You have received this e-mail because you have indicated your interest in receiving news from the British Council. If you wish to opt out of this British Council mailing list please unsubscribe here.
British Council Albania homepage
email this page April08

                                                                                                      Read this Newsletter in English

MIRËSEVINI NË NEWSLETTERIN E PËRMUAJSHËM TË KËSHILLIT BRITANIK, NE SHPRESOJMË SE DO TË JETË I VLEFSHËM PËR JU DHE MIRËPRESIM KOMENTET TUAJA NË INFO@BRITISHCOUNCIL.ORG.AL

 Të dashur kandidatë të IELTS-it
Këshilli Britanik në përgjigje të nevojave tuaja, duke filluar prej datës 21 Prill 2008 NUK do të aplikojë më rregjistrimin në periudha të caktuara rregjistrimi për provimin e IELTS.
Çdo kandidat që dëshiron të rregjistrohet për cilëndo datë të caktuar provimi mund të paraqitet në çfarëdo dite pune të Këshillit Britanikme GJITHË dokumentacionin e kërkuar për rregjistrim dhe jo më vonë se data e mbylljes së rregjistrimeve për datën që dëshiron të zgjedhë!!!
Ju lutem vini re se janë vetëm 18 vende të disponueshme për secilën datë provimi për të dyja modulet (Akademik dhe i Përgjithshëm) dhe i pari/ e para që paraqitet me gjithë dokumentacionin do të rregjistrohet i pari / e para. Kandidatëve, të cilët dëshirojnë të anulllojnë rregjistrimin e bërë NUK do t’u rimbursohet shuma e paguar nëse anullimi bëhet brenda më pak se dy javëve nga data e zgjedhur e provimit.
Ju faleminderit për mirëkuptimin!
http://www.ielts.org
 “Origjina e panjohur”

Ne një bote ne lëvizje sikur kurrë me pare-fluturimesh dhe udhëtimesh- “Origjina e panjohur” zbulon momentet e lëvizjes, mbërritjeve dhe nisjeve dhe përpiqet te sjelle udhëtimet ne fundin e tyre. Kush lihet pas nga këto shtegtime? Kush pritet te vije?

“Origjina e Panjohur” është faza me e re e procesit te bashkëpunimit mes artisteve Britanike dhe Austriake qe eksplorojnë lëvizjen ne brendësi, përmes dhe jashtë hapësirës  si një subjekt te ndjenjës-ndjesisë (ndijimit), emocionit dhe shprehjes.

Shfaqja eksploron emigracionin dhe se si emigrantet përballen me ceshtjet e identitetit vetjak.
“...Unë nuk i di vendet qe ti fle, por i ëndërroj ato...”
Ne 12 Prill 2008, shfaqja teatrale “Origjina e panjohur” u interpretua ne Teatrin Kombëtar ne Tirane. www.britishcouncil.org/albania-art-events-theatre

 Trashëgimia kulturore: Projekti  Historia Gojore  “Dasmat shqiptare ne vitet 1940”
Historia gojore zbulon pjesët e fshehura te experiences humane, si jetën e përditshme dhe atë familjare, qe përben edhe pjesën me te madhe te jetës se njerëzve. Nepermjet kujtimeve individuale, historia gojore tregon diversitetin e eksperiencave humane, sidomos kur ato i mbledh duke bere nje koleksion te historive njerëzore, apo te ashtuquajtura dëshmi. Pas trajnimit te organizuar nje vit me pare nga partneret tane nga Britania e Madhe, studentet e gazetarise dhe historise te Fakultetit te Filologjikut dhe Historise te Universitetit te Tiranës, te cilët u bene pjese e projektit tone, kryen disa intervista per te mesuar mbi traditat dhe ritet e fejesës dhe martesës qe nga viti 1940, ne qytete te ndryshme si Tropoja, Shkodra, Tirana, Durrësi, Përmeti, Korca, Erseka, Tepelena, Himara dhe Peshkopia. Lexoni disa histori interesante
 BEST (Building entrepreneurial Skills for Tomorrow)

BEST (Building entrepreneurial Skills for Tomorrow), është projekti i cili u vlerësua me çmimin e pare ne konkursin qe u zhvillua midis 40 “Sipërmarrësve te rinj kreative”, pasi morren pjese ne trajnimin e organizuar nga Këshilli Britanik ne Shqipëri, ne Mars te 2007.

BEST ka arritur te krijoje me sukses një shërbim konsulentë online ne fushën e biznesit dhe financave për sipërmarrësit kreativ ekzistues dhe te rinj.

30 gra artizane nga Shoqata e Grave ne Shkodër dhe Kruje si dhe 35 peshkatarë nga Shëngjini kane qene pjese e trajnimit “Menaxhimi i Biznesit te vogël”, i organizuar nga skuadra e Best ne bashkëpunim me strukturat lokale te qeverise.

Për me shume informacion ju lutem lexoni këtu: www.best-al.org

 Datat e seminarit per edukim ne Mbreterine Bashkuar

Këtu keni shansin për të mësuar më shumë mbi UK dhe ndoshta të fitoni edhe një çmim. Çdo muaj ne do t’ju pyesim mbi aspekte të veçanta të UK duke përfshirë historinë, artin, edukimin dhe sportin.

Cila nga këngët e Beatles eshte rregjistruar ne disa versione nga këngëtar te ndryshëm?

Ju lutem dërgoni përgjigjet tuaja tek info@britishcouncil.org.al

Newletter Quiz
Orange lozenge left Orange lozenge right
Në qoftë se doni të studioni në Angli, Këshilli Britanik mund t’ju ndihmojë. Në datën 28 Janar, ora 15.00-17.00 Oficerja e Edukimit do të zhvillojë një seminar dhe përgjatë 2 orëve do të keni mundësinë për t’u njohur me të gjitha etapat e selektimit dhe aplikimit për të vazhduar shkollën në UK. Për më shumë informacion kontaktoni Daniela.Nuredini@britishcouncil.org.al
Cubed
Lexoni edicionin e Marsit.
News Digest
Lexoni edicionin e fundit të News Digest.

British Magazine Website
Në linkun www.magazinesforexpats.co.uk do të gjeni tituj gazetash britanike, të cilat do t’ju informojnë me lajme nga  Mbretëria e Bashkuar dhe bota, rreth jetës dhe kulturës angleze, revistave dhe sporteve, revista të njohura javore dhe mujore, të biznesit dhe profesionale.

Mbretëria e Bashkuar është organizatë internacionale për marëdhënie kulturore dhe mundësi arsimimi.
E regjistruar si bamirësi 209131 (Mbretëria e Bashkuar dhe Uells) SC037733 Skoci.
Deklarata ynë për çështje private dhe të drejtat autoritative. Liria ynë e publikimit të informatave.
Klikoni dy herë për paraqitje të fjalorit.
You have received this e-mail because you registered on our website or have previously indicated an interest in British Council events. If you wish to opt out of this British Council e-mail list unsubscribe here.
http://www.britishcouncil.org/albania