You have received this e-mail because you have indicated your interest in receiving news from the British Council. If you wish to opt out of this British Council mailing list please unsubscribe here.
British Council Albania homepage
email this page Mars08

                                                                                                      Read this Newsletter in English

MIRËSEVINI NË NEWSLETTERIN E PËRMUAJSHËM TË KËSHILLIT BRITANIK, NE SHPRESOJMË SE DO TË JETË I VLEFSHËM PËR JU DHE MIRËPRESIM KOMENTET TUAJA NË INFO@BRITISHCOUNCIL.ORG.AL

 Media dhe politika
Regulli, përgjegjshmëria dhe e ardhmja e komunikimit politik përbënin serinë e tretë të aktiviteteve që  investigonin marrëdhënien midis medias dhe politikës dhe impaktit të saj në besimin publik. Ky aktivitet u organizua në Londër në datat 22-23 Janar 2008, në të cilin morën pjesë politikanë dhe gazetarë nga Mbretëria e Bashkuar dhe Evropa Juglindore. Shqipëria u prezantua nga Fatbardh Kadilli, Këshilltar i Çështjeve të Antikorrupsionit në zyrën e Kryeministrit.
 Skills@Work – Policy Dialogue
Përfaqësues me influencë të Vocational Education and Training nga Evropa Juglindore dhe Azia Qendrore e Jugore morën pjesë në aktivitetin ‘’Meeting Global Skills Needs – Employer engagement in education and training”, i cili u zhvillua në Londër në datat 10-14 Shkurt 2008. Midis pjesëmarrësve u diskutuan çështje si globalizimi dhe impakti i tij përballë sfidave të aftësive dhe angazhimi i punonjësve. Shqipëria u përfaësua nga Gjergji Gjinko- Drejtor Kabineti, Ministria e Arsimit dhe e Shkencës,Kosta Barjaba- Drejtor Kabineti, Ministria e Punës, Luljeta Shatku-Drejtore Kabineti, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë. Për më shumë informacion ju lutemi kontaktoni Etleva Selmani-Manaxhere Projektesh.
 Skills@Work – College Partnership
Dy përfaqësuese nga Kolegji Bradford në Mretërinë e Bashkuar, Patricia Stephens dhe Angela Forsey vizituan në shkurt shkollën partnere Ekonomike në Tiranë. Përgjatë vizitës së tyre njëjavore, përfaqësueset e kolegjit Bradford morën pjesë në orët mësimore të turizmit dhe vizituan agjensinë e udhëtimit më të cilën punon shkolla Ekonomike. Ato u pritën gjithashtu edhe nga Z. Sotir Rapo, Drejtor i VET-it në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Z. Ruzhdi Reci- Specialist i VET-it dhe Tatjana Vuçani- Specialiste e Gjuhëve të Huaja. Z. Rapo falenderoi Këshillin Britanik për projektin dhe ndihmën që i jep VET-it në Shqipëri. Dy përfaqësues të shkollës ekonomike vizituan kolegjin Bradford në javën e fundit te shkurtit. Kjo vizitë do t’i ndihmojë kolegët partnerë të hartojnë një plan për dy vitet e ardhshme. Për më shumë informacion ju lutemi kontaktoni Etleva Selmani- Manaxhere Projektesh.
 National Team of Trainers
15 përfaqësues nga Shoqata e Mësuesve të Gjuhës Angleze në Shqipëri (ELTA) u selektuan midis shumë aplikantëve nga bordi i ELTA-s për të formuar Skuadrën Kombëtare të Trajnuesve të Gjuhës Angleze (NTT). Nëpërmjet partnershipit me shkollën Bell në Mbretërinë e Bashkuar, NTT do të pajiset me aftësi trajnuese në modelet e të shkruarit, me aftësi prezantuese etj. Trajnimi u zhvillua nëpërmjet videokonferencës dhe diskutimeve të forumeve online. Videokonferenca e parë u zhvillua në datën 15 Shkurt në Qendrën e Këshillit Britanik në Tiranë. Për më shumë informacion ju lutemi kontaktoni Etleva Selmani-Manaxhere projektesh.
 Aktiviteti ''Youth! Sport! Action!''
19-21 Shkurt 2008
Ky aktivitet i mbajtur në Tiranë ishe vazhdimi i fazës së parë, e cila përfundoi në Gushtin e kaluar. 5 shtete nga Evropa Juglindore, Shqipëria, Greqia, Izraeli, Maqedonia dhe Turqia dhe Mbretëria e Bashkuar sollën bashkë disa nga partnerët më të mirë të organizatave nga secili shtet. Lexoni më shumë
 Kuiz
Newletter Quiz

Këtu keni shansin për të mësuar më shumë mbi UK dhe ndoshta të fitoni edhe një çmim. Çdo muaj ne do t’ju pyesim mbi aspekte të veçanta të UK duke përfshirë historinë, artin, edukimin dhe sportin. Fituesja e muajit të kaluar është Entela Sula (entelasula@gmail.com) e cila do të fitojë një anëtarësim 3 mujor falas.

Si quhen dy djemtë e John Lennon?

Dërgoni përgjigjen tuaj në adresën info@britishcouncil.org.al

Orange lozenge left Orange lozenge right
Në qoftë se doni të studioni në Angli, Këshilli Britanik mund t’ju ndihmojë. Në datën 28 Janar, ora 15.00-17.00 Oficerja e Edukimit do të zhvillojë një seminar dhe përgjatë 2 orëve do të keni mundësinë për t’u njohur me të gjitha etapat e selektimit dhe aplikimit për të vazhduar shkollën në UK. Për më shumë informacion kontaktoni Daniela.Nuredini@britishcouncil.org.al
Cubed
Lexoni edicionin e Marsit.
News Digest
Lexoni edicionin e fundit të News Digest.

British Magazine Website
Në linkun www.magazinesforexpats.co.uk do të gjeni tituj gazetash britanike, të cilat do t’ju informojnë me lajme nga  Mbretëria e Bashkuar dhe bota, rreth jetës dhe kulturës angleze, revistave dhe sporteve, revista të njohura javore dhe mujore, të biznesit dhe profesionale.

Mbretëria e Bashkuar është organizatë internacionale për marëdhënie kulturore dhe mundësi arsimimi.
E regjistruar si bamirësi 209131 (Mbretëria e Bashkuar dhe Uells) SC037733 Skoci.
Deklarata ynë për çështje private dhe të drejtat autoritative. Liria ynë e publikimit të informatave.
Klikoni dy herë për paraqitje të fjalorit.
You have received this e-mail because you registered on our website or have previously indicated an interest in British Council events. If you wish to opt out of this British Council e-mail list unsubscribe here.
http://www.britishcouncil.org/albania