Text only  Print this page |ENGLISH|МАКЕДОНСКИ|SHQIP
British Council Macedonia
Si dhe kur të paraqiteni
Orari i onlajn trajnimeve
Onlajn trajnimet për arsimtarë

Paraqituni në trajnimet tona onlajn të cilat fillojnë më 30 prill 2012.

RISI! Certificate in Secondary English Language Teaching 1 (CISELT 1)
Ky trajnim i dedikohet arsimtarëve/profesorëve me përvojë, te të cilët niveli i njohjes së gjuhës angleze është më së paku B1 dhe të cilët punojnë me nxënës të moshës prej 11 - 18 vjeç. Trajnimi është i ndarë në module dhe bazohet në metodologji praktike dhe punë praktike.

Moduli 1 – Getting started
Moduli 2 – Language Awareness
Moduli 3 – Skills
Moduli 4 – Core Classroom Issues

Primary Essentials

Primary Essentials është onlajn trajnim dedikuar për zhvillimin profesional të arsimtarëve të cilët ligjerojnë gjuhën angleze në shkollat fillore dhe të cilët dëshirojnë t’i përmirësojnë shkathtësitë e veta lidhur me ligjerimin e gjuhës angleze. Trajnimi zhvillohet përmes Мudl (Moodle) dhe përbëhet nga 6 module praktike dhe shumë inçizime video të kryera në klasë, të cilat i tregojnë teknikat e shfrytëzuara.

Shikoni videon nga sajti i Primary Essentials.

Learning Technologies for the Language Classroom

Shfrytëzimi i teknologjisë informatike në mësim

Ky trajnim onlajn do ju shpie në aspektet themelore të shfrytëzimit të teknologjisë informatike dhe të komunikimit (TIK) në mësim. Do të mësoni se si ta shfrytëzoni internetin si resurs, si ta vlerësoni dhe selektoni veb faqen, si të vendosni projekte shkolore dhe diçka më tepër. Trajnimi ofron spektër të gjërë të teknikave praktike për eksploatimin e TIK në mësim të gjuhës angleze, përmes Mudl (Moodle). E njejta do të nxisë të menduarit dhe do ta rrisë motivimin e juaj për ta shfrytëzuar TIK në mësim.

Video e shkurtë me shikim në trajnimin

TKT Essentials

TKT Essentials është onlajn kurs i cili do ju shpie në qasjet themelore drejt ligjerimit të gjuhës angleze, përmes metodave të komunikimit. Trajnimi bazohet në planin dhe programin mësimor për Testin për ligjerim në Kembrixh Esol (TKT). Edhe nëse nuk jeni të interesuar t’i nënshtroheni TKT testit, trajnimi ju shpie në mësimin komunikativ dhe e përmirëson diturinë e juaj në sferën e ligjerimit. Trajnimi komplet zhvillohet onlajn, përmes Mudl (Moodle) dhe përmban forume për diskutim, aktivitete të përbashkëta, linqe eksterne dhe materiale.

Video e shkurtë me shikim mbi trajnimin.

Mbretëria e Bashkuar është organizatë internacionale për marëdhënie kulturore dhe mundësi arsimimi.
E regjistruar si bamirësi 209131 (Mbretëria e Bashkuar dhe Uells) SC037733 Skoci.
Deklarata ynë për çështje private dhe të drejtat autoritative. Liria ynë e publikimit të informatave.
Klikoni dy herë për paraqitje të fjalorit.
 Positive About Disabled People