Këshilli britanik dhe Microsoft – Partners in Learning, me kënaqësi e shpallin projektin e përbashkët “Shkolla e sëardhmes”, i cili realizohet në Shqipëri, Maqedoni,Kosovë dhe Mal të Zi.
Qëllimi i projektit është njohja dhe këmbimi i përvojave nga Mbretëria e Bashkuar dhe programi i Microsoft Partners in Learning, të cilët do të shërbejnë si burim i ekspertizës, me qëllim që të kontribuojnë në zhvillimin e arsimit.
Përmes këtij projektit do të punojmë me 40 shkolla të mesme të rajonit , me qëllim të zhvillimit të projekteve reale, në temë “Shkolla e ardhmes”. Këto ide, në fazën e mëtejshëm, do të na ofrojnë vizionin për shkollat e ardhmes, të shikuara nga sytë e profesorëve dhe nxënësve.
 |
 |
 |
të japim kontribut drejt ndryshimeve institucionale, përmes ndarjes të projekt ideve të përpunuara me Ministrinë e arsimit dhe shkencës dhe përmes krijimit të platformës regjionale me të cilat do t’i shkëmbenim ato përvoja |
 |
 |
 |
të nxisim debat rajonal me temë “Zhvillim i shkollës të së ardhmes |
Këshilli britanik dhe Microsoft - Partners in Learning do të punojnë me 40 shkolla të mesme të regjionit, me qëllim që ata të gjenë propozime inovative, në dy tema të cilat paraqesin provokim në sistemin e tanishëm arsimor:
1.“Udhëheqja me shkollën “, me theks në Procesin e ndryshimeve në arsim dhe menaxhment dhe
2.“Procesi i të mësuarit i orientuar drejt kërkesave të nxënësit (Student-Centred Learning)“, me theks në 2.1. Të mësuarit virtuel dhe 2.2. Metodat e personalizuara të të mësuarit.
Edhe të dy këto tema kryesore do të realizohen përmes shfrytëzimit të teknologjive dhe metodave inovative.
Tirana “ Ismail Qemali” High School “ Petro Nini Luarasi” High Schoo
Tirana “ Sami Frashëri” Hign School “ Qemal Stafa” High School
Tirana VET High School in Kamëz
Durrës “Naim Frashëri”High School
Vlorë “Ali Dëmi” High School
Gjirokastër “Asim Zeneli” High Schoo
Korçë “Raqi Qirinxhi” High School
Shkodër “28 Nëntori”High School
Drejtorët e shkollave dhe këshilli i profesorëve do të fitojnë mundësi ta përfshijnë shkollën e vet në debate regjionale për shkollën e ardhmërisë dhe të kyçen në rrjetin global të Microsoft Innovative School programme.
Profesorët do të kenë mundësi profesionalisht të zhvillohen në sferat si menaxhimi me projekte, shkathtësi prezentuese dhe njohja me teknologji inovative përmes veglave të krijuara nga Microsoft. Njëkohësisht, ata do të fitojnë mundësi të kyçen në rrjetin global të Microsoft Innovative Teachers, me çka do të fitojnë ide se si të fusin teknologji të reja, inovacion dhe kreativitet në procesin mësimor.
Nxënësit të cilët marrin pjesë në këtë projekt, do të kenë mundësi të kyçen në projekte inovativ dhe të lidhen me bashkëmoshanikët nga regjioni dhe nga Mbretëria e Bashkuar, përmes kyçjes në rrjetin global të Innovative Students . Në këtë mënyrë, ata do të fitojnë mundësi të rradhë t’i shkëmbejnë idetë e veta në konferencën ndërkombëtare, para përfaqësuesve të Ministrive për arsim.
| Aktivitetet |
Date |
Pjesmarrja |
| Workshopi i Mesuesve |
3 Dhjetor 2009 |
30 mesues nga 10 shkollat e perzgjedhura |
| Konkursi Kombetar |
Shkurt 2010 |
10 shkollat e perzgjedhura |
| Konferenca Nderkombetare |
Mars 2010 |
|
Për më shumë kontaktoni Project Manager
|