Text only Print this page | E-mail this page| Add to favourites
British Council Albania
European Week
Arti dhe Kreativiteti
Aktivitete të Javës Europiane

JAVA EUROPIANE më 2-9 Maj 2008

Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar-Partnerë Europianë
Me rastin e Javës Europiane 2-9 Maj 2008 Këshilli Britanik në bashkëpunim me Ambasadën Britanike organizuan shfaqjen e dokumentarit me temë "Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar-Partnerë Europianë"të përgatitur nga televizioni i Top Channel. Për më shumë informacion lexoni sinopsin.
..........................................................................................

JAVA EUROPIANE më 2-9 Maj 2007

Integrimi Europian
Në kuadër të Javës Europiane Këshilli Britanik në bashkëpunim me Ambasadën Britanike, BBC-në dhe Top Channel organizoi në datën 8 Maj 2007një debat televiziv mbi Integrimin Europian. Qëllimi ishte që të arrihej një debat jo politik për atë çka Integrimi Europian dhe anëtarësimi në BE do të thotë për të rinjtë shqiptarë duke e hedhur vështrimin më gjatë se sa në nevojat immediate politike lidhur me integrimin. Ky ishte një shans për të rinjtë shqiptarë( studentë nga fakultete shtetërore dhe private)për të pyetur ekspertët( shqiptarë dhe të huaj) mbi çështje të ndryshme lidhur me këtë fushë. Për më shumë informacion lexoni transkriptin e debatit të zhvilluar.
...................................................................................................

JAVA EUROPIANE më 2 -8 Maj 2006

Me rastin e Javës Europiane Ambasada Britanike në bashkëpunim me Këshillin Britanik shfaqën më 6 Maj 2006 në Kinema Milenium filmin "Bullet Boy".
Përshkrim i shkurtër :
Kjo dramë bashkëkohore hedh dritë mbi një temë që trumpetohet gjithmonë e më shumë në mediat Angleze, siç është vrasjet me armë mes të rinjve zezakë. Ai gjithashtu thekson një problem gjithmonë e në rritje në Europë, ai i të rinjve të deluzionuar dhe çorinetuar të evitojnë rrugën normale të shoqërisë për të gjetur zgjidhjet e tyre të cilat shpeshherë dalin jashtë kontrollit të tyre.
Ky film tregon historinë botërore të udhëtimit të dy të rinjve drejt botës së të rriturve dhe çmimi njerëzor të një kurajoje të çmendur.
 Positive About Disabled People