Text only  Print this page |ENGLISH|МАКЕДОНСКИ|SHQIP
British Council Macedonia
Students
IELTS
EducationUK
Çivning sistemi elektronik
Financimi i studimeve tuaja
Bursa Çivning
Interent-portal për bursa
Bursa specifike
ÇIVNING STIPENDIONET NË MAQEDONI
Program prestiogj për finansimin e studimeve pasdiplomike në Mbretërinë e Bashkuar

Programi për stipendione Çivning është program prestiogj i cili i finanson studentët ndërkombëtarë që dëshirojnë të studiojnë në Mbretërinë e Bashkuar. E finansuar nga Ministria e punëve të jashtme dhe Komonvelti dhe i administruar nga Këshilli britanik, ky program është i shpërndarë në 150 vende dhe në vit siguron mjete për mbi 2300 studentë.

Skema për bursat Çivning për vitin akademik 2010/2011 tani është e mbyllur.

Sferat prioritare

Stipendionet Çivning janë të orientuara drejt më shumë sferave dhe disiplinave, të cilat mund të përballojnë ndryshime çdo vit:

shkencat politike, qeveria dhe marrëdhëniet ndërkombëtare;
administrata publike dhe politika sociale;
veprimet bankare, finansat dhe ekonomia;
biznesi dhe menaxhmenti (përveç MBA);
mbrojtja e mjedisit jetësor dhe teknologjia;
shkencat sociale (përfshirë edhe të drejtat njerëzore);
studimet evropiane.
Çka mbulon stipendioni Çivning

Stipendioni i mbulon studimet njëvjeçare pasdiplomike vetëm në Mbretërinë e Bashkuar dhe plus:

gratis vizën studentore;
harxhimet akademike;
kompenzimin mujor për mbulimin e harxhimeve për jetesë;
kompenzimin për arritje dhe shkuarje nga vendi si ndihmë gjatë udhëtimit;
kompenzimin për libra dhe veshmbathje;
harxhimet e rrugës deri në Mbretërinë e Bashkuar dhe kthim prapa.

Vërejtje: Stipendioni Çivning nuk i mbulon studimet deridiplomike dhe ato të doktoraturës.

Kriteriumet për selektim

Çivning stipendioni është prestiogj duke pasur parasysh se ndahen prej 4 stipendione në vit. Kandidati i suksesshëm duhet:

të jetë student i diplomuar, i cili mundet ta vërtetojë suksesin e vet akademik dhe të ketë më së paku përvojë 3-vjeçare në sferën e zgjedhur;
të shpreh vullnet se do të kthehet në Maqedoni dhe do të jep kontributin e vet në zhvillimin socioekonomik të vendit, përmes shfrytëzimit të shkathtësive dhe diturive të nxëna në Mbretërinë e Bashkuar;
të tregojë interes për udhëheqje të mirë, mediume, si dhe interese politike, diplomatike dhe komerciale në Maqedoni;
të tregojë se posedon kualitete personale, se do të ketë benifit nga stipendioni dhe do të jetë i suksesshëm në sferën e zgjedhur;
të tregojë se ka vizion të qartë se si diturinë e nxënë do ta shfrytëzojë në Maqedoni, pas kthimit të tij dhe të tregojë se është i aftë të ngritet në pozicione më të larta dhe më me ndikim në sektorin privat ose ate shtetëror;
mirë ta njoh gjuhën angleze (minimum nota 6.5 e IELTS) për pranim në studimet pasdiplomike në Mbretërinë e Bashkuar. Për më shumë informacione për IELTS testin, vizitoni veb faqen tonë;
të jetë i moshës prej 24 deri 36 vjeç.
Informacione për paraqitje
Paraqitja bëhet VETËM përmes rrugës elektronike, përmes sistemit të ri elektronik;
Kandidatite të cilën nuk e kanë kryer me sukses IELTS testin, duhet ta theksojnë datën se kur do t'i nënshtrohen testit (05.12.2009) ose të theksojnë "TBC" (në mënyrë plotësuese do të vërtetohet);
Në fletëparaqitje duhet t’i theksoni të dhënat e kontaktit nga personat që do t’ju japin udhëzimet. Ata janë persona me të cilët punoni në planin profesional dhe profesor nga fakulteti, ku e keni të kryer arsimimin tuaj;
Në fletëparaqitje kërkohet t’i theksoni edhe sferat (kurset) dhe institucionet në të cilat dëshironi të studioni. Të gjithë kandidatëve i sugjerohet të konkurojnë në institucionet e theksuara, para se ta fitojnë stipendionin, sepse vendet për kurset më me prestigj plotësohen mjaft shpejtë. Më shumë informacione për kurset dhe institucionet mund t’i gjeni në EducationUK;
Vërtetimi mjekësor do të kërkohet nga kandidatët të cilët me sukses do ta kalojnë selektimin;
Aplikacionet jo të plota dhe të vonuara nuk do të merren parasysh;
Kandidatët të cilët do ta kalonin selektimin e parë do të ftohen t’i nënshtrohen IELTS testit.

Dokumentacioni i tërësishëm relevant (1 fotografi, vërtetim për provimet e dhëna dhe diploma – të përkthyera në gjuhën angleze, me vulë nga përkthyesi gjyqësor dhe 2 rekomandime, në gjuhën angleze ose të përkthyera nga përkthyesi gjyqësor), do të kërkohet vetëm nga kandidatët e suksesshëm në fazën e mëtutjeshme. Për këtë arsye, mos ofroni dokumentacion tjetër në periudhën e paraqitjes.

Intervista

Ambasada Britanike e sjell vendimin përfundimtar për fituesit e stipendionit Çivning. Kandidatët vlerësohen në bazë të të arriturave akademike, të arriturave të gjeritanishme në planin akademik dhe profesional, rekomandimeve, potencialit udhëheqës dhe potencialit për thellimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve britaniko-maqedonase.

Këshilli britanik orvatet për mundësi të njejta për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë dhe pret paraqitje nga të gjitha nacionalitetet. Të gjitha paraqitjet do të vlerësohen mbi baza të kriteriumeve për selektim të theksuara më sipër.

Të gjithë kandidatët do të jen të informuar për rezultatet nga paraqitja e tyre, deri në mesin e nëntorit të vitit 2009.

Vendimi i Këshillit është përfundimtar dhe nuk mund të vehet në dyshim. Këshilli britanik dhe Ambasada Britanike nuk janë të autorizuar të japin arsye për vendimin e marrë nga Këshilli.

Informacione plotësuese

Informacione plotësuese lidhur me programin Çivning do të gjeni në Çivning internet faqen ose mundeni direkt të kontaktoni me ne.

Mbretëria e Bashkuar është organizatë internacionale për marëdhënie kulturore dhe mundësi arsimimi.
E regjistruar si bamirësi 209131 (Mbretëria e Bashkuar dhe Uells) SC037733 Skoci.
Deklarata ynë për çështje private dhe të drejtat autoritative. Liria ynë e publikimit të informatave.
Klikoni dy herë për paraqitje të fjalorit.
 Positive About Disabled People Download Browsealoud