Text only
Read this Newsletter in English
 Print this page | E-mail this page| Ychwanegu at ffefrynnau
British Council Albania
Education UK
UKCOSA
UCAS
SI TË APLIKONI

Për kurset me kohë të plotë universitare ju duhet të bëni një aplikim të vetëm përmes një shërbimi të centralizuar të njohur si Shërbimi për Pranime në Universitete dhe Kolegje (UCAS) sesa të aplikoni në mënyrë individuale në universitete dhe kolegje.

ÇFARË MË DUHET TË DI?

Ju plotësoni një formë aplikimi për 6 kurse të ndryshme (maksimumi 4 kur aplikoni në mjekësi, stomatologji apo veterinari dhe maksimumi 3 kur aplikoni për Route B art dhe dizenjim). Ka dy mënyra të ndryshme aplikimi për art dhe design: Route A dhe Route B.

Në rastin e univeristeteve të Oksfordit  dhe Kembrixhit ju mund të aplikoni dhe nëpërmjet UCAS-it dhe direkt tek universiteti. Ju nuk mund të aplikoni në Oksford  dhe Kembrixh në të njëjtën kohë.

UCAS monitoron progresin e aplikimit tuaj nga fillimi deri në fund.

KUR DUHET TË APLIKOJ?

Që prej vitit 2005 ju mund të aplikoni online. Ju lutemi shikoni udhëzimet në Sesi të Aplikoni Online. Aplikimet duhen bërë një vit më përpara kohës kur fillon kursi dhe në periudhat e mëposhtme:

1 Shtator -15 Tetor (periudha e aplikimit për mjekësinë, stomatologji ose shkenca veterinare në Universitetin e Oksford-it dhe Kembrixh:-it)

1 Janar-7Mars (periudha e aplikimit për Rrugën B dhe Art dhe Dizajn)

Aplikimet e marra nga 16 Janari deri në 30 Qershor do të trajtohen si të vonuara dhe ju takon institucioneve ku ju keni aplikuar për ta konsideruar ose jo aplikimin tuaj.

Çdo aplikim i marrë pas datës 30 Qershor do ti nënshtrohet Skemës Clearing.

Mbretëria e Bashkuar është organizatë internacionale për marëdhënie kulturore dhe mundësi arsimimi.
E regjistruar si bamirësi 209131 (Mbretëria e Bashkuar dhe Uells) SC037733 Skoci.
Deklarata ynë për çështje private dhe të drejtat autoritative. Liria ynë e publikimit të informatave.
Klikoni dy herë për paraqitje të fjalorit.
 Positive About Disabled People Download Browsealoud