Text only
Read this Newsletter in English
 Print this page | E-mail this page| Add to favourites
British Council Albania
Deklarata e Rregullores për Diversitetin dhe Shanse të Barabarta e British Council

British Council vlerëson diversitetin e Mbretërisë së Bashkuar dhe të vendeve të tjera në të cilat ai operon. Puna e British Council, duke qenë organizata për marrëdhënie kulturore e Mbretërisë së Bashkuar përfshin krijimin e marrëdhënieve me njerëz me prejardhje të ndryshme. Për rolin e British Council dhe në vijë me vlerat bazë të tij, është i qënsishëm angazhimi pozitiv me pasurinë e këtij diversiteti.

British Council është i angazhuar për të promovuar shanse të barabarta. Ne besojmë që Rregullorja për Diversitetin dhe Shanse të Barabarta na siguron që nuk duhet të ndodh asnjë diskriminim i pajustifikuar në rekrutimin, ruajtjen, trainimin dhe zhvillimin e stafit për shkak të gjinisë, gjendjes civile, identitetit gjinor, besimit fetar, bindjeve politike, racës, llojit të punës, moshës, paaftësisë ose statusit HIV/AIDS, prejardhjes social-ekonomike, dënimeve të mëparshme, aktivitetit apo anëtarësimit në sindikata të punëtorëve, ose për shkak të pasjes ose jo të familjarëve.

Ne besojmë që Rregullorja për Diversitetin dhe Shanse të Barabarta i mbështet punonjësit dhe ata të ardhshmit dhe i ndihmon të arrijnë dinjitetin në punë dhe kontribuon në sigurimin e një shërbimi më të mirë për klientët dhe partnerët tanë.

British Council do të zhvillojë më tej Rregulloren e tij për Diversitetin dhe Shanse të Barabarta përmes Strategjisë së Diversitetit dhe Skemës së tij të Integruar për Barazinë.

Nëse dëshironi të dini më shumë ju lutemi shtypni këtu
 Positive About Disabled People