|
Kërkojmë projekte me qëllime të qarta dhe të matura, korniza të kufizuara kohore dhe përgjegjësi të veçanta. Normalisht i planifikojmë projektet tona deri në një vit kalendarik më parë.
Besojmë se ndërtimi i lidhjeve midis dy vendeve është një proces me dy drejtime. Aktivisht kërkojmë partnerë në të gjitha bashkësitë dhe përpiqemi të sigurojmë që aktivitetet tona të jenë të hapura drejt të gjithëve.
.
Nuk mund t’i përgjigjemi kërkesave për financimin e ngjarjeve dhe projekteve të njerëzve të tjerë, pa marrë parasysh nëse egziston lidhje midis Mbretërisë së Bashkuar apo jo. Ngjarjet që i organizojmë dhe i financojmë ne i përzgjedhim me kujdes për plotësimin e qëllimeve të kontraktuara me partnerët tanë, në fazën më të herëshme të planifikimit (deri një vit përpara).
Partneriteti mundet të funksionojë vetëm nëse bazohet në interesa të barabarta dhe përgjegjësi edhe nëse të çon drejt një ndryshimi dhe inovimi afatgjatë. Prandaj parapëlqejmë që të punojmë me njerëz që përpiqen që të krijojnë diçka të re. Çdo marrëdhënie pune në të cilën hyjmë do të bazohet në pritejt e mëposhtme:
 |
 |
 |
Çdo aktivitet do të bazohet në plan projektues me qëllime të qarta që kontraktohen në fillimin e debateve. Ky plan do të shyrtohet në të gjitha fazat; |
 |
 |
 |
Marrëdhënia jonë me patrnerin (individ apo organizatë) do të vendoset me nënshkrimin e marrëveshjes, i cili do të përcaktojë qartë përgjegjësitë e secilës palë dhe standardet e prituar të punës; |
 |
 |
 |
Partnerët tanë do të kenë qëllimet e tyre të qarta, do të kenë interes aktiv në marrëdhënien tonë me ne dhe pozitivisht do të kontribuojnë drejt planifikimit, organizimit, promovimit, kryerjes dhe vlerësimit të çdo ngjarjeje apo projekti; |
 |
 |
 |
Partnerët tanë gjithmonë kontribuojnë për shpenzimt për realizimin e aktiviteteve. Përqindja e sakët e kontributit të tillë varion në varësi të projektit, por duhet të jetë një përqindje e konsiderueshme. Kjo mund të jetë në kesh (p.sh.çpagimin e kompensimeve , shpenzimeve të rrugës, marketing etj.) ose kontribut jofinanciar (p.sh. sigurimin e vendit, pajisjes teknike, transportit etj); |
 |
 |
 |
Ne nuk u paguajmë në mënyrë direkte partnerëve tanë; |
 |
 |
 |
Presim njohje të plotë dhe të barabartë dhe promovim të përbashkët me partnerët tanë në të gjitha ngjarjet publike, informacione për mediat dhe dekalara të tjera publike që janë të lidhura me projektet apo me ngjarjet. Koncepti dhe teksti i të gjitha materialeve për opinionin kontraktohen midis nesh dhe partnerëve tanë, para publikimit të të njëjtave; |
 |
 |
 |
Çdo inkuadrim, kontribut ose njohje e sponzorëve të tjerë do të jetë marrëveshje midis nesh dhe partnerëve tanë. |
|