
Jeni duke planifikuar të studioni apo trajnoheni jashtë? Jeni duke aplikuar në ndonjë institucion dhe doni të provoni nivelin e anglishtes? Doni të ngrini standartin e Anglishtes? Atëherë ne mund t’ju vijmë në ndihmë me provimin e IELTS-it.
IELTS-i është pranuar nga institucionet akademike në Britani, Amerikë, Australi, Kanada dhe Zelandë e Re. Në Shtetet e Bashkuara është duke fituar njohje si një alternativë e TOEFL-it.
Ju mund të jepni si provimin Akademik ose atë të Përgjithshëm. Zgjidhni provimin Akademik nëse po planifikoni të ndërmerrni studime akademike në instiucione të arsimit të lartë.
Nëse jeni duke planifikuar trajnime jo akademike apo të aplikoni për emigrim në Australi, Kanada apo Zelandë të Re, ne ju rekomandojmë të jepni provimin e Përgjithshëm.
Çfarëdo moduli të zgjidhni ju do të testoheni në dëgjim, lexim, shkrim dhe të folur.
Çdo muaj janë të disponueshme dy data, kështu që ju mund të zgjidhni kur duhet ta jepni provimin.
Provimi jepet në Qendrën tonë.
Provimet fillojnë në orën 09:00. Ju do të zhvilloni së bashku tezat me Shkrim, Lexim dhe Dëgjim.
Intervista (Provimi i Të folurit) zgjat 15 minuta dhe jepet veçmas në të njëjtën ditë apo në një ditë tjetër të shpallur. Ditën e provimit ju do të merrni konfirmimin për oraret e intervistës nga administratorët e provimit.
Vini re se se për çdo datë provimesh, ka vetëm 18 vende në dispozicion për të dyja modulet!
Përgjigjet e provimit merren brenda 13 ditëve nga data e dhënies. Ne mund të dërgojmë deri 5 kopje shtesë në institucionet e zgjedhura prej jush.
Këshilli Britanik tashmë ofron mundësinë e marrjes online të rezultateve të provimit të IELTS-it që prej ditës së 13-të nga dita e dhënies së provimit. Shtypni këtu për të marrë rezultatin e provimit të dhënë.
Ju lutemi vini re se rezultatet nuk mund të komunikohen me telefon, fax apo email.
Ju lutemi vini re se nga 1 Maji 2006 ju lejoheni të përsërisni provimin kurdo që të dëshironi në Shqipëri apo në qendra të tjera të IELTS-it.
Çertifikata e IELTS-it është e vlefshme deri në dy vjet.
|