Text only Print this page |ENGLISH|МАКЕДОНСКИ|SHQIP
British Council Macedonia
Rregjistrohuni falas në gazetat tona elektronike
Arsim
Arsim i mesëm
Studime universitare
Studime pasuniversitare
Mësoni anglisht në Mbretërinë e Bashkuar
Mësoni anglisht në Mbretërinë e Bashkuar

Mbretëria e Bashkuar është lider botëror në studimin e gjuhës angleze. Mbi 600.000 njerëz çdo vit shkojnë në Mbretërinë e Bashkuar që të mësojnë gjuhën në mjedisin e saj natyoror. Pse të mos i bashkëngjiteni?. Në pjesën për pyetjet e bëra më shpesh do të mësoni më tepër për shkollën e gjuhëve në Mbretërinë e Bashkuar, për kushtet e mundshme dhe për informacione të tjera të nevojshme. Nëse ju duhen informacione mund të kontaktoni me ne.

DËSHIROJ QË TË NDJEK KURS TË GJUHËS ANGLEZE NË BRITANI. A MUND TË MË DËRGONI LISTËN E SHKOLLAVE PËR MËSIMIN E GJUHËS ANGLEZE?

Mund ta përdorni bazën e të dhënave të English in the UK (Gjuha angleze në Mbretërinë e Bashkuar) në Internet,  e cila përfshin shkollat për mësimin e gjuhës angleze që janë akredituar nga Këshilli britanik. Faqja e Internetit përfshin funksionin e kërkimit, kështu që do të mund të kërkoni shkolla, për shembull, sipas llojit të kursit dhe vendndodhjes.

A OFRONI KURSE TË GJUHËS ANGLEZE NË KËSHILLIN BRITANIK NË MAQEDONI?
Jo, nuk ofrojmë kurse të gjuhës angleze në Këshillin britanik në Maqedoni.
SA KUSHTON MESATARISHT NJË KURS?
Kjo varet nga disa faktorë, siç janë: lloji, kohëzgjatja dhe vendndodhja e kursit. Për shembull: një kurs i përgjithshëm i gjuhës angleze që përmban 15 orë leksione gjatë një jave dhe me sistemimin për një ditë dhe gjysmë dite ekskursion gjatë një jave në qytetin Sautempton në pjesën jugore të Anglisë kushton nga 244-250 stërlina në javë. Për këtë shembull si dhe për shembuj të tjerë, shkoni në Internet-faqja English UK.
A MUND TË JETOJ NË NJË FAMILJE BRITANIKE GJATË KURSIT?
Shumë shkolla të gjuhëve të huja që janë akredituar nga Këshilli britanik sigurojnë vendosjen në familjet britanike për nxënësit e tyre. Për më shumë informacione, vizitoni faqen e Internetit English UK.
A MUND TË MË REKOMANDONI NDONJË SHKOLLË KONKRETE  PËR STUDIMIN E GJUHËS ANGLEZE?

Këshilli britanik ka akredituar një num[r të madh shkollash për mësimin e gjuhëve në Mbretërinë e Bashkaura dhe për këtë arsye nuk mund t’ju rekomandojë vetëm një shkollë.

“Të akredituar” nënkupton se shkollat rregullisht janë lëndë e inspektimit me qëllim  që të sigurohet se të njëjtat i përmbushin standardet për cilësi. Vizitoni Faqen e Internetit Education UK – do të gjeni kategori të ndryshme për kërkim që do t’ju ndihmojë  të gjeni shkollën për mësimin e gjuhëve që i përshtatet nevojave tuaja.

KU MUND TË GJEJ INFORMACIONE PËR SHKOLLAT VERORE DHE KAMPET VERORE?

Termi shkollë verore përfshin një numër të madh termash. Disa shkolla verore ofrojnë vetëm kurse për gjuhën angleze disa ofrojnë kurse për gjuhën angleze në kombinim me aktivitete të tjera, ndërsa të tjera janë të përqëndruara vetëm në literaturën angleze.

Kampet verore përdoren për të rinjtë që jetojnë së bashku në kamp ose në konvikte për të rinj dhe marrin pjesë në programe sportive dhe në aktivitete të tjera rekreative. Në Interent-faqet e mëposhtem mund të gjeni një numër të madh informacionesh për mundësitë e ndryshme për ju ose për fëmijën tuaj:

Shkolla të gjuhëve të huja të akredituarta nga Këshilli britanik
Summer Academy Study Holidays
British Activity Holiday Association (kampe verore)
Summerfun4kids
A DO TË MË DUHET VIZË?

Po. Duhet të merrni vizë për në Mbretërinë e Bashkuara në Ambasadën Birtanike në Shkup para arritjes tuaj në Mbretërinë e Bashkuar. Nëse nuk jeni të sigurt për statusin tuaj apo nevojiten më tepër informacione vizitoni faqen https://www.visainfoservices.com/.

Mbretëria e Bashkuar është organizatë internacionale për marëdhënie kulturore dhe mundësi arsimimi.
E regjistruar si bamirësi 209131 (Mbretëria e Bashkuar dhe Uells) SC037733 Skoci.
Deklarata ynë për çështje private dhe të drejtat autoritative. Liria ynë e publikimit të informatave.
Klikoni dy herë për paraqitje të fjalorit.
 Positive About Disabled People