Mund t’ju ndihmojmë të zgjidhni nga numri i madh i studimeve dhe kualifikimeve në Mbretërinë e Bashkuar, që janë në dispozicion nëpërmjet mësimit nga largë, duke përfshirë GCSE, niveli - A, diplomë Skoceze për arsim të mesëm të përfunduar, studime universitare dhe diploma, studime pasuniversitare dhe kërkime për doktoraturë.
Mësimi nga largë ju ofron arsim në Mbretërinë e Bashkuar (me prestigjin dhe reputacionin e tij), me më pak shpenzime sesa për studim në kolegj ose në universitet. Pjesa më e madhe e programeve janë mjaft fleksibile dhe ju mundësojnë të zgjidhni ritmin e punës. Kërkesat për hyrje dallohen në varësi të studimeve, por në thelb janë të ngjashme me ato të studimeve konvencionale.
|