Për të mundësuar financimin e studimeve tuaja në Mbretërinë e Bashkuar por edhe ne vendet e Komonuelthit, egzistojnë një sërë grantesh, bursash dhe çmimesh. Pët ta lehtësuar kërkimin tuaj më poshtë po ju listojmë një sërë faqesh të rëndësishme interneti që sigurojnë informacione mbi financime të ndryshme .
CHEVENING ONLINE
Zbuloni më shumë mbi përfitimet e bursës Chevening.
SHOQATA E UNIVERSITETEVE TË KOMONUELTHIT Kjo faqe përmban informacion të pasur për studentët që duan të studiojnë në Mbretërinë e Bashkuar. Këtu mund të gjeni përgjigjet mbi pyetjet për financimin, emigrimin, punësimin në Mbretërinë e Bashkuar, shoqërinë, arsimin, dhe kulturën në përgjithësi.
SKEMA E ÇMIMIT PËR STUDENTËT E HUAJ KËRKIMOR Çmim që iu jepet studentëve të huaj për kërkime potenciale pasuniversitare.
DIREKTORIA E SHKËMBIMIT SOCIAL Përmban lista grantesh për studentët e huaj që studiojnë në Mbretërinë e Bashkuar.
PROSPEKTUSE Faqja zyrtare e Mbretërisë së Bashkuar ju siguron link-e të nevojshme mbi kurset, institucionet dhe financimet.
FINANCUES ONLINE Siguron informacion mbi financimin, financuesit, këshilla praktike mbi aplikimet dhe këshilla mbi financimet kërkimore.
DATABAZA E BURSAVE NË MBRETËRINË E BASHKUAR Nëse jeni një student që dëshiron të studiojë në Mbretërinë e Bashkuar ne ju sigurojmë një databazë informative për të gjetur bursën e duhur.
|