Bashkëpunimi – hapësiror kreativ zhvillohet përmes ngjarjeve të Mjedisit të hapur në disa qytete në rajonin e Evropës Juglindore.
1) Nëntor 2007 – Stamboll (Turqi) Maqedonia ishte paraqitur nga tre delegatë: Iskra Geshoska (Qendra kulturore “Toçka”), Biljana Tanurovska (Qendra për iniciativa të reja në art dhe në kulturë) dhe Gordana Vrencoska (Universiteti evropian në Maqedoni). Fokusi në këtë takim ishte përdorimi i teknologjisë Mjedis i hapur” për mbajtjen e takimeve.
2) maj viti 2008– Bukuresht (Rumani) Delegatët tanë në takime, Bojan Karanakov dhe Aleskandar Radevski, profesorë më të rinj nga Fakulteti për arkitekturë në Shkup, marrin pjesë në debatin me temë “Kush e formon qytetin dhe për kë”?. Tema qëndore në këtë takim ishin çështjet lidhur me urbanizmin dhe jetën urbane.
3) maj 2008 – Athinë (Greqi) Dr – Antoanela Petkovska dhe Konstantin Minoski, profesorë sociologjie në Fakultetin e Sociologjisë, marrin pjesë në debatin me temë “Inkuadrimi i artit dhe kulturës në shoqëritë tona”. Si rezultat i këtij takimi të hapur, dolën disa ide projektuese.