Studimi Paraprak është pjesë e projektit të njohur si “Projekti i Rrjetit të Studentëve dhe Mësuesve” drejtuar nga Këshilli Britanik Shqiptar në bashkëpunim me Shoqatën e Mësuesve të Gjuhës Angleze dhe Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës në Tiranë. Qëllimi kryesor i këtij projekti është të identifikojë dhe largojë vështirësitë në mësimin e anglishtes për studentët dhe mësuesit në shkollat tetëvjecare dhe të mesme në gjithë Shqipërinë.
Qëllimi i studimit paraprak është të sigurojë informacion të qartë mbi kushtet dhe nevojat e Sektorit të Gjuhës Angleze. Kjo do të ndihmojë të sigurohet një fokus veprimi për Këshillin Britanik dhe partnerët e tij të cilët janë të interesuar në përmirësimin e aksesit dhe cilësinë e burimeve mësimore të Anglishtes për të rinjtë shqiptarë të cilët duan ta mësojnë këtë gjuhë.
Faza e parë e studimit paraprak përfshiu së pari krijimin e grupit kërkimor të gjuhës angleze. Ky grup konsiston në 14 mësues të trajnuar nga Këshilli Britanik dhe një konsulent nga Universiteti i Lancaster..Objektivi i grupit ishte të krijonte një bërthamë kërkimore që do të sigurojë shërbime këshillimi pranë Këshillit Britanik dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në të ardhmen.
|