PËR KË ËSHTË DEDIKUAR TRAJNIMI
Trajnimi veçanarisht i është dedikuar:
 |
 |
 |
Arsimtarëve të gjuhës angleze të cilët punojnë me këtë grupmoshë, në sektorin shtetëror dhe ate privat, dhe të cilët dëshirojnë të aftësohen në mësim, |
 |
 |
 |
Arsimtarëve të gjuhës angleze me përvojë të shkurtë apo që nuk kanë aspak përvojë në punë në arsim me këtë grupmoshë dhe të cilët dëshirojnë të pajisen me bazat e ligjerimit të gjuhës, |
 |
 |
 |
Arsimtarëve të gjuhës angleze me përvojë në punë, të cilët dëshirojnë të punësohen në shkollë fillore. |
SI REALIZOHET TRAJNIMI
Trajnimi përbëhet prej tri punëtorive praktike të cilat i udhëheqin mentorët me përvojë. Të njejtit do j’u ofrojnë përkrahje gjatë kohës së punëtorive.
Gjatë kohës së trajnimit, pjesëmarrësit duhet të kryejnë detyra të shtruara nga ana e mentorit, të diskutojnë lidhur me temat e caktuara me pjesëmarrësit tjerë dhe të ndalen për të shqyrtuar përvojat të cilat dalin prej orëve të tyre.
KOHËZGJATJA E TRAJNIMIT
Trajnimi do të realizohet gjatë prillit dhe majit, duke filluar prej 28 prill 2012, në hapësirat e Këshillit britanik në Shkup.
TEMAT
1. Rëndësia për TIK në mësimin bashkëkohor të gjuhës angleze (3 - 4 orë punëtori), të temave që vijojnë:
 |
 |
 |
Punëtoria 1 Ligjerim për nxënësit e moshës prej 6 – 12 vjeçare – Në çka është dallimi? Kjo punëtori fokusohet në karakteristikat zhvillimore të nxënësve të moshës prej 6 – 12 vjeç. |
 |
 |
 |
Punëtoria 2 Si të ligjeroni shkathtësi, vokabular dhe gramatikë? Punëtoria e dytë shqyrton se t'u ndihmohet nxënësve që më lehtë ta mësojnë gjuhën. Përskaj shkathtësive, theksi vehet edhe në shfrytëzimin e lojrave, këngëve dhe tregimeve në procesin mësimor. |
 |
 |
 |
Punëtoria 3 Menaxhimi dhe vlerësimi Në këtë punëtori i shqyrtojmë aspektet për ate se si nxënësit duhet të kyçen në procesin e mësimnxënies. Njëkohësisht, fokusohеmi edhe në llojet, metodat dhe instrumentet për vlerësimin e tyre. |
ORARI
Të gjitha sesionet zgjatin prej ora 10 – 14.
| Sesioni 1 |
Sesioni 2 |
Sesioni 3 |
Kompenzim për trajnimin |
| 05.05.2012 |
26.05.2012 |
02.06.2012 |
1500 den |
SI DHE KUR TË PARAQITENI
Nëse dëshironi të jeni pjesë e këtij trajnimi, së pari plotësoni fletëparaqitjen.
Më pastaj, paguani mjetet në mënyrën që vijon:
Përmes bankës
Kompenzimi për trajnimin duhet ta paguani në gjiro llogarinë e Këshillit britanik (shih më poshtë).
Gjirollogaria e Këshillit britanik:
Banka komerciale
Gjirollogaria: 300000001838574
Më pastaj, na dërgoni e-meil me të cilin do ta konformoni pagesën.
Dërgoni paraqitjet e juaja, më së voni deri më 26 prill të vitit 2012, në elt@britishcouncil.org.mk
INFORMACIONE PLOTËSUESE
 |
 |
 |
Pjesëmarrësit do të selektohen sipas kualifikimeve dhe sipas radhës së paraqitjes. |
 |
 |
 |
Që të mbahet trajnimi, numri i pjesëmarrësve duhet të jetë në mes të 15 – 20 arsimtarëve. |
 |
 |
 |
Çertifikata për pjesëmarrje do t’u ndahen vetëm pjesëmarrësve të cilët do të marrin pjesë në të tri punëtoritë. |
|