Text only  Print this page |ENGLISH|МАКЕДОНСКИ|SHQIP
British Council Macedonia
Mësim nga shtëpia
Programi i universitetit në Londër
Studime për mësim nga largë
Përkrahje gjatë mësimit nga largë
Rregjistrohuni falas në gazetat tona elektronike
PROGRAM I UNIVERSITETIT NË LONDËR
Mësim nga largë e Universitetit në Londër

Nëse mendoni për studim nga shtëpia në Universitetin në Londër, mund t’ju ndihmojmë me aplikimin  për studimet tuaja/ Gjithashtu do mund t’i kaloni provimet tuaja tek ne .

Çfarë mund të studioni?
Mund të zgjidhni nga numri i madh i lëndëve në nivel të studimeve universitare e pasuniversitare. Megjithatë, pjesa më e madhe e kualifikimeve të ofruara nga Universiteti në Londër i takojnë fushave të artit/shkencave humanitare dhe sociale.

Si të aplikoni?
Programi i jashtëm i Universitetit u krijua në vitin 1858, me qëllim që diplomimi në Universitetin e Londrës të jetë i disponueshëm për studentët, të cilët për çfarëdo lloj arsyeje, nuk mund të ndjekin studime konvenciale në Universitetin e Londrës.

Pse duhet të studioni përmes mësimit nga largë?
Programi i jashtëm ofron zgjidhje ekonomike për studentët që nuk mund të studiojnë jashtë vendit, për shkak të mjeteve financiare, kohës apo detyrimeve shtëpiake, Gjithashtu mund të vazhdoni të punoni dersia studioni, kështu që nuk do të humbni kohë ose të keni pasoja në karrierën tuaj.. Regjistrimi dhe ngarkesa në punë janë vërtetuar në atë mënyrë që i përgjigjet nevojave tuaja, kështu që keni një vlerë shtesë nga puna sipas ritmit që i përgjigjet stilit tuaj të jetesës. Nëse duhet që të jepni provim, këtë mund ta bëni në qendrën më të afërt për ju.

Si funksionon mësimi nga largë?
Mësimi nga largë funksionon si mësim konvencional: puna juaj vlerësohet sipas standardeve të njëjta dhe ju do të keni kontakt të drejtpërdrejtë me kolegjin dhe personelin akademik. Në varësi të lëndës tuaj, do të mësoni nëpërmjet video-konferencave, forumeve në rrjet dhe postës elektronike

Si mund të aplikoni për të studiuar?
Nëse mësimi nga largë ofron një orar fleksibil është më mirë të aplikoni në afatet e caktuara kohore gjatë vitit me qëllim që të siguroni një vend në studimet e zgjedhura. Për më shumë informacione për mënyrën dhe kohën për aplikim mund ta vizitoni Faqen e Internetit të Universitetit të Londrës.

Për më tepër informacione ose për aplikim për studime mund të kontaktoni me ne.

Mbretëria e Bashkuar është organizatë internacionale për marëdhënie kulturore dhe mundësi arsimimi.
E regjistruar si bamirësi 209131 (Mbretëria e Bashkuar dhe Uells) SC037733 Skoci.
Deklarata ynë për çështje private dhe të drejtat autoritative. Liria ynë e publikimit të informatave.
Klikoni dy herë për paraqitje të fjalorit.
 Positive About Disabled People