Chevening 2012-13
THE CHEVENING AWARD
Ju ftojme te aplikoni per bursat e programit Chevening 2012/13.
Programi i Bursës Chevening është një skemë çmimesh prestigjoze që financon studentët pasuniversitar që duan të studiojnë në Mbretërinë e Bashkuar. E financuar nga Zyra e Marrëdhënieve me Jashtë e Komonuelthit dhe administruar nga Këshilli Britanik, ky program operon në mbi 150 vende dhe siguron financim për rreth 2300 studentë
Bursa financon 1vit të plotë studimi pasuniversitar në Mbretërinë e Bashkuar. Kjo përfshin:
 |
 |
 |
vizë studentore falas |
 |
 |
 |
të gjitha shpenzimet akademike |
 |
 |
 |
një pagë mujore për të mbuluar shpenzimet e jetesës |
 |
 |
 |
një pagesë për shpenzimet e udhëtimit |
 |
 |
 |
pagesë për libra dhe veshje |
 |
 |
 |
kosto e udhëtimit për dhe prej Anglisë. |
Bursa financon më shumë kurse Master që përfshijnë një periudhë 1-vjeçare
Kjo bursë është një çmim prestigjoz që jep shanse për të patur një përvojë në një sistem arsimor të njohur botërisht. Për më tepër, kjo ju jep mundësi të jetoni përvojën e jetës britanike dhe të takoni studentë të tjerë. Me tu bërë një bursist ju do të zbuloni shumë mundësi, të zhvilloni karrierën dhe të bëheni një lider i ardhshëm në fushën tuaj.
Ju mund të aplikoni për një bursë Chevening nëse ju jeni një student pasuniversitar me rezultate të sukseshme akademike dhe që keni një karrierë në profesionin tuaj. Ju duhet të tregoni që keni të paktën 2 vjet eksperiencë pune, me të dhëna që tregojnë arritjet dhe aftësitë tuaja për të qenë një udhëheqës në fushën tuaj.
Ju mund të aplikoni për një bursë Chevening nëse jeni një student pasuniversitar që mund të provojë suskesin akademik dhe që tashmë keni një karrierë në fushën tuaj. Do t’ju kërkohet të keni të paktën 2 vjet përvojë pune, me të dhëna të shkëlqyera që ilustrojnë arritjet dhe premisat që ju do të jeni një lider i ardhshëm në fushën tuaj. Ju gjithashtu do t’ju kërkohet një diplomë tjetër.
Ju duhet të jeni resident në Shqipëri kur të aplikoni.
Ju duhet të keni aftësi të mira të gjuhës angleze (shumica e institucioneve angleze kërkojnë një minimum IELTS 6.5 për pranim në kurset pasuniversitare).
Një ndër qëllimet e saj është të mbështesë kandidatët e sukseshëm në rolet e tyre drejtuese për të ardhmen e vendit të tyre. Aplikantët do të përzgjidhen ndërmjet atyre që dëshirojnë të ndjekin kurse në : ekonomik, financë, bankë, ligje, të drejtat e njeriut, administrim publik, manaxhim, planifikim projekti, media, shkenca politike, marrëdhënie ndërkombëtare, trajnim diplomatik dhe studime mjedisi, megjithëse do të merren në konsideratë edhe aplikantë për fusha të tjera.
Gjithashtu ju duhet të tregoni angazhim për tu kthyer në Shqipëri, ku do të kontribuoni në zhvillimin socio-ekonomik duke vënë në përdorim aftësitë dhe dijet e reja të fituara gjatë qëndrimit tuaj në Mbretërinë e Bashkuar.
Ju nuk mund të aplikoni për bursa univeristare ose studime për Doktorature.
Për më shumë informacion mbi Bursën Chevening ju lutemi vizitoni Faqen Chevening ose kontaktoni ne email adresen cheveningalbania@britishcouncil.org
Vini re që aplikimet për vitin akademik 2012-2013 mbyllen ne date 31 Janar 2012.
|