Text only
Read this Newsletter in English
 Print this page | E-mail this page| Add to favourites
British Council Albania
BC Albania
Shikoni Harten Interaktive
Sipërmarrësit e Rinj Kreativ-2008
Sipërmarrësit e Rinj Kreativ
Konferenca e Sipërmarrësve Kreativ
SIFE SHQIPËRI
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë
Sipërmarrja Kreative - Adresa të përgjithshme
EKONOMIA KREATIVE
NESTA
SIPËRMARRËSIT E RINJ KREATIV
                    Trajnimi për Sipërmarrësit e Rinj Kreativ
                            9 -11 & 16 -18 Mars 2007

Në kuadër të stimulimit të Industrive Kreative dhe Sipërmarrjes, Këshilli Britanik dhe SIFE Shqipëri organizoi dy sesione trajnimi mbi "Sipërmarrësit e Rinj Kreativ” me qëllim:

T'ju mundësonte të rinjve një sërë dijesh dhe mbështetjeje sipërmarrëse për zhvillimin e tyre të mëtejshëm si brezi i ardhshëm i ekspertëve të trajnuar në sektorin e sipërmarrjes kreative.
Të ndërtonte bashkëpunime dhe rrjete profesionishtësh në të gjithë vendin, mes vendeve të rajonit dhe mes rajonit dhe Mbretërisë së Bashkuar  në fushën e Industrive Kreative.

Projekti synonte të rinjtë sipërmarrës që ishin në përfundim ose kishin përfunduar studimet në degën e biznesit. Objektivi i këtij trajnimi ishte krijimi i një grupi këshilluesish të rinj të biznesit të cilët do të mund të ofronin shërbimet dhe këshillat e tyre ndaj sektorit të sipërmarrjeve të mesme dhe të vogla  në zhvillimin e mëtejshëm të këtij sektori në vend.

Në këtë trajnim morrën pjesë rreth 40 studentë të përzgjedhur mes 110 aplikuesish nga 9 Universitete. Më datat 9-10-11 Mars 2007 në trajnimin e parë  morrën pjesë rreh 19 studentë nga Universiteti i Tiranës (Ekonomiku, Shkenca Sociale dhe Fakulteti Juridik),Universiteti Alex Luarasi,Universiteti Ufo  dhe Universiteti Bujqësor i Tiranës. Më datat 16-17-18 Mars 2007 në sesionin e dytë morrën pjesë 20 studentë, nga Universiteti i Shkodrës, Universiteti i Tiranës, Universiteti i Vlorësdhe nga Universiteti i Korçës.

Gjatë trajnimit pjesëmarrësit përvetësuan aftësi praktike mbi sipërmarrjen, aspektet ligjore, veprime dhe zhvillime të sipërmarrjeve, të drejtat e autorit, menaxhimin strategjik dhe marketingun.

Kriteret përzgjedhëse ishin : një CV, të dhëna akademike dhe përfshirja e SIFE-s në mësimdhënien rreth asaj sesi operojnë sipërmarrja dhe tregu i lirë.

Për më tepër informacion mund ti shkruani Manaxheres së Projektit: Evis Carcani tek evis.carcani@britishcouncil.org.al

 Positive About Disabled People