Nëse mendoni të mëson Gjuhën Angleze në në Mbretërinë e Bashkuar ju duhet të merrni disa vendime të rëndësishme mbi kursin që do të zgjidhni, përmes databazave tona online mbi arsimimin, informacionin mbi kulturën Britanike. si dhe këshillimin individual.
Të mësoni anglishten në Mbretërinë e Bashkuar ju krijon juve mundësinë të praktikoni aftësitë tuaja gjuhësore në situata jetësore reale me bashkëbisedues vendas. Ju do të jeni gjithashtu në gjendje të zbuloni më shumë mbi kulturën Britanike e cila mund t'ju shërbejë në të ardhmen e karrierës suaj me njohuri dhe përvojë.
Për më shumë në Mbretërinë e Bashkuar ofron një komunitet ndërkombëtar dhe ju do të keni mundësinë të bëni miq të rinj si dhe të mësoni nga një shumëllojshmëri kulturash.
Datat e kurseve dhe provimeve varen nga çfarë keni zgjedhur të studioni dhe ku. Pjesa më e madhe e institucioneve pranojnë aplikime përgjatë gjithë vitit dhe pse shpesh ka data të preferueshme. Për më shumë informacion ju mund të vizitoni faqet e English in Britain dhe EducationUK .
Per te marre informacion mbi aplikimin e visave ju lutem kontaktoni Ambasaden Angleze
Në pjesën më të madhe të rasteve juve ju duhet të aplikoni direkt pranë institucionit ku dëshironi të studioni. Procedura e aplikimit gjithashtu varion në varësi të kursit të zgjedhur. Nëse ju nevojitet ndihmë ju lutemi na kontaktoni Daniela.Nuredini@britishcouncil.org.al
|