Culture Lobby është një inciativë rajonale artistike, që ka për qëllim krijimin e një "arkivi aktiv” të kujtesës kulturore në Ballkanin Perëndimor. Ky projekt online dokumenton atë të cilët qytetarët mendojnë se do të ndryshojë ose do të zhduket kur territoret e tyre do ti bashkohen Bashkimit Europian.
Në nivel rajonal, përmes një bashkëpunimi ndërkufitar, organizatat artistike nëpër të gjithë Ballkanin Perëndimor, po bashkëpunojnë në një shkëmbim të artistëve lokalë, detyra e të cilëve është të mbledhë pikëpamjet subjektive të qytetarëve në qytete, fshatra, të një vendi pjesëmarrës që nuk është i tyre.
Përgjigjet e mbledhura, të fotografuara dhe të paraqitura do të shërbejnë si një barometër i shqetësimeve, frikërave, dhe aspiratave të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor duke iu mundësuar atyre pjesëmarrjen në krijimin e një historie kulturore alternative si një vepër arti në vetvete.
Rezultatet e rregjistruara do të prodhohen dhe paraqiten publikisht si një arkiv online, një libër, si një galeri lëvizëse unike që do të ekspozohet në hapësirat publike të kryeqyteteve të vendeve pjesëmarrëse dhe si një hartë e shkarkueshme GPS, me të cilët njerëzit do të inkurajohen të lundrojnë fizikisht artin (dhe për pasojë dhe rajonin).
Culture Lobby kordinohet nga Kiosk,në Shqipëri organizohet nga British Council dhe implemtohet nga partneri lokal Qendra Kulturore Lindart & Anima
Për më shumë informacion dhe per të qënë pjesmarrës ju lutemi vizitoni faqen zyrtare të internetit The Culture Lobby
Aktivitet që vijojnë:
Ora 12..00, 14 qershor 2010
Ekspozitë e fotografive dokumetare
Kohëzgjatja: 14 - 30 Qershor 2010, , EU Information Centre, RR. Ismail Qemali
Debat në temë: Cfare mednoni se do te ndryshoje ne jeten e perditshme te vendit tuaj kur i bashkohet Komunitetit Europian?
Date: 15 Qershor, Ne Unviversiteti Europian i Tiranes
Debat Kulturor: 16 Qershor 2010 , EU Information Centre, RR. Ismail Qemali
Vendet pjesëmarrëse: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, Britania e Madhe.
Shtetet pjesëmarrëse: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, Mbretëria e Bashkuar.
Partneri udhëheqës i projektit: KIOSK, OJQ - Serbi
Partnerët lokalë:
Galerija Miroslav Kraljeviç, G-MK - Kroaci
Qendra për Artin Publik Bashkëkohor ELEMENTI - Maqedoni
Laboratori për Artet Pamore, LAB - Kosovë
Qendra për Artin Bashkëkohor Sarajevë, (SCCA), Bosnja dhe Herzegovina
ProStory, OJQ - Mali i Zi
Index Arts – UK
Qendra Kulturore Lindart & Anima Shqipëri
|