njohje solide të gjuhës angleze * |
10 dhjetor |
8,500 |
| Diplomë për gjuhë angleze afariste– mesatare ** |
5 dhjetor |
7,400 |
| Diplomë për gjuhë angleze afariste – të përparuar *** |
21 nëntor |
8,300 |
 |
*Pjesa 1,2,3 dhe 4. Pjesa e 5 do të mbahet nga 20 nëntori deri më 20 dhjetor të vitit 2009. |
 |
 |
**Pjesa 1,2 dhe 3. Pjesa e 4 do të mbahet nga 13 nëntori deri më 7 dhjetor të vitit 2009, |
 |
 |
***Pjesa 1,2 dhe 3.Pjesa e 4 do të mbahet mes 13 dhe 23 nëntorit 2009. |
 |
|
 |
 |
 |
MËNYRA E PARAQITJES DHE AFATET KOHORE |
 |
 |
Nëse dëshironi të paraqiteni për ndonjë nga provimet ESOL në Kembrixh plotësojeni formularin e regjistrimit (FCE, CAE, CPE, BEC / ILEC, ICFE) dhe së bashku me kopjen e fletëpagesës dërgojeni me faks, postë apo silleni personalisht.
Nëse vizitoni kurs përgatitës në shkollë gjuhësore, mund të paraqiteni përmes shkollës.
Datat e regjistrimit për sesionin e nëntorit 2009( vetëm ILEC dhe ICFE) 21 deri me 25 shtator 2009
Datat e regjistrimit për sesionin e dhjetorit 2009 (FCE, CAE, CPE dhe BEC) 28 shtator deri me 9 tetor 2009
Para paraqitjes, lexoni kushtet dhe afatet.
|
 |
 |
 |
KUSHTET DHE AFATET PËR PARAQITJE |
 |
 |
 |
 |
 |
Që të mbahet një provim i caktuar, duhet të ketë së paku 10 kandidatë të paraqitur për atë provim konkret. |
 |
 |
 |
Datat për pjesët 1,2,3 dhe 4 janë vërtetuar nga Universiteti në Kembrixh dhe nuk mund të ndryshojnë. |
 |
 |
 |
Paraqitjet e vonuara nuk do të pranohen, përveç në rrethana të jashtëzakonshme, ndërsa do të paguhet edhe kompensim shtesë |
 |
 |
 |
Pas paraqitjes, nuk ka mundësi për dhënie të provimit më vonë apo dhënie të provimit në nivel tjetër. |
 |
 |
 |
Pas paraqitjes, do të merrni vërtetim për paraqitje dhe njoftim deri te kandidatët me të gjitha hollësitë për kohën dhe vendin e testimit, së paku dy javë para mbajtjes së provimit. Nëse deri atëherë nuk merrni vërtetim për paraqitje, menjëherë kontaktoni me ne. |
 |
 |
 |
Në rast të anulimit apo tërheqjes nga provimi, kompensimi i paguar nuk do të kthehet. Po qe se kandidati nuk ka mundësi t’i japë të gjitha pjesët e provimit për shkak të sëmundjes, mund të kërkojë kthim të 80 për qind të kompensimit për dhënie të provimit. Nëse kandidati nuk ka mundësi t’i jape pjesët 1-4 nga provimi për shkak të sëmundjes, mund të kërkojë kthim të 50 % nga kompensimi për dhënie të provimit. Në të dy rastet, kandidati duhet të parashtrojë vërtetim mjekësor (në gjuhën angleze ose me përkthim nga përkthyesi i autorizuar gjyqësor). Vërtetimi mjekësor duhet të parashtrohet në afat prej pesë ditëve nga data e mbajtjes së provimit |
 |
 |
 |
Diploma do t’u ndahen kandidatëve me notë kaluese në afat prej 2 muajve pas theksimit të rezultateve, në solemnitet për ndarje të diplomave, të organizuar nga Këshilli britanik. Po qe se nuk keni mundësi të jeni të pranishëm në solemnitet, diplomën do të mund ta merrni në Këshillin britanik. Nëse e humbni diplomën, mund të bëni kërkesë për vërtetim të vërtetuar për rezultatet: kini parasysh se për këtë shërbim paguhet kompensim. Nuk mund të jepet duplikat i diplomës. |
Nuk mund të keni qasje në teste, në asnjë rast, sepse testet mbeten pronë e Kembrixh ESOL. Megjithatë, mund të kërkoni kontrollim (falas) nga ana e një personi zyrtar, në afat prej një jave pas pranimit të rezultateve. Nëse vërtetohet rezultati i parë, në deklaratën e personit zyrtar nga ESOL do të theksohet suksesi sipas pjesëve të provimeve, por nuk do të ketë detaje për suksesin konkret të kandidatit.
MOHIM NGA PËRGJEGJËSIA
Këshilli britanik dhe komisioni hetues i ndërmarrin të gjitha hapat e arsyeshëm që të sigurojnë kontinuitet në shërbim. Megjithatë, jemi të sigurt se do të kuptoni se nuk mundemi të ndërmarrim përgjegjësi për çfarëdo qoftë ndërprerje të shkaktuara nga rrethanat jashtë kontrollit tonë. Nëse vjen deri në ndërprerje, anulim apo vonesë me provimet dhe rezultatet nga ato, do të bëjmë gjithçka që është në mundësinë tonë që të vazhdojmë me sigurim normal të shërbimeve sa më shpejt që është e mundur. Obligimi i Këshillit britanik do të jetë i kufizuar në kthim të kompensimit për paraqitje apo në testim të sërishëm në ndonjë datë tjetër.
Vërejtje: Për të gjitha provimet vërtetohen minimum kërkesa për hyrje!
|
 |
 |
 |
INFORMACIONE PËR ADMINISTRUESIT E SHKOLLAVE |
 |
 |
Pas paraqitjes së suksesshme, do të merrni vërtetim për paraqitje nga ne ose nga shkolla gjuhësore, së paku dy javë para provimit. Në vërtetimin për paraqitje vërtetohet data, koha dhe vendi i mbajtjes së të gjitha pjesëve të testit. Nëse nuk keni marrë vërtetim, duhet menjëherë të kontaktoni me ne apo me institucionin ku jeni paraqitur për provimet. |
 |
 |
 |
SI TË PËRGATITENI PËR PROVIM |
 |
 |
Nga dhjetori i vitit 2008, pas vendosjes së provimit të ri për FCE, do të ketë dy tekste të domosdoshme me një pyetje konkrete për çdo tekst.
dhjetor 2008 – dhjetor 2009 - Çarls Dikens, “Pritjet e mëdha” (macmillan ose botim tjetër) - Gaston Lero, “Fantomi i operas” (Penguin ose botim tjetër)
CAE: Nga dhjetori i vitit 2008, pas vendosjes së provimit të ri për CAE, do të ketë pyetje për dy tekstet e domosdoshme në pjesën me shkrim me një pyetje konkrete për secilin tekst.
dhjetor 2008 – dhjetor 2009 - Kinsli Amis, “Xhimi i lumtur” - Xhon Grisham, “Dosja Pelikan”.
CPE: - Mishel Magorian, “Natën e mirë zoti Tom” - Tobia Hil, “Kriptografi” - Trejsi Shevalie, “Vajza me vath margaritari”
|
 |
 |
Të gjitha provimet mbahen në dy ditë: (1) Pjesa me shkrim përbëhet nga leximi, shkrimi, përdorimi i gjuhës angleze dhe dëgjimi dhe (2) bisedë. Datat për pjesën me shkrim janë vërtetuar nga Universiteti në Kembrixh dhe nuk mund të zëvendësohen. Do të merrni informacione të hollësishme për kohën, datën dhe vendin e mbajtjes së këtyre pjesëve së paku dy javë para provimit. Lexoni me vëmendje informacionet dhe përcillni udhëzimet.
Në ditën e testimit, jini të saktë dhe mbani me vete dokumente (valide) identifikimi me fotografi (letërnjoftim nacional ose pasaportë) dhe vërtetim për paraqitje.
|
 |
 |
Na paraqet kënaqësi që mund t’ju ofrojmë informacione të hollësishme për provimet tona në afatet vijuese: të hënën, të mërkurën dhe të premten nga ora 14:00 deri në 16:00. Kontaktoni me ne nëse dëshironi të caktoni mbledhje jashtë afateve të vërtetuara kohore:
|
 |
|
 |