Mbretëria e bashkuar është e njohur për mundësitë për mësimin si dhe për traditën dhe cilësinë e institucioneve arsimore.
Nëse jeni të interesuar që të ndiqni studime profesionale apo studime afatgjatë, për çfarëdo lloj lënde, në Mbretërinë e Bashkuar, mund t’ju këshillojmë për mënyrën e kërkimit të studimeve dhe për atë se si të informoheni që të merrni vendim.
Mund ta zgjidhni nivelin e arsimit (arsim të mesëm, studime të larta me diplomë, studime pasuniversitare), llojin e studimeve (akademike apo profesionale) dhe degën. Në këtë mënyrë do të merrni informacione që ju nevojiten për të bërë përzgjedhjen të bazuar mbi informacione të mjaftueshme.
|