Text only  Print this page |ENGLISH|МАКЕДОНСКИ|SHQIP
British Council Macedonia
SHKOLLA DIMËRORE PËR TRAJNIM TË MENTORËVE/TRAJNUESVE TË GJUHËS ANGLEZE

Shkolla dimërore për trajnim të mentorëve të gjuhës angleze është e dedikuar për arsimtarët me përvojë të gjuhës angleze, të cilët do të trajnohen për mbajtjen e seminarëve dhe punëtorive.

Trajnimi është dedikuar për arsimtarët të cilët:

kanë më së paku 8 vite përvojë pune në arsim (gjithsesi)
katë të kryer Fakultetin filologjik – grupa gjuhë angleze – drejtimi i mësimdhënies (patjetër)
kanë përvojë në mbajtjen e prezentimeve/punëtorive për zhvillimin profesional të konferencave/seminareve/ngjarjeve (e dëshirueshme)
posedojnë njohje të shkëlqyeshme të gjuhës angleze
posedojnë njohuri për qasje/metoda/stile të ndryshme në mësim, dhe
janë të motivuar dhe të vendosur ta kryejnë trajnimin

Këshilli britanik përpiqet për mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë dhe pret paraqitje nga të gjitha bashkësitë.

KOHËZGJATJA E TRAJNIMIT
Shkolla dimërore për trajnim të mentorëve të gjuhës angleze do të mbahet prej 16 – 20 janar të vitit 2012, në hapësirat e Këshillit britanik në Shkup, prej ora 09 e deri më ora16.

Nga pjesëmarrësit kërkohet të jenë prezent në të gjitha sesionet dhe në fund të trajnimit të mbajnë 15-20 minuta sesion trajnimi.

PËRSHKRIM I SHKURTËR I TRAJNIMIT
Trajnimi do të fillojë me shqyrtimin e bindjeve të nxënësve për ate se çka është arsimtarë dhe mësim i mirë, për rolin e arsimtarit, dituritë dhe shkathtësitë të cilat i janë të nevojshme që ai të bëhet mentor/trajnues. E njejta do të mundësojë arsimtarët të pajisen me njohuri se si ta identifikojnë llojin e arsimtarit dhe si t’i ndihmojnë ta identifikojnë stilin personal për të mësuar. Do të shqyrtohen edhe shenjat e mbajtjes të sesioneve të njëpasnjëshme, do të hulumtohen skema të interakcionit, ndërtimin e raporteve dhe dhënien e fitbekut konstruktiv. Nxënësit do të pajisen me njohuri dhe mundësi që të vlerësojnë materiale, të definojnë qëllime dhe të vlerësojnë sesione të cilat do t’i mbajnë nxënësit tjerë.

Trajnimi do të mbarojë me mikro-sesione të cilat duhet t’i mbajnë pjesëmarrësit dhe me shqyrtimin e asaj që është arritur gjatë kohës së trajnimit, e gjithë kjo me qëllim që t’i jepet përkrahje në drejtim të përgatitjes dhe mbajtjes të sesioneve të ardhshme.

ÇKA NDODH PAS TRAJNIMIT
Çdo njëri nga trajnuesit do të nënshkruajë marrëveshje dyvjeçare me Këshillin britanik për organizimin dhe mbajtjen e trajnimeve/punëtorive për arsimtarët në tërë Maqedoninë. Trajnimi i parë patjetër duhet të mbahet deri në maj të vitit 2012.

Edhe një takim me të gjith grupin do të mbahet në maj/qershor të vitit 2012, me fokusim në shkëmbimin e përvojave të para nga punëtoritë e mbajtura, konsuludimin e grupit si një forum i ardhshëm për konsultime të ndërsjellta dhe planifikimin e aktiviteteve të ardhshme.

VENDOSJA/UDHËTIMI
Trajnimi është detikuar për arsimtarët nga të gjitha pjesët e Maqedonisë. Këshilli britanik do t’i mbulojë shpenzimet për vendosje, ushqim dhe udhëtim për personat të cilët jetojnë jashta Shkupit.

SI TË PARAQITENI
Nëse jeni të interesuar për shkollën tonë dimërore për trajnim të mentorëve, plotësoni paraqitjen dhe na dërgoni në elt@britishcouncil.org.mk, më së voni deri më 31 dhjetor 2011.

Vetëm kandidatët e suksesshëm do të kontaktohen, në fillim të janarit të vitit 2012.

Mbretëria e Bashkuar është organizatë internacionale për marëdhënie kulturore dhe mundësi arsimimi.
E regjistruar si bamirësi 209131 (Mbretëria e Bashkuar dhe Uells) SC037733 Skoci.
Deklarata ynë për çështje private dhe të drejtat autoritative. Liria ynë e publikimit të informatave.
Klikoni dy herë për paraqitje të fjalorit.
 Positive About Disabled People