|
|
 |
 |
 |
Mundësi në Mbretërinë e Bashkuar në nivel të studimeve pasuniversitare |
 |
 |
 |
Ekzistojnë shumë shkaqe se pse duhet të zgjidhni studime pasuniversitare në Mbretërinë e Bashkuar. Për fillim, pjesa më e madhe e diplomave master dhe masterëve të biznes-administratës (MBA) në universitetet në Mbretërinë e Bashkuar zgjasin një vit në krahasim me kohëzgjatjen prej dy vjetësh më shumë në vende të tjera. Diploma master, doktorat apo MBA nga një universitet britanik do t’u japë përparësi para konkurrencës. Kjo do të jetë dëshmi para punëdhënësve se jeni të aftë për opinion të pavarur dhe vetë disiplinë, se jeni të mësuar për kryerje dhe analizë kërkimore personale dhe se mundeni të kontribuoni për kompaninë apo organizatën e tyre.
Kualifikimet pasuniversitare britanike respektohen dhe çmohen gjithandej në botë. Universitetet britanike ofrojnë shtrirje të gjerë teorike dhe programe kërkimore. Baza jonë e të dhënave për pyetje të shtruara më shpesh, do t’u ndihmojë t’i gjeni studimet më përkatëse dhe t’i përgjigjeni pjesës më të madhe të pyetjeve që i keni. Për informacione shtesë kontaktoni me ne.
 |
 |
INTERESOHEM PËR STUDIME MASTER NË BRITANI, SI TË MARR MË SHUMË INFORMACIONE LIDHUR ME KËTË? |
 |
 |
Kualifikimet pasuniversitare ofrohen në dy nivele në shumicën e sferave shkencore: të ashtëquajturat diploma master dhe doktoraturë. Studimet për doktoraturë do të thonë një shkallë më prestigjioze të rezultateve akademike
Studimet pasuniversitare më herët kanë dalluar qartë dy kategori: programe teorike dhe kërkimore. Sot këto kategori nuk janë shumë qartë të kufizuara sepse shumë studime i përfshijnë elementet mësimore (teorike) dhe elementet kërkimore
Këto kualifikime i fitoni pas kurseve më komplete studimi që zgjasin nga gjashtë deri dymbëdhjetë muaj dhe zakonisht janë kurse profesionale. Kurset e studimeve për çertifikatë janë më të shkurtra dhe janë në nivel më të ulët se kurset për diplomë, të cilat bazohen në përmbajtje të studimeve teorike të masterit, por pa tezë doktorati me shkrim.
 |
 |
 |
diplomë për studime pasuniversitare |
 |
 |
 |
PU Sert: çertifikatë për studime pasuniversitare |
 |
 |
 |
PGCE: Postgraduate Certificate in EducationCPUA: çertifikatë pasuniversitare për arsim |
Kurset e plota master zgjasin nga 9-12 muaj. Numri i leksioneve, seminareve, projekteve dhe studimeve shkencore varet nga tipi, studimet dhe institucioni.
Studentët, në fund të studimeve, duhet të dorëzojnë disertacion. Titujt më të zakonshëm akademikë për studimet master janë: magjistër i shkencave shoqërore dhe magjistër i shkencave matematiko-natyrore:
 |
 |
 |
magjistër i shkencave shoqërore (MA), |
 |
 |
 |
MSc: Master of Sciencemagjistër i shkencave matematiko-natyrore (MSc), |
 |
 |
 |
magjistër për biznes-administratë (MBA), |
 |
 |
 |
magjistër i shkencave juridike, (LLM), |
 |
 |
 |
magjistër i arsimit (Med), |
 |
 |
 |
magjistër i kirurgjisë stomatologjike (MDS), |
 |
 |
 |
magjistër i kirurgjisë (MCh/SM), |
 |
 |
 |
magjistër i filozofisë (Mphil), |
 |
 |
 |
magjistër i shkencave kërkimore (Mres). |
Diplomat MBA, LLM dhe MDS janë diploma rigoroze profesionale. Diplomat Mres janë të dedikuara si përgatitje për doktorate.
Studimet e doktoratit zakonisht janë me kohëzgjatje nga 2-4 vjetë. Nga numri më i madh i studentëve pritet një punë e pavarur, nën udhëheqjen e mentorit. Teza e doktoratit kërkimor zakonisht përgatitet në vitin e tretë. Dy vitet e para i dedikohen studimeve kërkimore për temën dhe planifikimit të disertacionit.
Kualifikimi më prestigjioz është doktor i filozofisë: PhD ose Dphil. Disa institucione ofrojnë programe të ndara për doktorat, me të cilat ndahet koha e studimeve mes institucioneve britanike dhe të huaja.
Zyra jonë në Mbretërinë e Bashkuar, gjithashtu, publikon buletin me informacione të dobishme
Bëni zgjedhjen e programit tuaj për studimet pasuniversitare
Nëse dëshironi të analizoni studime të veçanta, vendi më i mirë nga ku mund të filloni kërkimin është faqja e Internetit Hobsons për studime pasuniversitare. Faqja e Internetit Mundësi është një faqe më shumë e cila përfshin studimet pasuniversitare.
|
 |
 |
 |
VALLË TË GJITHA DIPLOMAT NË MBRETËRINË E BASHKUAR JANË DIPLOMA TË NJOHURA BRITANIKE? |
 |
 |
Mbretëria e Bashkuar ka reputacion të merituar botëror përsa i përket sigurimit të arsimit të lartë me cilësi të lartë dhe të njohur. Në Mbretërinë e Bashkuar ka rreth 150 institucione të arsimit të lartë që kanë leje për dhënie të diplomave të ndryshme që iu përgjigjen në pjesën më të madhe, ambicieve arsimore. Të gjitha institucionet kanë kompetenca për dhënie të diplomave, të njohura nga trupat kompetentë të Mbretërisë së Bashkuar (Mbretëria e Bashkuar dhe Parlamenti skocez, parlamentet e Uellsit dhe Irlandës Veriore). Më shumë informacioneve mund të gjeni në faqet e Internetit të Sektorit për inovacione, universitete dhe kualifikime, në pjesën e Diplomave të njohura në Mbretërinë e Bashkuar.
|
 |
 |
 |
SI TË ZGJEDH STUDIME TË MASTERIT/DOKTORATIT? |
 |
 |
Duhet të filloni me atë që doni të studioni e pastaj të kërkoni në faqen e Internetit Hobson pasuniversitareapo Mundësi se cilat universitete ofrojnë këtë mundësi. Institucioni më i mirë është ai që përputhet më mirë me qëllimet tuaja personale. Gjatë zgjedhjes, ka disa gjëra që duhet t’i keni parasysh, siç janë: ku ndodhet universiteti, shpenzimet për jetesë në atë zonë, numri i studentëve ndërkombëtarë që studiojnë atje, metodat mësimore, përmbajtja e studimeve lidhur me qëllimet e juaja, kapacitetet e institucionit, mundësitë për sistemim, etj.
Në faqet e tjera të Internetit mund të informoheni si janë të klasifikuar institucionet në fushën tuaj të studimit: Agjencia për sigurim të kualitetit për arsim të lartë Agjencia për sigurim të kualitetit për arsim të lartë dhe Ushtrime praktike për vlerësim të veprimtarisë kërkimore Gjithashtu, është e nevojshme ta analizoni fakultetin mbi sferën tuaj të universitetit përkatës dhe të lexoni çfarë pune akademike kanë gjeneruar. Nga ky këndvështrim, do të mund të krijoni një ide nëse interesat e tyre përputhen me tuajat.
|
 |
 |
 |
CILAT JANË KUSHTET PËR REGJISTRIMIN E NJË STUDENTI NDËRKOMBËTAR NË STUDIME PASUNIVERSITARE NË MBRETËRINË E BASHKUAR? |
 |
 |
Së pari duhet të keni diplomë universitare. Ajo mund të jetë diplomë për studime universitare e një institucioni në Mbretërinë e Bashkuar apo diplomë nga një universitet i akredituar i Maqedonisë. Gjithashtu, duhet të keni nota të mira dhe të siguroni dëshmi për njohje të gjuhës angleze, përmes testit gjuhësor ose nëse keni qëndruar për një kohë të gjatë në një vend ku gjuha angleze është gjuhë amëtare
Institucionet britanike zakonisht kërkojnë kopje të përkthyer nga diploma (disa kërkojnë përkthime të vërtetuara, disa jo), si dhe dy rekomandime. Disa, gjithashtu, kërkojnë dokumente të tjera, por kjo varet nga kriteret e universitetit dhe nga fusha e zgjedhur e studimeve.
|
 |
 |
 |
CILAT TESTE TË GJUHËS ANGLEZE KËRKOJNË UNIVERSITETET PËR STUDIMET PASUNIVERSITARE? |
 |
 |
Universitetet shpesh kërkojnë që kandidatët ndërkombëtarë ta kenë të dhënë provimin Sistem për testim ndërkombëtar të gjuhës angleze IELTS, apo një nga provimet ESOL në Kembrixh.
Këto janë Çertifikata për njohje të avancuar të gjuhës angleze (SAE) dhe Çertifikatë për njohje më të lartë të gjuhës angleze (CRE). Është me rëndësi të kontaktoni me universitetet ku dëshironi të studioni dhe t’i pyesni se çfarë teste kërkojnë dhe me çfarë notash, sepse kjo ndryshon nga një institucion në tjetrin.
Më shumë informacione lidhur me testet mund të gjeni në faqet e Internetit - IELTS dhe Kembrixh ESOL.
|
 |
 |
 |
A DO TË NJIHEN KUALIFIKIMET E MAQEDONISË NË MBRETËRINË E BASHKUAR? |
 |
 |
Vendimi final për njohjen e kualifikimeve varet nga punëdhënësit apo universitetet. Për vlerësim të kualifikimeve tuaja të Maqedonisë, kontaktoni me Qendrën informative nacionale për njohje akademike:
UK NARIC, ECCTIS Ltd.,
Oriel House
Oriel Road
Cheltenham
Gloucestershire GL50 1XP
United Kingdom
tel. 0044-1242-258610
faks: 0044-1242-258611
naric@ecctis.co.uk
|
 |
 |
 |
SI TË APLIKOJ PËR STUDIME PASUNIVERSITARE NË MBRETËRINË E BASHKUAR? |
 |
 |
Nuk ekziston sistem qëndror apo organizatë për aplikim për studimet pasuniversitare, siç është e rregulluar për studimet universitare. Për këtë duhet të kontaktoni me çdo universitet që të merrni formular për aplikim për studime pasuniversitare. Nuk ekziston formular standard për aplikim, por çdo universitet zakonisht ndan hapësirë për evidencë individuale akademike, përvojë pune, deklaratë personale, si dhe nga një deri dy rekomandime. |
 |
 |
 |
KUR DUHET TË APLIKOJ PËR VEND PËR STUDIME PASUNIVERSITARE NË MBRETËRINË E BASHKUAR? |
 |
 |
The academic year in the UK begins in September/October. Universities generally begin receiving applications around November of the previous year. We suggest that you check with the universities you are interested in to find out when their deadlines are, as these may vary from institution to institution. Research courses and PhD programs may accept students at different times of the year. |
 |
 |
 |
ÇFARË MË NEVOJITET QË TË MË PRANOHOJNË PËR STUDIME të MBA-së? |
 |
 |
Duhet t’i plotësoni të njëjtat kushte për hyrje që vlejnë edhe për studimet tjera pasuniversitare. Në mënyrë plotësuese, ju nevojiten dy deri pesë vjet përvojë pune në fushë relevante dhe pozicion udhëheqës. Arsimimi në Mbretërinë e Bashkuar dhe Ekipi për trajnim përgatisin buletin me informacione për llojet e studimeve të disponueshme për MBA, si dhe kushtet e përgjithshme të pranimit që mund të jenë në dobi tuajën. |
 |
 |
Shpenzimet tuaja kategorizohen në dy pjesë: taksë shkollore dhe shpenzime jetese.
Studentët ndërkombëtarë jashtë BE-së kanë shpenzime dukshëm më të larta.
| Studimet pasuniversitare teorike (p.sh. MA, MSc) |
Shpenzimet lëvizin nën limitin e shpenzimeve |
deri pak mbi kompensimet mesatare |
deri pak mbi kompensimet vjetore |
| studime që zhvillohen në klasë |
7 100 stërlina |
12 100 stërlina |
7 900 stërlina |
| studime në laboratore/punëtori |
7 900 stërlina |
13 500 stërlina |
8 400 stërlina |
| programe paraklinike |
10 300 stërlina |
14 600 stërlina |
10 800 stërlina |
| mjekësi klinike |
13 000 stërlina |
23 100 stërlina |
19 500 stërlina; |
| stomatologji klinike |
15 200 stërlina |
25 100 stërlina |
19 500 stërlina |
| MBA |
8,200 stërlina, |
23,100stërlina, |
9,500stërlina, |
| Kërkimet pasuniversitare |
Shpenzimet lëvizin nën limitin e shpenzimeve |
deri pak mbi kompensimet mesatare |
deri pak mbi kompensimet vjetore |
| studimet që zhvillohen në klasë |
7,200 stërlina |
10,800 stërlina |
7,900 stërlina |
| studime në laboratore/punëtori |
7,700 stërlina |
12,700 stërlina |
8,500 stërlina |
| studime në laboratore/punëtori |
9,100 stërlina |
14,200 stërlina |
11,000 stërlina |
| mjekësi klinike |
13,400 stërlina |
24,100 stërlina |
19,600 stërlina |
| stomatologji klinike |
12 300 stërlina |
22,500 stërlina |
19,500 stërlina |
Shpenzime për jetesë
Numrit më të madh të studentëve në Mbretërinë e Bashkuar u nevojiten 700 stërlina në muaj për jetesë (më shumë nëse janë në Londër). Këtu përfshihet strehimi, ushqimi, veshja dhe shpenzimet bazë për jetesë.
Nëse jeni qytetarë të BE-së, paguani shpenzime të ulta për jetësë. Me qëllim që të kulifikoheni për kompensim për shpenzimet shtëpiake, duhet të jeni banor i përhershëm i Zonës ekonomike evropiane tre vjet para fillimit të studimeve tuaja.
Faqja e Internetit UKCISA përmban më shumë informacione lidhur me udhëzime më të sakta.
|
 |
 |
 |
KU DO TË JETOJ NËSE STUDIJOJ NË MBRETËRINË E BASHKUAR? |
 |
 |
Sistemimi studentor varion nga shtëpi studentore deri në shtëpi private. Institucionet zakonisht sigurojnë informacione lidhur me sistemimin që është i disponueshëm për studentët e tyre dhe zakonisht kanë zyra për pyetje në lidhje me sistemimin. Në numrin më të madh të rasteve, sistemimin e kontrakton zyra për sistemim e institucionit. Nëse keni pyetje plotësuese lidhur me këtë, kontaktoni direkt me universitetin.
Lexoni informacione të dobishme lidhur me sistemimin.
|
 |
 |
 |
A EKZISTOJNË BURSA QË MUND T’I MARR? |
 |
 |
Këshilli britanik i administron Bursat britanike Çivning, të cilat i financon Ministria e Punëve të Jashtme dhe Komonuelti – (FCO), të cilat janë të orientuara drejt studentëve potencialë, të cilët një ditë do të shndërrohen në udhëheqës, njerëz me ndikim që do të marrin vendime dhe do të formojnë opinionin publik në fushën e tyre kur do të kthehen në Maqedoni. Këto bursa janë të hapura për aplikakim çdo vit, në vjeshtë, kështu që verifikoni në faqen e Internetit për afatet e fundit, formularët për aplikacion dhe për informacione të mëtejshme.
Mund të gjeni orientime të përgjithshme për atë se si të kualifikoheni për bursë.
Ekzistojnë edhe bursa të tjera për studime në Mbretërinë e Bashkuar. Në faqet e tjera të Internetit mund të gjeni më shumë informacione për bursat dhe burime të tjera të financimit të studimeve:
Informacione shtesë lidhur me bursat, mund të gjeni në faqen tonë të Internetit..
|
 |
 |
 |
A DO TË NJIHET DIPLOMA IME E MBRETËRISË SË BASHKUAR NË MAQEDONI? |
 |
 |
Qendra informative për nostrifikim pranë Ministrisë së Arsimit në Maqedoni është vendi ku duhet të drejtoheni për të gjitha pyetjet lidhur me njohjen e diplomave të huaja, ndërsa për më shumë informacione kontrolloni në faqen e tyre të Internetit.
Nëse keni diplomë nga Mbretëria e Bashkuar, duhet të merrni apostil (afat kohor juridik për çertifikatë për legalizim) që të vërtetoni se diploma e juaj është origjinale. Procedurën për marrjen e apostilit mund ta gjeni në Sektorin për legjislacion në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Komonuelt.
|
 |
 |
 |
ÇFARË NËSE NUK KAM MUNDËSI TË PAGUAJ PËR STUDIMET, POR MEGJITHATË DUA TË KUALIFIKOHEM NË MBRETËRINË E BASHKUAR? |
 |
 |
Mund të zgjidhni studim nga largë, e cila është bërë e popullarizuar dhe është opsion më i disponueshëm për shumë studentë dhe shumë institucione arsimore në Mbretërinë e Bashkuar e ofrojnë këtë opsion së bashku me arsimin në institucion. Listën e përgjithshme të studimeve nga largë mund ta gjeni në faqen e Internetit www.educationuk.org dhe ta zgjidhni këtë opsion. Programet për mësim nga largë në Universitetin e Londrës i administron Këshilli britanik.
Më shumë informacione mund të gjeni në adresën tonë të internetit.
|
 |
 |
 |
A MË NEVOJITET VIZË PËR MËSIM NË MBRETËRINË E BASHKUAR? |
 |
 |
Po. Ju nevojitet vizë studentore nga Ambasada Britanike në Shkup, para arritjes suaj në Mbretërinë e Bashkuar. Nëse nuk jeni të sigurt lidhur me statusin e vizave apo ju nevojiten më shumë informacione, vizitoni faqen e Internetit https://www.visainfoservices.com/ |
 |
 |
 |
A DO TË MUND TË PUNOJ DERISA STUDIJOJ NË MBRETËRINË E BASHKUAR? |
 |
|
 |