Në përgjigje të nevojave për trajnim të mësueseve të gjuhës angleze, Këshilli Britanik në Shqipëri përmes Bell Educational Trust Ltd zhvilloi një trajnim për 15 anëtarë të Skuadrës Kombëtar të Trajnerëve. Pjesëmarrësit, të gjithë anëtarë të ELTA-s u trajnuan në një program të çertifikuar i cili përmirësoi aftësitë e tyre trajnuese, përmes trajnimit ballë për ballë dhe mësimit në distancë(me videokonferencë dhe diskutime në forume online).
Qëllimi i këtij kursi ishte:
| Pajisja e një grupi mësuesish të gjuhës Angleze me njohuri, ndërgjegjësim dhe aftësitë për të vepruar në mënyrë formale dhe informale si trajnues mësuesish, drejtues, mbikëqyrës, këshillues ose koordinatorë të zhvillimit të mësuesve brenda Shqipërisë në programe trajnimi para-shërbimi ose në-shërbim ose dhe në programe të ndryshme për zhvillimin e mësuesve. |
Kursi u erdhi në ndihmë pjesëmarrësve me:
 |
 |
 |
Rritjen e ndërgjegjësimit mbi aftësitë e tyre personale që lidhen me prezantimin e seminareve, vëzhgimin e mësimit, feedback-u për mësimin dhe komunikimin me mesuesit. |
 |
 |
 |
Zhvillimin e aftësive të tyre komunikuese gjuhësore |
 |
 |
 |
Fitimin e një të kuptuari më të thellë mbi çështjet e fundit rreth metodologjisë së mësimdhënies së gjuhës. |
 |
 |
 |
Përqëndrimin në një fushë të veçantë që paraqet më shumë interes për to (në Grupe të Veçanta Interesi) |
Seminaret e kursit në vetvete u zhvilluan duke përdorur një sërë metodash, aktivitetesh dhe teknikash që ofruan hapësira për reflektim dhe mësim dhe që u transferuan direkt në praktikat persona të pjesëmarrësve.
Për më shumë informacion ju lutemi kontaktoni Menaxheren e Projektit Znj Etleva Selmani.
|