Text only  Print this page |ENGLISH|МАКЕДОНСКИ|SHQIP
British Council Macedonia
ÇIVNING – VEIDENFELD STIPENDIONET

Çivning – Veidenfeld stipendionet dhe Programi për udhëheqje është program i cili ofron stipendione të liderëve potencial dhe profesionistëve të rinj të cilët dëshirojnë të studiojnë në Universitetin e Oksfordit.

KRITERIUMET PËR ZGJEDHJE
Çivning – Veidenfeld stipendioni është i dedikuar për kandidatët të cilët:

janë paraqitur në studime pasdiplomike, në programin për Politikë publike në Universitetin e Oksfordit;
janë banorë të njërit nga shtetet që vijojnë: Avganistan, Shqipëri, Algjeri, Ermeni, Azerbejxhan, Bellorusi, Bosnjë dhe Hercegovinë, Egjipt, Maqedoni, Gruzi, Indi, Indonezi, Iran, Irak, Jordani, Kazahstan, Kosovë, Kirgistan, Liban, Libi, Mongoli, Moldavi, Mal të Zi, Maroko, Palestinë, Sërbi, Republika Arabe Siriane, Taxhikistan, Tunis, Turqi, Turkmenistan, Ukrainë, Uzbekistan, Jemen.

KRITERIUMET PËR VLERËSIM
Stipendionet do të ndahen për kandidatët të cilët i plotësojnë kriteriumet mbi bazë të të arriturave të jashtëzakonshme akademike.

ÇKA MBULON STIPENDIONI
Stipendioni i mbulon të gjitha harxhimet akademike dhe kompenzim për mbulimin e harxhimeve për jetesë në Oksford, për gjithë kohëzgjatjen e studimeve pasdiplomike.

NIVELI I STUDIMEVE DHE KOHËZGJATJA E ARSIMIMIT
Studimet pasdiplomike, programi 12 mujor

AFATI PËR PARAQITJE
20  janar 2012

SI TË PARAQITENI
Për Çivning – Veidenfeld stipendionet paraqituni përmes onlajn sistemit.

Nënvizone pjesën Departmental Studentship Application, në pjesën për Finansim, në faqen 6, dhe të hyjë ‘Chevening-Weidenfeld Scholarships’.

Afati i fundit për paraqitje është 20 janar 2012.

Deri më 16 mars 2012, kur edhe pritet edhe vendimi për ndarjen e stipendioneve, tani më duhet të keni siguruar vend në programin e zgjedhur.

INTERVISTA
Kandidatët e selektuar do të ftohen në intervistë në Oksford, e cila do të mbahet gjatë vikendit, kah fundi i prillit të vitit 2012. Harxhimet e rrugës do të mbulohen.

SI DO TË DIJ SE JAM I/E ZGJEDHUR?
Kandidatët – fitues të stipendionit do të informohen përmes rrugës elektronike, deri verës të vitit 2012.

Më shumë informacione
Këtë stipendion nuk e administron Këshilli britanik, andaj ju lutem pyetjet e juaja të mos i drejtoni deri te ne. Më shumë informacione kërkoni në faqen  e internetit te Çivning – Veidenfeld stipendionet.

Mbretëria e Bashkuar është organizatë internacionale për marëdhënie kulturore dhe mundësi arsimimi.
E regjistruar si bamirësi 209131 (Mbretëria e Bashkuar dhe Uells) SC037733 Skoci.
Deklarata ynë për çështje private dhe të drejtat autoritative. Liria ynë e publikimit të informatave.
Klikoni dy herë për paraqitje të fjalorit.
 Positive About Disabled People