Mbretëria e Bashkuar është lider në fushën e informacionit shkencor dhe krijues, ku mund të studioni përkrah intelektualëve duke ju ofruar një atmosferë të shkëlqyer studimi. Në Mbretërinë e Bashkuar mënyra e studimit është e personalizuar, me një nivel të lartë mbështetje, duke ju larguar ndjenjën e vetmisë.
Mundësitë e studimit janë të panumërta. Ju mund të zgjidhni mes mijëra kurseve në Angli, Uells, Skoci ose Irlandë e Veriut. Është e thjeshtë të aplikosh nëpërmjet UCAS(Direktoria e Universiteteve, Kolegjeve dhe Shkollave dhe Udhëzuesi i Edukimit në Mbretërinë e Bashkuar), i cili ju lejon të aplikoni deri në 6 institucione ose kurse.
Kualifikimet universitare në Mbretërinë e Bashkuar quhen Bachelors degrees ose First degrees, të cilat tashmë kërkohen për të aplikuar në një gamë të gjerë profesionesh në Mbretërinë e Bashkuar dhe shtete të tjera. Informohu në prospektusat individuale nëpërmjet www.educationuk.org ose duke parë në Raportet e Rivlerësimit të Subjekteve. Këto raporte Përfundimet e Raportit jane te bera dhe te permbledhura nga “Agjencia e Sigurimit te Kualitetit”, për edukimin e lartë. Ky raport i referohet cilësisë së mësimdhënies të subjektit në bazë të listës së institucioneve, gjithashtu dhe përvojës mësimore të studentëve, përfshi këtu arritjet dhe zhvillimin e tyre, si dhe mbështetjen dhe mbikqyrjen e disponueshme për ta.
Kriteret e pranimit variojnë në bazë të degëve dhe konkurencës për një kurs të caktuar. Ju duhet të merrni detajet dhe kërkesat e plota duke iu drejtuar institucionit ose Fakultetit përkatës. Cdo institucion kërkon që ju plotësoni kriteret e përgjithshme për kursin përkatës. Përgjithësisht, kriteret bazë janë:
 |
 |
 |
5 subjekte të kaluara ( dy të GCE A-levels dhe tre GCSE të vlerësuara me C minimum) |
 |
 |
 |
4 subjekte të kaluara (tre GCE A-levels dhe një GCSE të vlerësuara me C minimum) |
 |
 |
 |
kualifikim ekuivalent me Kualifikimin e Mbreteria e Bashkuar (si Scottish Standards dhe nivelet e kualifikimeve profesionale A-levels ) |
 |
 |
 |
kualifikimet e njësuara ndërkombëtare (për tu informuar mbi këto njehsime drejtohuni zyrës së Këshillit Britanik ose Qendrës Ndërkombëtare Informuese të Njehsimit në Mbretërinë e Bashkuar (NARIC). |
Ju duhet te flisni dhe shkruani shumë mirë. Mund t’ju kërkohet të paraqisni një dokument formal për nivelin tuaj të anglishtes. Sugjerohet që në fazat e para të aplikimit ju ti nënshtroheni një testimi të gjuhës Angleze.
Shumica e Universiteteve dhe kolegjeve do të pranojnë një nga kualifikimet e mëposhtme të gjuhës angleze:
 |
 |
 |
IELTS – niveli 6 e sipër |
 |
 |
 |
Cambridge Proficiency of English ose Cambridge Advanced English niveli C |
 |
 |
 |
TOEFL – me pikë nga 550 e sipër |
SI MUND T’JU NDIHMOJMË?
Nëse ju nevojitet më shumë informacion ose asistencë në procedurat e regjistrimit në UCAS, ose për të marrë një informacion më të detajuar, ju lutem kontaktoni info@britishcouncil.org.al
|