Text only  Print this page | E-mail this page| Add to favourites
British Council Albania
Albania Home page
Faqja e Bankës Botërore
Informacion rreth programit “Panairi i Ideve Krijuese”
Forma e Aplikimit
“Panairi i Ideve Krijuese”
Një program konkurues grantesh

British Council në Shqipëri dhe Zyra e Bankës Botërore në Tiranë shpallin fituesit e konkursit “Panairi i Ideve Krijuese”

Tiranë, 24 mars 2011 – British Council në Shqipëri  dhe Zyra e Bankës Botërore në Tiranë shpallën fituesit e konkursit “Panairi i Ideve Krijuese” i zhvilluar midis organizatave të shoqërisë civile. Programi ka për qëllim promovimin e qeverisjes më të mirë dhe të llogaridhënies në Shqipëri.

Projektet fituese do të promovojnë:

Llogaridhënien dhe transparencën në nivel lokal dhe kombëtar;
Fuqizimin e grupeve të interesit (ose grupeve mbështetëse);
Aktivitetet anti-korrupsion;
Edukimin qytetar, mundësinë e publikut për t’u informuar;
Qeverisjen ekonomike;
Dialogun e politikëbërësve në nivel kombëtar;
Pjesëmarrjen në hartimin e buxheteve në nivel lokal dhe kombëtar;
Transparencën dhe mbikqyrjen e përdorimit të burimeve buxhetore
Përfshirjen e shoqërisë civile në monitorimin e prokurimeve publike;
Proceset gjithëpërfshirëse në përcaktimin e prioriteteve të investimeve publike lokale;
Monitorimin e lëvrimit të shërbimeve publike.

Shuma e përgjithshme në dispozicion për këtë program ishte 100.000 $ dhe shpërndarja gjeografike e projekteve përfshin pothuajse të gjitha rajonet e vendit.

Njëqind e dyzet e katër e projekt-propozime janë pranuar dhe shqyrtuar me kujdes nga ana e një Komisioni të Jashtëm Vlerësimi. Komisioni i përbërë nga përfaqësuesë të komunitetit të donatorëve dhe organizatave ndërkombëtare që punojnë me programet e shoqërisë civile, përzgjodhi  dhjetë projekte fituese.

Organizatat e mëposhtme dhe projektet e tyre përkatëse janë fituesit:

Agjencia Rajonale e Zhvillimit, Korçë – Pulla e Sigurisë të Bizneseve të Korçës, një mënyrë për të arritur qeverisje më të mirë dhe transparencë në nivel lokal, Korçë, Pogradec, Erseka, Maliq dhe Bilisht

Projekti synon të zvogëlojë informalitetin në sektorin privat nëpërmjet ofrimit të pullave të sigurisë që do të identifikojnë bizneset që nuk paguajnë taksat dhe edukimin e komunitetit për të mbështetur ata që paguajnë tatimet, tatime këto që do të përmirësojë infrastrukturën publike.

Instituti Shqiptar i Medias – Monitorimi Indeksit të Aksesueshmërisë së Institucioneve Publike, Tiranë

Projekti do të vlerësojë nivelin e transparencës dhe përgjegjshmërisë së administratës publike nëpërmjet analizës ligjore krahasuese dhe hulumtimit empirik. Indeksi i propozuar i përgjegjshmërisë së qeverisjes jo vetëm që do të monitorojë shkallën e aksesit të qeverisë dhe të llogaridhënies para qytetarëve dhe mediave, por ai gjithashtu do të rrisë ndërgjegjësimin për këtë tipar kryesor i qeverisjes demokratike dhe të mbushë vakumin për informacion mbi zbatimin e këtij ligji nga ana e zyrtarëve publikë.

Art-link – Qyteti i qytetarëve - buxheti i qytetarëve - portofoli i qytetarëve, Durrës

Ky projekt synon të forcojë vetëdijen e qytetarëve dhe nxitjen e veprimeve demokratike të tilla si referendumi për të siguruar transparencën dhe përdorimin më të mirë të burimeve publike. Projekti synon të arrijë këtë përmes një dokumentari që ai do të prodhojë dhe duke sjellë në vëmendjen e njerëzve dhe autoriteteve shembuj të mirë dhe mësimet e nxjerra nga historia.

Lëvizja MJAFT – Monitorimi Publik i Qeverisë, Tiranë

Ky projekt synon forcimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të monitorimit publik për një cikël të plotë iniciativash. Projekti do të monitorojë: aftësinë e qeverisë për të kaluar dhe zbatuar reformat, politikat dhe programet; nivelin e aksesit ndaj informacionit publik; sa e hapur është qeveria ndaj pjesëmarrjes së publikut.

Lëvizja Europiane në Shqipëri – Inkurajimi i përgjegjshmërisë së qeverisjes vendore: Mbështetje Bashkisë së Vlorës për të përmirësuar informimin publik, Vlorë

Projekti do të prekë mangësitë në aksesin e informacionit dhe praktikat e papërgjegjshme në bashkinë e Vlorës, përmes mbështetjes për të përmirësuar transparencën e veprimtarisë së saj dhe mjetet e komunikimit me publikun.

Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim – Njohuri për Fuqizimin e Grave – Nxitja e Punësimit dhe Rritja e Mundësive për Gratë, Durrës, Elbasan, Lezhë dhe Vlorë

Ky projekt do të kontribuojë në forcimin e shoqërisë civile me fokus kryesor rritjen e kapaciteteve të grave në Durrës, Elbasan, Lezhë dhe Vlorë për çështjet ekonomike në mënyrë që gratë të kenë një nivel më të lartë të të kuptuarit dhe njohjes së legjislacionit dhe të të drejtave që rrjedhin prej tyre, gjë që do të çojë në një zë më të fuqishëm të grave në vendimmarrje.

Transparency International Albania – Sistemi i Monitorimit të Shpërndarjes së Buxhetit për Implementimin e Strategjisë Kombëtare kundër Korrupsionit në Shqipëri, Tiranë

Ky projekt ka për qëllim të vlerësojë transparencën dhe efikasitetin e përpjekjeve qeveritare në procesin e zbatimit të Strategjisë Kombëtare Kundër Korrupsionit nëpërmjet: Rritjes së të kuptuarit të strukturave dhe organizatave anti-korrupsion në atë se si shqytohet buxheti qeveritar; Zhvillimit të aftësive avokuese/mbrojtëse mes strukturave dhe organizatave anti- korrupsion me qeverinë dhe komunitetin për rritjen e fondeve ose përdorimin në mënyrë më efikase të fondeve të caktuara për aktivitete të tilla.

Qendra mjedisore për mbrojtje, edukim, dhe rehabilitim - EPER – Monitorimi e vlerësimi i politikës së mbështetjes direkte të zhvillimit bujqësor në Qarkun e Fierit, qarku Fier

Projekti do të kontribuojë në vlerësimin e efikasitetit dhe të efektivitetit të zbatimit të skemave mbështetëse në vitin 2007 në 2010 në rrethin e Fierit. Studimi jo vetëm që do të monitorojë dhe vlerësojë atë që tashmë është bërë, por gjithashtu do të ofrojë rekomandime se si duhet bërë më efikas shpërndarja e buxhetit nëpërmjet vënies së theksit në qasjen pjesëmarrëse të identifikimit të  nevojave.

Shoqata e Artistëve të Rinj të Skenës – Përfshirja e të rinjve në luftën kundër korrupsionit në nivel lokal, Gramsh, Berat dhe Malësi e Madhe

Projekti në mënyrë aktive do të përfshijë të rinj nga tre qytetet e përzgjedhura për të identifikuar aktet e korrupsionit që ata ndeshin në jetën e tyre të përditshme dhe të dalin me zgjidhje pragmatike të cilat do të vihen së bashku në një fotonovelë e cila vizualisht do të tërheqë vëmendjen e të rinjve dhe jo vetëm.

Fondacioni për Liri Ekonomike - Sigurimi i kushteve që mundësojnë një bashkëpunim real dhe efektiv të publikut në vendimarrje, përmes krijimit të një seti platformash virtuale, lehtësisht të aksesueshme dhe të hapura/publike, të personalizuara por të ndërlidhura dhe të administruara në mënyrë të pavarur; si një hapësirë e lirë ku shoqeria civile/grupet e interesit/individët të mund të ndërveprojnë mes tyre, dhe me aktorët institucionalë, në gjithë vendin

Projekti synon të lehtësojë dialogun publik ndërmjet institucioneve qeveritare dhe publikut nëpërmjet një seti platformash virtuale.

 Positive About Disabled People