Text only  Print this page | E-mail this page| Add to favourites
British Council Albania
BC, Albania
Projektet e MGJA-së

Projekti “Anglishtja për tregun e punës” është duke u pilotuar në shkollat e mesme profesionale “Hoteleri Turizëm” dhe “Ekonomike” në Tiranë.

Qëllimi i projektit është rifokusimi në një linjë me nevojat profesionale të mësimit dhe mësimdhënies së Gjuhës Angleze dhe modernizimit të metodave trajnuese për mësuesit e gjuhës Angleze në këto dy shkolla të përzgjedhura duke bashkuar shkollat me industrinë.

Produktet do të jenë të dyfishta:

Ngritja e kapaciteteve të shkollave për të reflektuar kërkesat e tregut të punës në lidhje me aktivitetet mësimore duke u fokusuar në mësimin e gjuhës Angleze.
Përgatitja e një moduli diseminimi për zbatim si pjesë e trajnimit në punë të mësuesve me mbështetjen e një konsulenti Anglez.

Për këtë qëllim më datën 3 Korrik 2007u nënshkrua një memorandum mirëkuptimi nga Drejtoresha e Këshillit Britanik në Tiranë Znj. Joan Barry dhe Ministrit Shqiptar të Arsimit dhe Shkencës Z. Genc Pollo me pjesëmarrjen dhe të partnerëve të tjerë në projekt dhe në prani të mediave.

Gjatë konferencës për shtyp Z.Pollo Ministër i Arsimit dhe Shkencës citoi: Ky projekt lidhet dhe mbështet më së miri jo vetëm prioritetet e qeverisë Shqiptare në lidhje me trajnimin dhe arsimin profesional dhe Shqipëria Anglofone por dhe të bashkojë partnerët si asnjeherë më parë  për të ndërtuar ura komunikimi mes sistemit arsimor dhe botës së punës.

Për më tepër informacion kontaktoni  Menaxheren e Projekteve

 Positive About Disabled People