Text only
Read this Newsletter in English
 Print this page | E-mail this page| Ychwanegu at ffefrynnau
British Council Albania
Projektet e MGJA-së
Interskills

Ky projekt u zhvillua në Shqipëri, Greqi dhe Uells dhe kishte për qëllim angazhimin e të rinjve në secilin shtet në eksplorimin së bashku të asaj se ata çfarë kuptojnë me punësim dhe çfarë aftësish dhe kompetencash ata besojnë se janë të nevojshme për të ngritur një karrierrë të suksesshme për ata vetë.

Projekti kishte për qëllim:

çlirimin e potencialit të tyre përmes zhvillimit të aftësive
forcimin e aftësive punësuese, krijimin e vet-besimit dhe dhënien e një kontributi pozitiv në shoqëritë e tyre.
ndërtimin e mirëkuptimit ndërkulturor duke njohur që të rinjtë ndajnë të njëjtat probleme të cilat i bëjnë ata të veprojnë dhe të kërkojnë mënyra për zgjidhjen e tyre.
promovimin i një debati aktiv mes publikut të gjerë (duke përdorur dimensionin ndërkombëtar të projektit) bazuar në përvojën që secili shtet ka në këtë fushë.
sigurimin i një mundësie për të rinjtë për të kontribuar direkt në debatin mbi punësimin dhe të ndajnë strategjitë për të kapërcyer barrierat në punësim.
vënia në dukje e mundësive për edukatorët që të sigurojnë aftësitë të përshtatshme për punësim me një përfshirje më të madhe të të rinjve, ndoshta përmes zhvillimit të kurrikulës ekzistuese ose në krijimin e qendrave të reja të aftësimit.

Në Shqipëri ky projekt zhvillohet në bashkëpunim me Këshilllin Britanik dhe CSDS Shkodër.

Për më tepër informacion kontaktoni Znj.Etleva Selmani, Menaxheren e Projekteve tek etleva.selmani@britishcouncil.org.al

 Positive About Disabled People Download Browsealoud