|
Shqipëria ka një sipërfaqje totale rreth 28.000 m2 dhe ka një popullsi rreth 3.3 milion
Tirana është Kryeqyteti i Shqipërisë, me një popullatë rreth 800.000 njerëz
Gjuha zyrtare është Shqip. Alfabeti zyrtar është Alfabeti Latin. Në qytetet e mëdha shumica e të rinjve flasin dhe njohin gjuhë te huaja si, Anglisht, Frengjisht, Rusisht gjithashtu dhe Gjermanishtja është shumë e përdorshme
Tre janë Besimet kryesore në Shqipëri; rreth 70% janë mysliman, 20% të Krishter Ortodoks dhe 10% të Krishter Katolik. Shqipëria nuk ka patur një të kaluar me besim dhe fe, kjo I ka dhënë një avantazh për ekzistencën e një harmonie midis traditave dhe njerzve. Prakticizmi i Fese vazhdon te jetë një tipar dallues në shoqërinë Shqiptare dhe martesat e përbashkëta kanë qenë shumë të zakonshme ndër shekuj dhe në disa vende dhe një rregull për tu aplikuar. Në Shqipëri egziston një unifikim i identitetit kulturor ku Myslimanët dhe të Krishterët e shohin veten si Shqiptarë mbi cdo gjë tjetër
Valuta zyrtare Shqiptare është LEK. Ju nuk do të keni vështirësi për ti shkembyer valuate si pound Britanik/ euro / dollar etj ne LEK shqiptar. Nëpër qendra bisnesi, nëpër hotele, në airport dhe në një numër të madh bankash mund t’ju ndihmoj të shkembeni valutën ( mbi faturën në rast se do t’ju kërkohet në dogane).
Përdorimi i Credit dhe Debit Kartave është shumë i zakonshme në Shqipëri, si Dinners, Visa dhe Master Card janë të pranishme pothuajse në të gjithë hotelet dhe restorantet. Gjithashtu është e lehtë të gjeni një Bankomat që do mund tju jap para nga llogari jashtë shtetit.
Tirana ka një klimë të moderuar, të lagësht në dimër dhe të thatë në verë. Në veçanti Qershori dhe Korriku mund të jenë shumë të ngrohtë me temperaturë rreth 30oC dhe me natë të ngrohtë.
Dimri fillon në Dhjetor-Shkurt dhe është i ftohtë 1-10oC.
Kliko në këtë adresë për të marr informacion të rifreskuar http://www.bbc.co.uk/weather/5day.shtml?world=4997
Tirana është një orë përpara Mbretërisë së Bashkuar si në dimër dhe në verë : +1 GMT
Valtazhi është 220 Volt, me spinë normale me dy dalje (sistem Europian).
|