Text only  Print this page |ENGLISH|МАКЕДОНСКИ|SHQIP
British Council Macedonia
POLITIKA PËR MUNDËSI TË BARABARTA TË KËSHILLIT BRITANIK
Laramania e Britanisë së Madhe

Në çka Ju shkon mendja kur mendoni për Mbretërinë e Bashkuar?

Më së shpeshti, kur njerëzit do të mendojnë për Mbretërinë e Bashkuar, mendojnë për Parlamentin Evropian, Pallatin e Bakingemit, Harodsin, Mançester Junajtedin, Bitëlsin, shiun, pomfritin dhe peshkun, Margaret Taçerin,... Por, si edhe të gjithë stereotipet tjera, edhe kjo fotografi është mjaft e kufizuar dhe me siguri pamje e vjetruar e Mbretërisë së Bashkuar. Në faqet që vijojnë, dëshirojmë t’Ju prezentojmë jetën në Mbretërinë e Bashkuar, me laramaninë e saj, si në kuptim të vendeve të ndryshme nga e cila është përbërë, ashtu edhe në kuptim të religjioneve dhe grupeve etnike të ndryshme të cilat i kemi me bojllok dhe profilet e ndryshme të njerëzve të cilët jetojnë, punojnë dhe krijojnë, në kuptim të moshës, gjinisë, përcaktimit seksual dhe nevojave të veçanta.

ÇKA ËSHTË MBRETËRIA E BASHKUAR?

Si për fillim, çka është Mbretëria e bashkuar? Dhe cila është dallimi në mes të Mbretërisë së Bashkuar dhe Britanisë së Madhe?

Mbretëria e Bashkuar përbëhet prej 4 vendeve: Anglisë, Skocisë, Velsit dhe Irlandës Veriore. Emri oficijal është “Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore”. Britania e Madhe është termin e cila i përket vetëm Anglisë, Skocisë dhe Velsit, kurse Ishujt Britanik është termin gjeografik i cili i përket Britanisë së Madhe, Irlandës si tërësi dhe ishujve bregdetar për rreth.

Të gjitha informacionet që do t’i hasni në këto faqe i përkasin Mbretërisë së Bashkuar, me popullatë prej 61 milionësh (OKB, 2008) dhe e cila shtrihet në sipërfaqe prej 242 000 km2.

Vendet në Mbretërinë e Bashkuar

Mbretëria e Bashkuar përbëhet prej 4 vendeve: Anglisë, Skocisë, Velsit dhe Irlanës Veriore.

Anglisë

Territorialisht, Anglisë i takojnë më shumë se gjysma nga sipërfaqja e Mbretërisë së Bashkuar dhe në të jetojnë më shumë se 80% e popullatës (ose 51 milion). Tetë nga dhjetë qytetet më të populluara ndodhen në Angli – Glazgov i cili është në vendin e tretë dhe Edinburg në vendin e shtatë janë përjashtimet e vetme.

Londra është qyteti më i madh në të cilin jetojnë më shumë se 7 milion banorë, e pas saj pason Birmingem me 1 milion.

SKOCIA

Me popullsi me më shumë se 5 milion, Skocia ka qeveri të pjesërishme në Mbretërinë e Bashkuar dhe ka përfaqësues në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar. Qeveria skociane është përgjegjëse për pyetjet e përditshme nga sferat siç janë shëndetësia, arsimi, drejtësia, pyetjet rurale dhe transporti. Qeverinë e udhëheq Ministri i Parë (në moment është Aleks Salmond). Parlamenti skocian përbëhet prej 129 deputetëve, kurse 59 deputet e përfaqësojnë Skocinë në Dhomën e Poshtme në Londër. Qeveria skociane dhe Parlamenti skocian ndodhen në Edinburg.

Gjuha zyrtare është anglishtja. Më pak se 2% e popullsisë flet gjuhën kelte. Në kohë të fundit, gjuha kelte e përjeton renesansën e vet. Kështu, sot ka gjithnjë e më shumë paralele në gjuhën kelte në shkollat fillore, Klube kelte të të rinjve dhe gjithnjë e më shumë programe televizive në gjuhën kelte, kurse shkrimi e përjeton kulmin e saj.

Flamuri skocian, i cili quhet Saltire, është i përbërë nga kryqi i bardhë dijagonal në prapavijë të kaltërt dhe rrjedh nga kryqi në formë të iksit, në të cilin ishte kryqëzuar i shenjti-mbrojtësi i Skocisë, Sh. Andrea (St.Andrew).

Skocianët e njohur:

Dejvid Hjum (David Hume), filozof

Çarls Renie Mekintosh (Charles Rennie Mackintosh), arhitekt, dizajnues dhe artist

Bili Koneli  (Billy Connelly), komik dhe artist

Shon Koneri  (Sean Connery)

Evelin Gleni (Evelyn Glennie) njëra nga më të talentuarat që i bie instrumenteve me rënie, edhe përkundër asaj që ka qenë neme që nga fëmijëria

Pop dhe rok yjet: Eni Lenoks (Annie Lennox), Franc Ferdinand (Franz Fredinand), Trevis(Travis) dhe Proklejmers (Proclaimers).

Në Skoci ndodhen edhe një numër i madh i universiteteve botërore me zë, siç janë Universiteti Sent Endrus (University of St Andrews), Universiteti Edinburg (University of Edinburgh), Universiteti Aberdin (University of Aberdeen), Universiteti Herot-Vots (Heriot-Watt University), Universiteti Streçild (University of Strathclyde).

VELSI

Njësoj si edhe Skocia, edhe Velsi ka qeveri të pjesërishme, përmes Kuvendit Nacional për Velsin dhe Qeverinë Kuvendore të Velsit. Kuvendi përbëhet prej 60 deputetëve të cilët i përfaqësojnë njësitë e veta të votuesve dhe edhe 40 deputet të cilët e përfaqësojnë Velsin në Dhomën e Poshtme në Londër. Ministri i Parë i Velsit është Rodri Morgan (Rhodri Morgan).

Në Vels jetojnë rreth 3 milion banorë dhe rreth 20% prej tyre flasin velsishten. Me aprovimin e Ligjit për gjuhën velse, nga viti 1993, gjuha velse ka status të njejtë, si edhe gjuha angleze, në sektorin publik në Vels.

Teknikisht, Velsi është mbretëri në krye të të cilit qëndron princi. Sipoas traditës, ai është djali më i vjetër i Monarhut anglez. Përderisa flamujt e Skocisë dhe Anglisë janë të dukshëm në flamurin e Mbretërisë së Bashkuar, flamuri i Velsit nuk është i prezentuar, sepse kur ishte krijuar Flamuri i parë i Bashkuar në vitin 1606, Velsi tani më ishte i bashkuar me Anglinë.

Velsianët e njohur:

Poetët: Dilan Tomas

(Dylan Thomas) dhe RS Tomas (RS Thomas)

Këngëtarët: Tom Xhons (Tom Jones) dhe Ketrin Xhenkins (Katherine Jenkins)

Menik Strit Prinçers (Manic Street Preachers), Stereofoniks (Stereophonics), Katatonia (Catatonia)

Universitetet e njohura në Vels: Universiteti Kardif (Cardiff University), Universiteti Abersvit (Aberystwyth University) dhe Universiteti Svonsi (Swansea University).

IRLANDA VERIORE

Irlanda Veriore ndodhet në pjesën veri-lindje të ishullit të Irlandës. Në të jetojnë më pak se 2 milion banorë, kurse kryeqyteti i tij është Belfasti (Belfast).

Vite të gjata, Irlanda Veriore ishte qendër e konflikteve të hidhura etniko-politike, të njohur si “Konflikte“, në mes të atyre të cilët pohuan se i përfaqësojnë Nacionalistët, të cilët janë kryesisht Rimokatolikë, dhe Unionistëve, të cilët janë kryesisht Protestantë. Unionistët dëshirojnë Irlanda Veriore të qëndrojë si pjesë e Mbretërisë së Bashkuar, kurse Nacionalistët dëshirojnë politikisht të bashkohen me mbetjen e Irlandës. Kryesisht, Unionistët e konsiderojnë veten për Britanikë, kurse Nacionalistët konsiderohen si Irlandezë, edhe pse këto dy termine nuk përjashtohen. Pas nënshkrimit të “Marrëveshjes të së Premtës së Madhe”, më 1998, grupet paraushtarake të cilët luftuan gjatë kohës së Konfliktit e dorëzuan armën.

Irlanda Veriore ka edhe Kuvend të Irlandës Veriore i cili ka 108 deputetë. Në mënyrë plotësuese, Irlanda Veriore zgjedh 18 deputetë për në Dhomën e Poshtme, por vetëm 13 e pranojnë këtë pozicion, kurse pesë parlamentarë përfaqësues të Shin Fein (Sinn Fein) refuzojnë nga principi.

Verioirlandezë të njohur:

Poeti Shejmus Hini (Seamus Heaney)

Aktorët: Lijam Nison (Liam Neeson), Shioban Mekena (Siobhán McKenna) dhe Kenet Brana (Kenneth Branagh)

Pop-Rok yjet ЈУ2(U2), Van Morison (Van Morrison), Snou Patrol (Snow Patrol), Kors (The Corrs), Krenberis (The Cranberries)

Kvins Universiteti në Belfast ka reputacion të fuqishëm botëror.

NDRYSHIME DEMOGRAFIKE

Mosha

Më 2007, Mbretëria e Bashkuar ka pasur 61 milion banorë. 16% nga popullsia – ose rreth 10 milion – kishin 65 ose ishin mbi 65 vjeç. Supozohet se, deri më 2031, në Mbretërinë e Bashkuar, do të jetojnë 71.1 milion banorë, gjatë së cilës, 22% nga popullsia ose më shumë se 15 milion, do të kenë 65 ose më shumë vite, 2.9 milion do të jenë më të vjetër se 85 vjeç. Siç është rasti edhe me shumë vende tjera, ashtu edhe Qeveria britanike orvatet të gjejë zgjidhje për pyetjet siç janë sigurimi shëndetësor, sigurimi penzional dhe ndryshimi i mënyrës së punës.

Laramania etnike

Edhe laramania etnike rritet. Edhe pse grupi më i madh etnik është i klasifikuar si “Britanikët e bardhë”, numri i të “bardhëve” është zvogëluar, nga 93% në vitin 2001, në 90% më 2007. Gjeografikisht shikuar, në Vels, Skoci dhe Irlandë Veriore jetojnë më pak bashkësi tjera etnike, për dallim në Angli.

Në Londër është më e dukshme laramania etnike, ku 35% e popullsisë i takon bashkësisë të jo të bardhëve. Grupet më të mëdha të pakicave janë Azijatikët ose Britanikët Aziatik (14%) dhe Zezakët ose Britanikët Zezak (12%). Gjysma nga 1.2 milion nxënës të cilët ndjekin mësim në Londër i takojnë grupeve të ndryshme të vogla etnike. Supozohet se në Londër fliten rreth 300 gjuhë.

Kjo laramani është njëra nga karakteristikat më me rëndësi të Mbretërisë së Bashkuar dhe është pjesë e jetës së përditshme, por njëkohësisht paraqet edhe provokim, duke ngritur pyetje të ndryshme, siç janë multikulturalizmi, emigracioni dhe identiteti nacional.

Nevojat e veçanta

Rreth 19% e popullsisë (ose 11 milion njerëz) janë të sëmurë kronik ose persona me nevoja të veçanta. Mbretëria e Bashkuar bëri me të vertetë shumë që t’i mundësojë edhe njerëzve me nevoja të veçanta të jetojnë një jetë të plotësuar dhe normale dhe të kenë qasje deri te mjetet për udhëtim dhe ndërtesat publike. Edhe sëmundjeve të ndryshme mentale, gjithashtu i kushtohet gjithnjë e më shumë kujdes.

Religjioni

Sipas regjistrimit nga 2001, 77% nga popullsia janë deklaruar se janë religjioz, nga të cilët 72% janë të Krishterë, 3% (1.6 milion) Muslimanë, 1% Hindus dhe 1% i takojnë religjioneve tjera, kurse të tjerët, 8%, nuk u përgjigjën në këtë pyetje.

Përcaktimi seksual

Nuk ekziston statistika detale oficiale për përcaktimin seksual të popullsisë, por në moment supozohet se popullata e homoseksualëve dhe biseksualëve arrin 5 deri më 7 përqind nga numri i përgjithsëm i popullatës. Anketat e fundit tregojnë se Britania është vend tolerant, me qëndrim të përgjithshëm se nuk ka vend për paragjykime në një shoqëri qytetare. Megjithate, në njërën nga këto anketa, më shumë se një e treta e të anketuarve ishin dëshmitarë të sjelljes homofobike dhe të malltretimit të shkollës.

Resurset

Kancelaria e statistikës nacionale (Office for National Statistics)
Ejxh Koncern (Age Concern)
Komisioni për barabarsi dhe të drejta njerëzore (Equality and Human Rights Commission)
RADAR: Rrjeti i personave me nevoja të veçanta (RADAR: The Disability Network)
Menkam (Mencap)
Majnd (Mind)
Stonval (Stonewall)
Mbretëria e Bashkuar është organizatë internacionale për marëdhënie kulturore dhe mundësi arsimimi.
E regjistruar si bamirësi 209131 (Mbretëria e Bashkuar dhe Uells) SC037733 Skoci.
Deklarata ynë për çështje private dhe të drejtat autoritative. Liria ynë e publikimit të informatave.
Klikoni dy herë për paraqitje të fjalorit.
 Positive About Disabled People