Text only Print this page |ENGLISH|МАКЕДОНСКИ|SHQIP
British Council Macedonia
Rregjistrohuni falas në gazetat tona elektronike
Arsim
Arsim i mesëm
Studime universitare
Studime pasuniversitare
Mësoni anglisht në Mbretërinë e Bashkuar
Studime universitare
Mundësi në Mbretërinë e Bashkuar për studime universitare

Mbretëria e Bashkuar ofron studime universitare të shumëllojshme, me një diapazon të gjerë institucionesh, secili prej tyre me karakter personal e unik dhe me jetë kulturore. Nëpërmjet bazës sonë të të dhënave, të pyetjeve të parashtruara më shpesh, mund t’ju ndihmojmë t’i zgjidhni studimet përkatëse për ju, si dhe t’i gjeni informatat që ju nevojiten. Në rast se keni pyetje të tjera, mund të na kontaktoni nëpërmjet postës elektronike.

DUA TË STUDIJOJ NË MBRETËRINË E BASHKUAR. KU MUND T’I GJEJ INFORMATAT QË MË NEVOJITEN?

Egzistojnë shumë burime që i përmbajnë këto informata – pasqyrim të mirë të informatave mund të gjeni në faqet e mëposhtme të internetit:

Faqja e internetit e Arsimit në Mbretërinë e Bashkuar (Education UK);
Faqe interneti të sektoreve pranues të universiteteve dhe kolegjeve (UCAS)
Faqe studentore UKCISA

DUA TA MARRË DIPLOMËN TIME TË PARË NË MBRETËRINË E BASHKUAR. ÇFARË MË NEVOJITET?

Në përgjithësi, maturë/Diploma e arsimit të mesëm pranohet si gradë e mjaftueshme kualifikimi për pranim në studimet universitare në Mbretërinë e Bashkuar. Universitet britanike janë organe të pavarura, kështu që kanë të drejta të plota në vendimet për pranim të studentëve.

Më tej, është e nevojshme të tregoni njohuri të larta për njohjen e gjuhës angleze, të cilat do t’i tregoni duke fituar notën 6.5 në testin IELTS. Universitete të ndryshme kanë teste dhe rezultate të ndryshme për gjuhën, prandaj është mirë në fillim të informoheni për to.

A JANË TË GJITHA DIPLOMAT NË MBRETËRINË E BASHKUAR, DIPLOMA TË NJOHURA?

Mbretëria e Bashkuar ka reputacion botëror të merituar në sigurimin e arsimit të lartë, të nohur dhe kualitativ. Në Mbretërinë e Bashkuar ka mbi 150 institucione të arsimit të lartë, të cilat kanë leje për dhënie të diplomave të ndryshme, që i plotësojnë ambiciet e shumta arsimore. Të gjitha institucionet kanë kompetenca për dhënie të diplomave, të njohura nga organet kompetente të Mbretërisë së Bashkuar (Mbretëria e Bashkuar dhe Parlamenti Skocez, dhe Parlamentet e Uellsit dhe të Irlandës Veriore). Më shumë informata mund të gjeni në faqen e internetit të Dikasterit për inovacione, universitete dhe kualifikime, në pjesën Diploma të njohura në Mbretërinë e Bashkuar.

Këtu mund të gjeni informata lidhur me institucionet, organet dhe univerzitetet kompetente për dhënien e diplomave.

Të gjithë institucionet ose trupat, të cilat për momentin ofrojnë studime, diplomat e tyre i japin trupa kompetentë të njohur. Këtu mund t’i gjeni institucionet që i propozon Dikasteri, duke përfshirë edhe versionin më të ri të instrumentit statutar, Listë me organe dhe listë, e cila është vendosur në faqen e internetit.

Këtu mund të gjenden të gjithë ato institucione ose trupa, të cilat kanë kompetenca për dhënie të diplomave që janë të veçanta për to, por nuk kanë kompetenca për dhënie të çfarëdo lloji diplomash, në krahasim me kompetencat e Trupave të njohura.

A DO TË NJIHEN KUALIFIKIMET MAQEDONASE NË MBRETËRINË E BASHKUAR?

Vendimi përfundimtar për njohje të kualifikimeve varet nga punëdhënësit ose nga universitetet. Për vlerësim të kualifikimeve tuaja maqedonase, kontaktoni me Qendrën informative nacionale për njohje akademike:

UK NARIC, ECCTIS Ltd.,
Oriel House
Oriel Road
Cheltenham
Gloucestershire GL50 1XP
Mbretëria e Bashkuar
Tel: 0044-1242-258610
Faks: 0044-1242-258611
naric@ecctis.co.uk

SI TË APLIKOJ NË UNIVERSITET BRITANIKE?

Nëse aplikoni për studime universitare, duhet ta parashtroni aplikimin tuaj nëpërmjet UCAS i cili paraqet sistem për aplikim nëpërmjet internetit.

Pasi të pranojë aplikimin tuaj, UCAS do të dërgojë kopje në çdo universitet që keni zgjedhur. Më vonë, UCAS do t’ju dërgojë letër me të cilën do t’ju njoftojë cilat universitete ju kanë ofruar vend. Pasi ta bëni zgjedhjen, universiteti do t’ju dërgojë të gjithë dokumentat e nevojshme për largimin tuaj në Mbretërinë e Bashkuar, si dhe për regjistrimin tuaj në universitet.

ÇFARË ËSHTË UCAS?

UCAS është shkurtesë e Servisit për pranim të studentëve në universitete dhe në kolegje, trup administrativ, i cili i përpunon të gjithë aplikimet për studime universitare në institucionet e larta arsimore në Mbretërinë e Bashkuar. Në atë mënyrë, mundësohet që procedura për aplikim për studime universitare, të jetë e njëjtë për studentët potencialë në Mbretërinë e Bashkuar, Evropë ose cilindo vend tjetër të botës.

A EGZISTON AFAT PËRFUNDIMTAR PËR APLIKIM

Në fakt, ka disa afate. Për vitin akademik i cili fillon në vitin 2009, afati i parë përfundimtar për shumicën e studentëve është 15 janar i vitit 2009. Por, nëse doni të aplikoni në Oksford, Kembrixh, fakultet e mjekësisë ose veterinës, afati i fundit është 15 tetori i viti 2008. Për studimet e artit dhe dizajnit, afati i fundit është muaji mars i vitit 2009.

E rëndësishme është që ta plotësoni afatin e parë përfundimtar, sepse atëherë keni shans më të mirë për vend në universitet.Afati i dytë përfundimtar është 30 qershori i vitit 2009. Nëse do ta lëshoni edhe atë afat, mund të merrni pjesë në procesin e selektimit (Clearing process), i cili vazhdon deri në shtator të vitit 2009

SI T'I ZGJEDH STUDIMET E DUHURA?

Zgjedhja e studimeve të duhura në radhë të parë varet prej jush dhe nga puna që do të bëni në kërkim të tyre. Ka disa gjëra që duhet ti merrni parasysh gjatë kërkimit të institucioneve.

Së pari, është e rëndësishme të mendoni çfarë doni: çfarë doni të studioni?

çfarë profesioni keni menduar për ju? Cilat studime do t’ju kualifikojnë për atë profesion?

Pasi të vendosni se çfarë doni të studioni, mund të kërkoni lloje të studimeve në faqen e internetit të UCAS. Me këtë kërkim do të fitoni listë të universiteteve relevante, të cilat ofrojnë studimet që kërkoni.

Në këtë moment, duhet ta pyesni veten se çfarë lloj institucioni doni: të madh ose të vogël, në fshat ose në qytet etj. Më shumë informata në lidhje me universitetet mund të gjeni në prospektet e tyre (të cilët i keni në dispozicion nëpërmjet faqes së internetit të UCAS).

Gjithashtu, mund t’ju ndihmoj edhe konsultimi me individë, të cilët për momentin studiojnë ose kanë studiuar më parë, që të mësoni si ato u përcaktuan pikërisht për ato studime.

Së fundi, nëse keni mundësi, është mirë ti vizitoni universitetet, veçanërisht gjatë simestrave, që t’i fitoni përshtypjet e para.

CILAT JANË UNIVERSITETET MË TË MIRA?

Nuk ekziston listë oficijale e cila i rangon institucionet në Mbretërinë e Bashkuar; megjithate, ekzistojnë mekanizma për sigurimin e kualitetit, të cilat sigurojnë se institucionet i plotësojnë standardet e dhëna.

Megjithate, dy gazeta nacionale, Tajms dhe Gardijan, publikuan tabela interaktive dhe rangimin e universiteteve, të cilat janë kombinacione nga faktet oficiale dhe kriteriumet personale. Disa universitete, në këtë tabelë, mbarojnë me rezultate tërësisht të ndryshme, në të dy gazetat:

EducationGuardian.co.uk
The Sunday Times Good University Guide
A DUHET TË JAP PROVIM PRANUES QË TË STUDIJOJ NË MBRETËRINË E BASHKUAR?

Zakonisht jo. Për shumicën e institucioneve britanike, mjafton vërtetim adekuat për njohjen e gjuhës angleze, siç janë IELTS, CAE, CPE ose TOEFL si dhe diplomë adekuate për përfundimin e shkollës së mesme. Ka disa përjashtime të caktuara, nëse doni të studjoni mjekësi ose drejtësi.

Për informata në lidhje me testet pranuese për studimet universitare, mund të drejtoheni tek UCAS.

A MË NEVOJITET VIZË PËR TË STUDIJUAR NË MBRETËRINË E BASHKUAR?
Po. Është e nevojshme vizë studentore nga Ambasada Britanike në Shkup, para se të vini në Mbretërinë e Bashkuar. Nëse nuk jeni të sigurt në lidhje me statusin për viza ose ju nevojiten më shumë informata, vizitoni faqen e internetit: https://www.visainfoservices.com/.
A DO TË KEM MUNDËSI TË PUNOJ GJATË STUDIMEVE NË MBRETËRINË E BASHKUAR?

Nëse vini në Mbretërinë e Bashkuar si student për një afat më të gjatë se gjashtë muaj, mund të punoni me honorar, por nuk duhet:

të punoni më shumë se 20 orë në javë gjatë simestrit. Mund të punoni më shumë vetëm kur puna nuk është pjesë e studimeve tuaja dhe është në pajtueshmëri me institucionin tuaj arsimor dhe nësë me të fitoni diplomë ose kualifikime, që i jep organ i autorizuar nacional për mbajtje të provimeve në atë sferë,
të udhëheqni veprimtari, të jeni të vetpunësuar, të realizoni veprimtari si sportist profesionist ose zbavitës ose
të jeni të punësuar në mënyrë të përherëshme.

Nëse vini në Mbretërinë e Bashkuar si student, për gjashtë ose më pak muaj, duhet të kërkoni leje nga Shërbimi i migracionit, që të mund të punoni.

Për të kontrolluar statusin tuaj dhe për informata poletësuese, vizitoni faqen e internetit https://www.visainfoservices.com/.

SI TA PLOTËSOJ FORMULARIN ELEKTRONIK TË APLIKIMIT TË UCAS?

Doracaku “aplikimi elektronik” mundëson udhëzime detaje për plotësim të formularit. Prandaj, është me rëndësi të lexohen të gjitha instrukcionet para se të filloni.

Aplikimi UCAS është sistem i sigurtë interneti për aplikime për të gjithë studentët potencial (nga Mbretëria e Bashkuar/BE dhe ndërkombëtarë), të cilët dëshirojnë të sigurojnë vend në universitetet dhe kolegjet në nivel të studimeve të larta.

Informatat vijuese përdorini bashkë me doracakun për “aplikim elektronik, i cili është në dispozicion në internet faqen e UCAS. Të gjithë kandidatët fillimisht duhet të regjistrohen në sistem.

UCAS për aplikimin arkëton një kompensim prej 5 stërlinash për një zgjidhje dhe 15 stërlinash për dy ose më shumë zgjidhje.

Procesi i regjistrimit:

Shkoni në faqen e internetit UCAS dhe klikoni opsionin “regjistrimi i studentëve”.

Kur të mbërrini në sektorin “Me cilin”?, zgjidhni opcionin “individualisht”. Kjo do të thotë se nuk aplikoni nëpërmjet shkollës ose kolegjit.

Përgjigjuni pyetjeve të mëposhtme, për tu siguruar se kualifikoheni për përdorim të shërbimit për aplikim interneti të UCAS. Nëse nuk keni qasje deri në kartelat e theksuara debitore/kreditore, nuk mund të përdorni internet sistemin. (Vërejtje: kartelat debitore/kreditore mund të jenë të prindërit/të të afërmve/miqve) në atë rast kontaktoni direkt me UCAS

Pas regjistrimit të suksesshëm do të keni emër përdorues dhe fjalëkalim, me të cilat do të mund të lidheni në çdo kohë dhe të punoni në aplikimin tuaj. Kur të gjitha fushat do të shënohen me “E plotësuar” aplikimi mund të dërgohet direkt në UCAS.

Këshilla për plotësim të fushave të ndryshme:

Zgjidhja:

Përdorni kërkuesin e studimeve të UCAS, për të fituar informata rreth kushteve për regjistrim, kodeve të institucioneve dhe studimeve. Mund t’i shkruani llojet e studimeve në cilën do radhitje, por sistemi do t’i radhisë sipas alfabetit.

Arsimi

Shkruani emrat e shkollave dhe kolegjeve, të cilat i keni vizituar dhe kualifikimet që i keni fituar ose do t’i fitoni. Shkruani informata a keni fituar kualifikime formale në institucionin. Pastaj klikoni në hiperlinkun “Shtoni kualifikimin” dhe do të shikoni listë të kualifikimeve ndërkombëtare, të radhitura sipas alfabetit. Nëse nuk është theksuar kualifikimi i vendit tuaj, mos e theksoni kualifikin e Mbretërisë së Bashkuar, e cila është ekuivalente, por zgjidhni opsionin “tjetër” nën “O”.

Fushën për numrat e qendrës testuese lereni bosh (kjo fushë është vetëm për kandidatët nga Mbretëria e Bashkuar) dhe injoroni paralajmërimin.

Përkthejini në gjuhën angleze emrat e lëndëve që i keni mësuar

Shkruani notat ashtu siç janë theksuar në çertifikatat.

Punësimi

Nëse keni punuar me kohë të plotë pune ose me honorar i shkruani:

emrat e vendeve te punës
emrat e punëdhënësve
adresat e punëdhënësve
datat e punësimit

Të dhënat personale

UCAS i përdor informatat e regjistrimit për plotësim të një numri të madh të këtyre fushave

Deklarata personale

Kjo fushë mundëson tekst prej 47 rrjeshtash me 95 karakterë në çdo rrjesht. Përgatiteni deklaratën para se të shkoni në shërbimin e internetit, me cilindo mjet për tekst (word processing package). Pasi ta përgatisni deklaratën, mund ta kopjoni direkt në fushë. Pastaj klikoni “ruaje”. Duhet të bëni “Shfletim” të deklaratës, para se fusha të theksohet si “e plotësuar”.

Deklarata e mirë personale është me rëndësi. Ky është shansi juaj tu tregoni universiteteve dhe kolegjeve:

përse jeni të interesuar për studimet për të cilat keni aplikuar
why they should want you as a student përse duhet t’ju pranojnë, të jeni studenti i tyre
çfarë shpresoni të punoni pas përfundimit të studimeve

Mos haroni t’i shkruani vendet e punës, eksperiencën e punës, si dhe interesat tuaja sociale dhe personale.

Rekomandime

Para se kjo fushë të theksohet si “e plotësuar”, duhet ta shkruani numrin e telefonit të personit që ka dhënë rekomandimin ose postën e tij elektronike. Pjesa e fushës e adaptuar për deklaratë mundëson 4000 karakterë (me distancën) dhe 47 rrjeshta tekst (bashkë me radhët bosh) për rekomandimin tuaj. Pyeteni personin që j’ua jep rekomandimin a mund të shkuaj tekst në word dokument ose t’jua dërgojë rekomandimin nëpërmjet postës elektronike, që të mund ta kopjoni direkt në formularin elektronik. Rekomandimi duhet të jetë në gjuhën angleze.

Duhet të bëni “Kontroll” të deklaratës para se fusha të theksohet si “e plotësuar”. Që të mundeni ta dërgoni aplikimin, fillimisht duhet ta paguani vlerën për aplikim nëpërmjet internetit

Pas parashtrimit të aplikimit

Do t’ju jipet një numër aplikativ dhe fjalëkalim për ndjekje të UCSA (ucastrack). Përdorni këtë mjet që t’i mësoni vendimet e institucioneve lidhur me aplikimin tuaj.

Shërbime plotësuese të UCAS Ucasextra

If you find yourself without any offers and you have used all your choices, you will be eligible for ucasextra. This will allow you to have another choice before Clearing starts in summer.

Nëse nuk keni oferta ose i keni shfrytëzuar të gjitha zgjidhjet, do të kualifikoheni për ucasextra. Me këtë do të keni zgjidhje plotësuese para se të fillojë procesi i selektimit në periudhën e verës

CILAT DOKUMENTE DUHET T’I DËRGOJ NË UNIVERSITET?

Fillimisht mos dërgoni dokumente plotësuese deri tek UCAS, pasi të plotësoni formularin elektronik të aplikimit. Nëse e bëni këtë, UCAS do t’jua kthej mbrapa.

Nëse doni të dërgoni informata plotësuese direkt deri në universitet, mund të dërgoni kopje të çertifikatave tuaja shkollore dhe dokumentacion tjetër plotësues, për të cilin mendoni se është i rëndësishëm. Gjithashtu, mund të dërgoni edhe rekomandim të dytë për kontrollet gjuhësore që i keni marrë. Por, prisni konfirmim për numrin tuaj regjistrues nga UCAS, para se të dërgoni materialin plotësues direkt në universitet. Këtë numër duhet ta shkruani në korrespondencën e plotë që keni me universitetin.

PËRSE SHËRBEN KURSI BAZË/HYRËS?

Këto kurse janë për persona që nuk i plotësojnë kushtet normale për hyrje në universitet në Mbretërinë e Bashkuar. Këto persona kalojnë Kurs bazë ose hyrës, për ta arritur nivelin e nevojshëm. Këto kurse zakonisht janë me kohëzgjatje nga 9 deri në 12 muaj.

A MUND T’JU PRANOJNË NË UNIVERSITET NË MBRETËRINË E BASHKUAR PA DIPLOMË TË ARSIMIT TË MESËM/MATURË?

Regull i përgjithshëm është se ju nevojitet diplomë e arsimit të mesëm të përfunduar, që të studioni në Mbretërinë e Bashkuar. Por, universitet në Mbretërinë e Bashkuar janë organe të pavarura dhe si të tillë i mbajnë të drejtat e tyre diskrete, të vendosin cilin kandidat do ta pranojnë. Në rethana të caktuara mund të pranojnë person që nuk i plotëson kushtet formale për regjistrim ose person jeta e të cilit nuk është zhvilluar sipas rjedhës së zakonshme, sidomos nëse personi tregon potencial.

Për shembull, përvoja e punës në fushën që ka lidhje me studimet e ardhshme, ndonjëherë pranohet si ekuivalent i maturës dhe llogaritet si kualifikim i mjaftueshëm për hyrje në universitet. Nëse i takoni kësaj kategorie është mirë të kontaktoni me universitetin, për të biseduar rreth mundësive që keni në dispozicion.

SA KOHË NEVOJITET PËR TË MARRË DIPLOMË PËR STUDIMET UNIVERSITARE NË MBRETËRINË E BASHKUAR?

Kjo varet nga studimet që keni zgjedhur, por zakonisht nevojiten tre vjet. Nëse zgjidhni studime të dyfishta ose një me gjuhë të huaj, atëherë nevojiten katër vite. Studime të tërësishme në Skoci, gjithashtu janë me kohëzgjatje prej katër vitesh. Nëse doni të studioni arkitekturë ose mjekësi, studimet do të zgjasin pesë deri në shtatë vite.

KAM FILLUAR STUDIMET NË MAQEDONI, POR DUA TË TRANSFEROHEM NË MBRETËRINË E BASHKUAR PËR T’I PËRFUNDUAR TË NJËJTAT. ÇFARË DUHET TË BËJ?

Gjëja e parë që duhet të bëni është të kërkoni universitet që ofron studimet për të cilat jeni të interesuar. Këtë mund ta bëni në faqen e internetit të UCAS

Pasi të fitoni listën me universitet adekuate, duhet të kontaktoni me to dhe të bisedoni rreth studimeve që jeni duke ndjekur në Maqedoni, çfarë diplomash keni marrë, çfarë kualifikimesh (nëse keni të atillë), çfarë doni të studioni në Mbretërinë e Bashkuar etj.

Ndoshta do të duhet tu dërgoni kopje të diplomave. Pastaj secili universitet do të vendos çfarë do t’ju njihet nga studimet në Maqedoni dhe në cilin vit (të dytë ose të tretë) do mund të filloni me studime.

Më vonë, mund të aplikoni nëpërmjet UCAS. Në pjesën “koha e fillimit” në formularin aplikativ shkruani “dy” ose “tre”, në varësi të vendimit të universitetit për të filluar me studimet.

SA DO TË KUSHTOJ?

Shpenzimet tuaja kategorizohen në dy pjesë: shpenzime për shkollim dhe shpenzime për jetesë.

Studentët ndërkombëtarë, jashtë BE-së, kanë shpenzime shumë më të larta.

Shpenzime për shkollim:

Lloji i studimeve të larta(BA, BSc)

(shoqërore, natyrore)

diapazoni i kompensimeve nga diapazoni i shpenzimeve deri në shpenzimet mesatare në nivel vjetor
Studime që mbahen në klasa (siç janë: gjuhët, shkencat natyrore...) £7,000

£10,500

£7,500
Studime në laboratorë/punëtori (programe shkencore) £7,600 £13,200 £8,300
Programe paraklinike £9,600 £16,200 £10,700
Mjekësia klinike £11,200 £24,500 £19,500
Stomatologja klinike £14,600 £24,400 £19,500

Shpenzime për jetesë

Pjesës dërmuese të studentëve në Mbretërinë e Bashkuar u nevojiten 900₤ në muaj për jetesë (më shumë nëse janë në Londër). Këtu është përfshirë akomodimi, ushqimi, veshja dhe shpenzimet bazë për jetesë.

Nëse jeni qytetarë të BE-së paguani më pak shpenzime për jetesë. Për tu kualifikuar për kompensim të shpenzimeve shtëpiake duhet të jeni banor i përhershëm i Sferës Ekonomike Evropiane tre vjet para fillimit të studimeve. Faqja e internetit UKCISA përmban më shumë informata për udhëzimet precize.

KU DO TË JETOJ GJATË STUDIMEVE NË MBRETËRINË E BASHKUAR?

Akomodimi studentor përfshin konvikte studentore dhe shtëpi private. Institucionet zakonisht sigurojnë informata rreth akomodimit që kanë në dispozicion për studentët e tyre dhe zakonisht kanë zyrë për pyetje lidhur me akomodimin. Në numrin më të madh të rasteve akomodimin e përcakton zyra për akomodim e institucionit. Nëse keni pyetje plotësuese rreth kësaj, kontaktoni direkt me universitetin.

ÇFARË NDODH ME BURSAT?

Burimi bazë i informatave lidhur me bursat është faqja e internetit Arsimi në Mbretërinë e Bashkuar (EducationUK). Mund të kërkoni bursa sipas lëndëve, shkallës, llojit dhe/ose vendit amë:

Informata plotësuese lidhur me bursat mund të gjeni në faqen tonë të internetit.

A DO TË NJIHET DIPLOMA IME NGA MBRETËRIA E BASHKUAR NË MAQEDONI?

Qendra informative  për nostrifikim dhe njohje, pranë Ministrisë së Arsimit në Maqedoni, është vendi i duhur ku mund t’i adresoni pyetjet tuaja lidhur me njohjen e diplomave të huaja. Për më shumë informata kontrolloni faqen e tyre të internetit.

Për diplomat nga Mbretëria e Bashkuar duhet të merrni vulë apostili, (term juridik për vërtetim të legalizimit) për të vërtetuar se diploma juaj është origjinale. Procedura për të fituar vulë apostili mund të verifikohet në njësinë juridike të Ministrisë së punëve të jashtme të Komonveltit.

ÇFARË NËSE NUK MUNDEM TË STUDJOJ NË MBRETËRINË E BASHKUAR, POR MEGJITHATË DUA TË FITOJË KUALIFIKIM NGA MBRETËRIA E BASHKUAR?

Mund të zgjidhni të studioni nëpërmjet regjimit për mësim nga largë, i cili është bërë opsioni më i popullarizuar dhe më i pranueshëm për shumë studentë, ndërsa një numër i madh i institucioneve për arsim dhe trajnim në Mbretërinë e Bashkuar e ofrojnë përkrah arsimit standard. Për të pasur një listë të tërësishme me studimet që ofrohen për mësim nga largë, vizitoni faqen e internetit Education UK dhe zgjidhni mësimin nga largë si opsion për studim. Këshilli Britanik administron programet për mësim nga largë në Universitetin në Londër. Për më shumë detaje vizitoni faqen tonë të internetit.
Mbretëria e Bashkuar është organizatë internacionale për marëdhënie kulturore dhe mundësi arsimimi.
E regjistruar si bamirësi 209131 (Mbretëria e Bashkuar dhe Uells) SC037733 Skoci.
Deklarata ynë për çështje private dhe të drejtat autoritative. Liria ynë e publikimit të informatave.
Klikoni dy herë për paraqitje të fjalorit.
 Positive About Disabled People