Ambasada Britanike e sjell vendimin përfundimtar për fituesit e stipendionit Çivning. Kandidatët vlerësohen në bazë të të arriturave akademike, të arriturave të gjeritanishme në planin akademik dhe profesional, rekomandimeve, potencialit udhëheqës dhe potencialit për thellimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve britaniko-maqedonase.
Këshilli britanik orvatet për mundësi të njejta për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë dhe pret paraqitje nga të gjitha nacionalitetet. Të gjitha paraqitjet do të vlerësohen mbi baza të kriteriumeve për selektim të theksuara më sipër.
Vendimi i Këshillit është përfundimtar dhe nuk mund të vehet në dyshim. Këshilli britanik dhe Ambasada Britanike nuk janë të autorizuar të japin arsye për vendimin e marrë nga Këshilli.
|